Mjekesia popullore - Ne kete faqe do te gjeni keshilla dhe menyra mjekimi te semundjeve te ndryshme me bime mjekesore, te cilat rezultojne shume te efektshme. Do te pershkruhen bime te cilat perdoren per semundje te vecanta dhe principet aktive qe ato zoterojne te bazuara shkencerisht.

Monday, March 20, 2017

Mësoni sekretet e njerëzve që nuk sëmuren asnjëherë

Me siguri njihni një person që arrin të jetë gjithmonë i shëndetshëm, edhe kur njerëzit përreth tij janë me kollë, rrufë apo ndihen të stresuar. Nëse keni menduar ndonjëherë çfarë bëjnë këta njerëz për të qenë në formë gjatë gjithë kohës, është koha të mësoni disa nga sekretet e tyre. Lexoni dhe vidhni truket e tyre për veten tuaj.



Flini mjaftueshëm

“Unë fle 8-10 orë gjumë gjatë natës dhe jam e shëndetshme”, tregon Amelia Narcisi.

Ekspertët e gjumit bien dakord se fjetja mjaftueshëm është çelësi për një sistem imunitar të fortë. Një studim ka treguar se njerëzit që flenë vetëm 5-6 orë gjatë natës kanë 30% më shumë gjasa t’i zërë gripi kur ekspozohen ndaj një virusi, krahasuar me njerëzit që flenë më shumë se 7 orë.

Konsumoni ushqime të pasura me vitaminën C

Edhe pse të dhënat shkencore që vërtetojnë se vitamina C përmirëson imunitetin janë të pakta, Sam Jernigan betohet për të: “Sa herë që ndjej se diçka nuk po shkon mirë, marr 2000 njësi të vitaminës C deri në katër herë në ditë”.

“Në 15 vjet, nuk jam prekur asnjëherë nga gripi”, tregon ai.

Shmangni stresin

Është vërtetuar shkencërisht se stresi dobëson sistemin imunitar. Prandaj duhet ta shmangni stresin në një mënyrë të shëndetshme.

Qëndroni të pastër

“I laj duart gjatë gjithë kohës dhe i hap dyert dhe prek butonat e ashensorit me një pecetë të pastër sa herë kam mundësi”, tregon Dan Collins, i cili punon si zëdhënës i medias tek një spital në Baltimore, SHBA.

“Dhe, sa herë ulem tek tavolina, i pastroj duart menjëherë me një pecetë të lagur”.

Collins tregon gjithashtu se e mban frymën për 15 sekonda nëse dikush është duke u teshtitur dhe merr zink në momentin e parë që vëren se po e zë gripi.

Bëni stërvitje rregullisht

Stërvitja rregullisht forcon sistemin imunitar dhe ju rrezikun më pak nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, shkruan ‘gazeta shëndeti’.

“Unë dhe bashkëshorti im bëjmë stërvitje të paktën tre herë në javë dhe kemi bashkëpunuar me një trajnues personal për shumë vite”, tregon Julie Michener,.

“Mendoj që kjo është arsyeja përse nuk sëmurem, edhe kur të gjithë në zyrën time janë të sëmurë”, shprehet ajo.

Saturday, September 3, 2016

Lajthia, efektet pozitive në shëndetin tonë

Lajthia është një element shumë i rëndësishëm ushqimi në një dietë të ekuilibruar. Ajo ka disa veti të rëndësishme shëndetësore në mbrojtjen kundër sëmundjeve. Ajo ka një kombinim të veçantë të acid oleik të proteinave, karbohidrateve dhe beta-sitosterolit. Lajthia dhe vaj i lajthisë janë një burim i mirë i vitaminës E, e cila është thelbësore për muskujt e zemrës dhe muskujt e tjerë të trupit duke i mbajtur të shëndetshëm.
Vitamina E parandalon shpërbërjen e qelizave të kuqe të gjakut, pra ajo shërben si një mbrojtëse kundër mungesës së gjakut e cila quhet anemi. Një tjetër dobi e vitaminës E, e cila është gjetur në lajthi, është për të parandaluar faktorët që përgatisin bazën për sëmundjen e kancerit. Nëse kanceri është formuar tashmë në trup, atëherë ajo lufton për të shpërndarë qelizat e dëmshme. Beta-sitosteroli e cila gjendet me bollëk në lajthi, është e rëndësishme. Kështu në qoftë se konsumojmë 25 gr. në ditë e mbrojmë trupin nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri.
Një nga përfitimet shëndetësore të mëdha te lajthia është se ajo është e pasur me acid folik. Acidi folik është i dobishëm për rritjen e foshnjave dhe për të rriturit. Ai luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut të cilat janë të domosdoshme për transportin e oksigjenit në të gjithë trupin e njeriut. Lajthia ka në përbërje të saj vitaminën B, vitaminat B1, B2, B6 e B12 të cilat janë të pranishme tek ajo janë thelbësore në formimin e gjakut dhe të shëndetit mendor, sidomos për ata të fëmijëve në moshë të zhvillimit. Një tjetër veti e rëndësishme e lajthisë është se ajo siguron trupin me proteina.
Proteina është materiali bazë i përdorur për prodhimin e indeve të muskujve dhe kjo është një nga përfitimet më të rëndësishme të lajthisë. Trupi i njeriut gjithashtu kërkon yndyrë edhe pse në sasi të moderuar. Cilësia e yndyrës është gjithashtu e rëndësishme, lajthia përmban yndyrë omega e cila është e rëndësishme për shëndetin e individit. Në mënyrë që të nxjerrim maksimumin e përfitimeve të lajthisë është e rekomandueshme që të konsumoni të paktën 25 gram lajthi të freskëta çdo ditë. Vaj i lajthisë është i njohur edhe si mbrojtës për lëkurën nga rrezatimi ultravjollcë dhe për këtë arsye është përdorur në shumë produkte kremrash solar.
Vaji i lajthisë ka një efekt shumë relaksues dhe qetësues në lëkurë dhe për këtë arsye zakonisht përdoret nga SPA të ndryshme. Vaj i lajthisë është gjithashtu i njohur edhe për vetitë e tij të shkëlqyera hidratuese. Shumë mjekë distikë gjithashtu ju rekomandojnë të konsumoni një sasi minimale të lajthisë në mënyrë të rregullt se ata kanë tendencë për të shkurtuar rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës dhe gjithashtu përmirëson mbajtjen e oksigjenit prej qelizave të kuqe të gjakut në një individ.