Mjekesia popullore - Ne kete faqe do te gjeni keshilla dhe menyra mjekimi te semundjeve te ndryshme me bime mjekesore, te cilat rezultojne shume te efektshme. Do te pershkruhen bime te cilat perdoren per semundje te vecanta dhe principet aktive qe ato zoterojne te bazuara shkencerisht.

Thursday, April 21, 2016

Pija ideale që eleminon dhjamin e barkut


Dhjami i barkut ndryshe cilësohet si një ndër pjesët më të vështira për tu eleminuar nga trupi dhe shkaktari i shumë problemeve shëndetsore, siç mund të përmendim shumë sëmundje si kardiovaskulare, hipertension, diabet tip 2 dhe probleme me gjumin.
Për personat të cilët nuk kanë mundësi të bëjnë aktivitete të rregullta fizike, ne ju prezantojmë një pije e cila mund të jetë zgjidhje e përkryer.
Kjo pije e mrekullueshme stimulon detoksifikimin dhe eliminimin e toksinave dhe mbeturinave të tepërta nga trupi, duke lejuar thithjen e duhur të ushqyesve nga ushqimi. Gjithashtu, ajo do të mbrojë trupin nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira dhe komponimet e tjera toksike që mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin tuaj.
Përbërësit e nevojshëm për ta përgatitur këtë pije, janë një gjysmë limoni, 1 kastravec, një tufë majdanoz, 1 lugë çaji xhenxhefil dhe 1/3 e gotës me ujë. Përgatitja e pijes është shumë e thjeshtë, mjafton t’i përzieni mirë të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash e perimesh. Kjo është një përzjerje që këshillohet të pihet zakonisht çdo natë para se të flini

Saturday, April 9, 2016

Hani fruta të freskët çdo ditë për një zemër të shëndetshme

Ngrënia e rregullt e frutave të freskët mund të ndihmoj në parandalimin e sulmeve në zemër, thotë një studim kinez.
Të rriturit që kanë ngrënë çdo ditë fruta të freskët, si molla dhe portokaj, kanë ulur rreziqet për të pësuar sulm në zemër, ndryshe nga ata që kanë ngrënë rrallë apo nuk kanë ngrënë kurrë.
“Konsumimi i frutave është shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj kardiovaskular”, citohet të ketë thënë udhëheqësja e këtij hulumtimi, Dr. Liming Li, transmeton Telegrafi.
Pjesëmarrësit e studimit të cilët kishin ngrënë fruta më shpesh, kishin pasur shtypje më të ulët të gjakut.
Për këtë studim, Li dhe kolegët e saj kishin mbledhur të dhënat e më shumë se 500,000 të rriturve të moshave 30-79 vjet, mes viteve 2004 dhe 2009. Asnjë nga ta nuk kishte pasur probleme me zemër në të kaluarën.
Më pak se një nga pesë persona kishin ngrënë fruta në përditshmëri. Përgjatë 7 viteve, ata që kishin ngrënë fruta më shpesh gjatë ditës, kishin ulur dukshëm rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare.
Vlen të permendet se ky raportim është publikuar me 7 prill në New England Journal of Medicine. 

Friday, April 8, 2016

9 ushqimet që vlejnë edhe si produkte kozmetike

Kuzhina dhe frigoriferi janë vendet ku mund të gjeni ato që ju duhen për të pasur një lëkurë të shkëlqyeshme dhe pa pika të zeza, flokë të bukur dhe fytyrë rinore. Më poshtë do të gjeni një listë me disa nga produktet që mund ti përdorni për disa funksione:

Kafeja

Trajtoni celulitin duke përzier 1 filxhan kafe me gjysmë filxhani sheqer dhe dy lugë çaji me vaj ulliri. Përzierjen aplikojeni në lëkurë dhe shpëlajeni me ujë.

Kastraveci

Ulni fryrjen e syve dhe zhdukni nxirjen e tyre me kastravec të ftohtë. Mbyllni sytë dhe vendosni dy feta kastraveci në sy. Mbajini 10 minuta e më pas hiqini.

Veza

Rrihni një vezë me dy lugë gjelle vaj ulliri. Përzierjen aplikojeni në kokë dhe punojeni me duar. Lëreni në kokë për 10-15 minuta dhe lajeni më pas kokën me shampoo.

Mjalti

Trajtojini puçrat duke përzierë 1 lugë çaji mjaltë të ngrohtë me 1 lugë çaji qumësht. Përdoreni si pastrues për fytyrën.

Limoni

Hapni ngjyrën e flokëve duke shtrydhur 1-2 limona direkt në flokë. Shpërndajeni lëngun e limonit me një furçë flokësh dhe ekspozojeni kokën në diell.

Tërshëra

Lageni fytyrën dhe largoni pikat e zeza duke kombinuar një filxhan tërshërë të thatë me një lugë gjelle ujë. Shtoni ujë derisa përzierja të bëhet kremoze. Nëse bëhet shumë e lëngshme për të qëndruar në fytyrë, shtoni tërshërë. Aplikojeni përgatitjen në fytyrë dhe lëreni derisa të thahet. Lajeni më pas fytyrën me ujë të ngrohtë.

Vaji i ullirit

Hiqni tualetin duke hedhur pak vaj ulliri në pambuk dhe pastroni me të fytyrën.

Luleshtrydhet

Bëni një maskë për fytyrën duke shtypur 5-10 luleshtrydhe dhe aplikojeni në fytyrë. Lëreni për 15 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Kosi

Hidratoni duart dhe thonjtë duke kombinuar një filxhan kos me lëngun e një limoni. Lëreni në frigorifer për disa orë dhe masazhoni duart me përzierjen. Lëreni për 10-15 minuta dhe hiqeni kosin nga duart me një letër të lagur.