Të gjithë kanë dëgjuar se përdorimi i ekraneve elektronike përpara gjumit, mund t’jua përkeqësojë atë, por studime të reja tregojnë se problemi është edhe më serioz.
Të lexosh në iPad përpara gjumit, jo vetëm që bën që gjumi t’ju zërë me zorr, por ka pasoja edhe në ditën e nesërme.
Studimi i bërë nga një spital në Boston të SHBA-së, sugjeron se impakti negativ është për këdo që përdor një eReader, laptop, smartphone apo dhe televizor.
Studimi i ri mbështet përfundimet e studimeve të mëparshme, që gjithashtu sugjerojnë se qëndrimi përpara ekraneve është i dëmshëm.
“Ne e dimë se drita e ekraneve në darkë rrit pagjumësinë dhe vigjilencën,” thotë dr. Anne-Marie Chang, një nga udhëheqëset e studimit.
Gjumi ka benefitet e veta në jetën e njeriut, kështu që përkeqësimi i tij me mjete ekstra nuk është një ide e mirë.
Burimi: www.tiranaobserver.al
No comments:
Post a Comment