Mjekesia popullore - Ne kete faqe do te gjeni keshilla dhe menyra mjekimi te semundjeve te ndryshme me bime mjekesore, te cilat rezultojne shume te efektshme. Do te pershkruhen bime te cilat perdoren per semundje te vecanta dhe principet aktive qe ato zoterojne te bazuara shkencerisht.

Saturday, January 23, 2016

Uthulla e hudhres


Receta e uthullës së hudhrës që kuron sëmundjet e zemrës, tensionit, zorrëve


Si ta përgatisnin uthullën e hudhrës në shtëpi

Historiku i kësaj recete
Këtë recetë e ka zbuluar komisioni i ALECSO-s, i Kombeve të Bashkuara në Ausev, pikërisht në vitin 1972. Kjo recetë është përkthyer thuajse në të gjitha gjuhët e botës, dhe ekzistenca e saj daton që 4000/5000 vjet para erës sonë.
Përgatitja e uthullës së hudhrës në shtëpi
Merr 200 ml uthull molle dhe 200 gram hudhra të qëruara dhe të shtypura dhe i vendos në një kavanoz prej qelqi që mbyllet mirë me kapak dhe nuk i futet ajri, por duke lënë një hapësirë prej 4-5 cm nga kapaku i kavanozit e deri te niveli i uthullës me gjithë hudhër që gjendet brenda në kavanoz. Pastaj e mbyll mirë kapakun dhe e vulos, pastaj e vendos në frigorifer dhe e lë aty për 10 ditë pa e hapur. Pastaj në ditën e dhjetë e hap dhe e filtron uthullën, i largon hudhrat ndërsa lëngun e fut përsëri në vazo dhe e mbyll përsëri mirë, pastaj e vendos në frigorifer dhe e lë për dy ditë. Në ditën e tretë është gati për përdorim.
Dobitë e uthullës së hudhrës:
1. Kjo recetë shkrin të gjitha llojet e yndyrave dhe kolesterolin precipitat, përmirëson metabolizmin në trup dhe rrit fleksibilitetin e arterieve dhe venave, duke parandaluar kështu sëmundjet e mëposhtme :
– Ngritjen e tensionit të gjakut.
– Infarktin në zemër.
– Trashjen e fibrave të indeve shtrëngues, si për shembull arteriet, mëlçinë dhe zorrët me sekrecion të brendshëm në sistemin nervor qendror .
2. Përmirëson shikimin dhe mbulon çrregullimet e bebëzës së syrit.
3. Nëse e ndjek rregullisht këtë recetë, rinia e qelizave të trupit përtërihet me më shumë se 10 vite, me lejen e Zotit.
4 . Ndihmon në uljen e peshës së trupit, gjë e cila është vërtetuar edhe nga përvoja jonë.
Zemra dhe receta e mrekullueshme
Statistikat në vendet perëndimore tregojnë se 30% e vdekjeve që ndodhin, janë për shkak të prekjes nga problemet e arteries koronare. Dhe arsyet për këtë kthehen te konsumimi i ushqimeve me shumë yndyrë, sidomos me kolesterol dhe triglycerides, të cilat me kalimin e kohës mund të rezultojnë në depozitimin e kësaj yndyre në murin e brendshëm të arterieve (intima), duke shkaktuar kështu arteriosklerozën, dhe më pas infarktin në zemër ose në tru, ose ngushtimin të bllokimeve të arterieve kryesore që ushqejnë organe të tjera kryesore si sytë dhe veshkat, si dhe problemet që pasojnë, veçanërisht në pacientët me diabet, i cili konsiderohet si një nga faktorët kryesorë për raste të tilla.
Pirja e duhanit është gjithashtu një nga arsyet e njohura që i shkaktojnë këto probleme (të koronares). Pastaj vjen një tjetër faktor: lëvizja e pakët, gjë e cila zgjidhet duke ushtruar sport dhe ushtrime fizike, gjë e cila vepron në djegien e yndyrave.
Dhe shkaku i fundit, nga shkaqet që njihen deri më sot, është depresioni, të cilin shkenca moderne e ka bërë një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve në përgjithësi dhe të sëmundjeve të zemrës në veçanti.
Mjekësia moderne ka bërë një hap të madh dhe të mrekullueshëm në fushën e trajtimit kirurgjik, në operacionet e zemrës me anë të Cardiac Catheterization në lidhje me hapjen e arterieve dhe valvulave të arteries koronare, por është për të ardhur keq se edhe në dritën e përparimit të konsiderueshëm në mjetet e trajtimit kirurgjikal të sëmundjeve të zemrës, përsëri vazhdojnë të vdesin një numër i madh njerëzish çdo vit për shkak të sëmundjes së arterise koronare, brenda një apo dy orësh nga ndodhja e krizës së sëmundjes.
Po kështu, hapja e arterieve dhe intervenimi kirurgjik nuk i pengon shkaqet që çojnë në këtë gjendje të sëmundjes, kështu që ekziston mundësia e përsëritjes së problemit dhe e bllokimit të arterieve në të ardhmen, në qoftë se i sëmuri nuk i ndjek me përpikmëri udhëzimet e mjekut dhe nuk kujdeset për veten e tij duke e ruajtur atë në maksimum. Shumica e mjekëve kardiologë janë bashkuar në mendimin se reduktimi i numrit të vdekjeve që rezultojnë nga arteria koronare qëndron në theksimin e rëndësisë së masave parandaluese, e në veçanti duke i bindur njerëzit të mos pinë duhan dhe të mësojnë gjithçka në lidhje me simptomat e krizës (atakut) të zemrës, të cilat po i përmendim në vijim:
Simptomat e krizës (atakut) së zemrës:
1. Dhimbje të forta në qendër të gjoksit.
2. Vështirësi në frymëmarrje.
3. Djersitje.
4. Ndjesi e rënies të së fiktit (e humbjes së ndjenjave).
Këto simptoma janë tregues pothuajse i sigurtë për një sulm (atak) në zemër, gjë e cila kërkon ndihmë mjekësore.
VAJI I HUDHRES I DOMOSDOSHEM PER SHENDETIN TUAJ
Vaji i hudhrës ndihmon në mbajtjen larg të arteriosklerozës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare. Ai mbron enët e gjakut dhe zemrën, kontribuon në tensionin normal të gjakut, duke e mbajtur atë në kufirin e normales, normalizon kufirin e kolesterolit në gjak, mbron muret e enëve të gjakut, pengon formimin e topthave të gjakut dhe gëlqerimin e enëve të gjakut, nxit dhe e rrit qarkullimin e gjakut në organizëm. Vaji i hudhrës është antibakterologjik, ai përdoret kundër herpesve në zorrë, kundër parazitëve, zhduk parazitët në zorrë si tenia, oksiuret dhe askaridet. Ai forcon tretjen dhe përtërin florën e zorrëve. Vaji i hudhrës ndihmon ngërçet e stomakut, nxit oksigjen në organizëm, ndihmon punën e mëlçisë dhe organeve endokrine, rrit imunitetin e organizmit dhe është shumë i preferueshëm që të merret gjatë stinës së dimrit. Vaji i hudhrës këshillohet të merret në masë mbi moshën 50 vjeç, sepse kontribuon në mbajtjen e vitalitetit dhe shëndetit në përgjithësi të organizmit. Personat diabetikë duhet ta përdorin patjetër këtë vaj, sepse ndihmon shumë deri te diabeti i tipit 2. Hudhra në formën e vajit ose pluhurit ka një lloj mbështjellëse të veçantë që i reziston lëngut të stomakut. Kjo mbështjellëse shkrihet vetëm në zorrën e hollë, e cila më vonë e absorbon dhe ndikon në pengimin e erës jo të këndshme gjatë frymëmarrjes dhe djersitjes.
Efektet kuruese të hudhrës
Për ata që vuajnë nga hipertensioni, do t’u mjaftonte të hanin një thelb hudhre dhe shumë shpejt do ta ndiejnë sërish mirë veten. Por nuk rekomandohet që hudhra të përdoret nga njerëz që e kanë tensionin e ulët, pasi do të keqësonin shëndetin e tyre. Ajo ndihmon edhe në qarkullimin në mënyrë të rregullt të gjakut. Mjekët rekomandojnë 2 thelpinj hudhre në ditë. Efekte pozitive ka dhënë përdorimi i hudhrës edhe në parandalimin e kancerit në stomak dhe në zorrën e trashë. Kanceri në zorrën e trashë është i përhapur te meshkujt dhe është vërtetuar se ata që kanë përdorur hudhra kanë pasur më pak mundësi për t’u prekur nga sëmundja. Këshillohet që çdo ditë të hahen 3 deri në 10 thelpinj hudhre. Për shkak të vetive të saj dezinfektuese, hudhra ka dhënë rezultate të shkëlqyera te të sëmurët që vuajnë nga dhimbja e veshëve. Për këta njerëz rekomandohen disa pika nga lëngu i hudhrës në momentin e dhimbjeve. Shumë shpejt ky lëng do të jepte efekte të menjëhershme në qetësimin e veshit. Po kështu, rezultate mjaft të mira hudhra ka dhënë në shërimin e gripit, kur ai është i shoqëruar me bllokim të hundëve apo dhimbje të grykëve. Një studim i kryer nga studiues amerikanë provoi se përbërësit e hudhrës mund të mbysnin 14 lloje të ndryshme bakteresh dhe mund t’i shkatërrojnë ato. Shumë e dobishme është hudhra edhe për të sëmurët që vuajnë nga astma dhe kolla. Përdorimi i saj ose lëngu që përftohet gjatë shtypjes, lehtëson rrugët e frymëmarrjes dhe qetëson të sëmurin. Në Luftën e Dytë Botërore, lëngu i hudhrës ka ndihmuar në mjekimin e plagëve të rënda, të marra gjatë luftimit. Edhe sot ajo vazhdon të japë efekte të shkëlqyera në shërimin sa më të shpejtë të plagëve, duke zëvendësuar kështu edhe antibiotikët. Mjekësia moderne ka njohur aftësinë që me anë të hudhrës dhe kurave, që e kanë në përbërje atë, të shërojnë sëmundje të ndryshme, siç janë arterie-skleroza, tensioni i lartë i gjakut dhe çrregullimet e qarkullimit të gjakut, problemet e zemrës.

No comments:

Post a Comment