Mjekesia popullore - Ne kete faqe do te gjeni keshilla dhe menyra mjekimi te semundjeve te ndryshme me bime mjekesore, te cilat rezultojne shume te efektshme. Do te pershkruhen bime te cilat perdoren per semundje te vecanta dhe principet aktive qe ato zoterojne te bazuara shkencerisht.

Friday, April 8, 2016

9 ushqimet që vlejnë edhe si produkte kozmetike

Kuzhina dhe frigoriferi janë vendet ku mund të gjeni ato që ju duhen për të pasur një lëkurë të shkëlqyeshme dhe pa pika të zeza, flokë të bukur dhe fytyrë rinore. Më poshtë do të gjeni një listë me disa nga produktet që mund ti përdorni për disa funksione:

Kafeja

Trajtoni celulitin duke përzier 1 filxhan kafe me gjysmë filxhani sheqer dhe dy lugë çaji me vaj ulliri. Përzierjen aplikojeni në lëkurë dhe shpëlajeni me ujë.

Kastraveci

Ulni fryrjen e syve dhe zhdukni nxirjen e tyre me kastravec të ftohtë. Mbyllni sytë dhe vendosni dy feta kastraveci në sy. Mbajini 10 minuta e më pas hiqini.

Veza

Rrihni një vezë me dy lugë gjelle vaj ulliri. Përzierjen aplikojeni në kokë dhe punojeni me duar. Lëreni në kokë për 10-15 minuta dhe lajeni më pas kokën me shampoo.

Mjalti

Trajtojini puçrat duke përzierë 1 lugë çaji mjaltë të ngrohtë me 1 lugë çaji qumësht. Përdoreni si pastrues për fytyrën.

Limoni

Hapni ngjyrën e flokëve duke shtrydhur 1-2 limona direkt në flokë. Shpërndajeni lëngun e limonit me një furçë flokësh dhe ekspozojeni kokën në diell.

Tërshëra

Lageni fytyrën dhe largoni pikat e zeza duke kombinuar një filxhan tërshërë të thatë me një lugë gjelle ujë. Shtoni ujë derisa përzierja të bëhet kremoze. Nëse bëhet shumë e lëngshme për të qëndruar në fytyrë, shtoni tërshërë. Aplikojeni përgatitjen në fytyrë dhe lëreni derisa të thahet. Lajeni më pas fytyrën me ujë të ngrohtë.

Vaji i ullirit

Hiqni tualetin duke hedhur pak vaj ulliri në pambuk dhe pastroni me të fytyrën.

Luleshtrydhet

Bëni një maskë për fytyrën duke shtypur 5-10 luleshtrydhe dhe aplikojeni në fytyrë. Lëreni për 15 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Kosi

Hidratoni duart dhe thonjtë duke kombinuar një filxhan kos me lëngun e një limoni. Lëreni në frigorifer për disa orë dhe masazhoni duart me përzierjen. Lëreni për 10-15 minuta dhe hiqeni kosin nga duart me një letër të lagur.

No comments:

Post a Comment