Mjekesia popullore - Ne kete faqe do te gjeni keshilla dhe menyra mjekimi te semundjeve te ndryshme me bime mjekesore, te cilat rezultojne shume te efektshme. Do te pershkruhen bime te cilat perdoren per semundje te vecanta dhe principet aktive qe ato zoterojne te bazuara shkencerisht.

Thursday, December 4, 2014

Ilaç popullor kundër zbokthit


Përbërësit e nevojshëm:
- 10ml ( dy lugë kafeje) ekstrakt nga trumza
- 10 ml ( dy lugë kafeje) ekstrakt të rozmarinës
- ½ gote ujë të distiluar
- ½ gote uthull molle
Të gjithë përbërësit vendosni në një enë të sterilizuar të qelqit dhe përzini mirë. Ngroheni furrën në 250 gradë dhe vendoseni enën brenda deri sa uji të avullojë.
Këtë përzierje shfrytëzojeni në vend të shamponit, ashtu që do të fërkoni mirë në lëkurën e kokës. Mos harroni të vendosni nga ky shampon para se të shkoni në gjumë. Mos u brengosni se si do të duken flokët tuaja të nesërmen, pasi uthulla u jep shkëlqim, ndërsa ekstraktet e bimëve erë të këndshme.