Kjo perime e gjelbër me teksturën e saj delikate dhe me ngjyrën e theksuar të gjelbër ofron më shumë materie ushqyese se secili ushqim tjetër. Edhe pse mund ta blini gjatë tërë vitit, sezoni i tij zgjatë prej marsit deri në maj dhe prej shtatorit deri në tetor, kur është më i freskëti dhe ka shijen më të mirë.
Është vështirë që të vlerësohet vlera ushqyese dhe rëndësia e spinaqit, ndërsa ua sjellim pesë arsye pse ai do të duhej të jetë pjesë e menysë së
përditshme ushqimore.
I mirë për mirëmbajtjen e linjës
Një filxhan me spinaq përmban rreth 20 për qind fibra dietale të cilat ndihmojnë funksionin e tretjes, parandalojnë kapsllëkun dhe mbajnë të ulët nivelin e sheqerit në gjak.
Në luftë kundër kancerit
Studimet kanë zbuluar se redukton rrezikun nga kanceri për, madje 34 për qind. Vitaminat A dhe C, fibrat, acidi folik, magnezi dhe 13 flavonoide të ndryshme ndihmojnë në luftën kundër kancerit, veçanërisht atij të zorrës së trashë, mushkërive dhe të gjirit, ndërsa është dëshmuar se është jashtëzakonisht efikas në parandalimin e kancerit agresiv të prostatës.
Antioksidues natyral
Vitamina C dhe E, beta-karotina, magnezi dhe zinku që përmban spinaqi, shërbejnë si antioksidues të fortë që luftojnë kundër osteoporozës, arteriosklerozës dhe shtypjes së lartë të gjakut.
E ulë shtypjen e lartë të gjakut
Spinaqi është i pasur me kalium dhe ka pak natrium, ndërsa raporti i sasive të mineraleve të përmendura është i rëndësishëm për shtypjen e gjakut, sepse kaliumi e ulë, e natriumi e rrit. Acidi folik, të cilin e përmban gjithashtu, ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut dhe relakson enët e gjakut, gjë me të cilën e mban një qarkullim të duhur të gjakut.
Mbron shikimin
Spinaqi është i mbushur me luteinë, e cila përbën një pjesë të madhe të pigmentit të syve. Si antioksidues ka veprim të fortë mbrojtës në makulë. Megjithatë, me kalimin e viteve reduktohet sasia e luteinës në molekulë dhe për këtë arsye spinaqi mund të jetë i një dobie të madhe për mbrojtje të shikimit. Ai është, gjithashtu, i pasur me vitaminë A, që e bën të dobishëm nëse keni shikim të dobët. Pirja e lëngut të spinaqit dy herë në ditë mund të ndihmojë në zgjidhjen e atij problemi.
No comments:
Post a Comment