Përzierja unike e vitaminave dhe mineraleve që gjenden në kivi ndihmon kundër sëmundjes së zemrës, goditjes, kancerit, dhe sëmundjeve të traktit të frymëmarrjes. Përzierjet natyrale të hollimit të gjakut që gjenden në kivi funksionojnë pa efekte anësore të aspirinës dhe gjithashtu ndihmojnë shëndetin vaskular duke zvogëluar formacionin e mpiksjes spontane të gjakut, zvogëlimit të LDL kolesterinës (kolesterina e keqe), dhe uljes së shtypjes së gjakut.
Shumë studime kanë treguar se kivi jo vetëm që zvogëlon stresin oksidativ dhe dëmtimin e ADN-së, por gjithashtu ndihmon qelizat e dëmtuara që të riparojnë vetveten.
Përbërësit magjikë
Kivi ka 45 kalori, përmban vitaminë C dhe E dhe këto vitamina ndihmojnë në hidratimin e lëkurës. Studiuesit britanik kanë arritur në përfundimin se kivi është numri një në luftën kundër rrudhave, por edhe forcon sistemin imunitar. Ai përmban edhe fibra bimore, kalium, bakër, magnez dhe mangan. Kivi është i pasur edhe me acid askorbik, i cili neutralizon bakteriet dhe mbledh poret. Nëse po përdorni kivin kundër rrudhave, efektin e tij mund ta përforconi me një maskë: bëni kremin nga një kivi dhe pak kos.
Aplikoni në fytyrë një shtresë të trashë dhe lëreni të veprojë për pak minuta, më pas shpëlajeni mirë fytyrën. Lëvorja me qime e kivit nuk është ushqimi më i shijshëm të cilin do ta kishit dëshiruar, por as ajo nuk duhet hedhur. Sepse ka tri herë më shumë antioksidantë se sa brendësia dhe vepron si një mjet i fuqishëm kundër alergjive, infeksioneve, por edhe tumoreve. Lëvorja e kivit është ilaç kundër baktereve siç janë stafilokoku dhe E.coli. Shfrytëzojeni bananen që ta maskoni shijen dhe të gjitha së bashku përziejini në shtrydhëse dhe pini.
Forma e saj e lëngshme gati për tu pirë dhe shija shumë e mirë e kivit është praktike dhe përshtatet për të gjithë. Ilaçi bimor i përbërë nga kivi ka një përmbajtje të lartë të fibrave vegjetale në çdo bustinë. Cotifibra është 100 për qind me origjinë natyrale. Këshillohet një bustinë në mëngjes, për cikle të paktën 12 ditore. Produkti mund të konsumohet në formën që është, i përzierë në lëngje frutash ose kos. Për trajtimin e kolesterolit dhe trigliceridit, në parandalimin e osteoporozit favorizon thithje e kalciumit dhe magnezit si dhe tretjen.
Ndikimi
Fibrat e kivit mbajnë gjallë dhe aktive florën bakteriale të zorrës duke rregulluar funksionet e saj, ndërsa ekstrakti i kivit e fuqizon në mënyrë natyrale efektin. Një rol të rëndësishëm ky frut jep në rregullimin e problemeve me zorrët. Fibrat vegjetale në bashkëpunim me lëngun koncentrat të kivit, me pasuritë e tij qe dihen, favorizojnë një normalizim të transitit të zorreve, qofte ky i përshpejtuar apo i ngadalësuar. Forma e saj e lëngshme gati për tu pire dhe shija shumë e mirë e kivit është praktike dhe përshtatet për të gjithë.
Sëmundjet që mposht kivi
Diabeti
Kivi është i pasur me fibra dietike dhe është një zgjedhje shumë e shëndetshme për diabetikët pasi ai ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit.
Kolla
Kivi është gjithashtu i dobishëm në parandalimin e kollitjes. Është i njohur si një furnizues shumë i mirë i dy vitaminave C dhe K.
Astma
Fruti i kivit, gjithashtu, mund të parandaloj astmën dhe kancerin e zorrës së trashë
Mbrojtja e syve
Si një frut i ëmbël dhe i vogël me një shije të veçantë, ai gjithashtu ka fuqinë për të mbrojtur sytë.
Shëndeti
Ngrënia e tij është një aktivitet thelbësor i përditshëm për të gjithë ne për të mbajtur trupin tonë funksional siç duhet.
Estetikë
Kivi zhduk vitet nga fytyra!
Në sajë të dozës së lartë të vitaminave C dhe E, që përshpejtojnë krijimin e kolagjenit dhe hidratimin natyral të lëkurës, kivi është ”eliksir” i pabesueshëm në luftën kundër rrudhave. Ky është rezultati që doli nga një studim britanik. Për shkak të kësaj, si preventivë dhe për reduktimin e treguesve më të dukshëm të viteve, por edhe forcimin e sistemit imunitar, rekomandohet konsumimi i rregullt i kivit, që ka vetëm 45 kalori. Përveç vitaminave C dhe E, përmban edhe fibra bimore, kalium, bakër, magnez dhe mangan. Kivi është i pasur edhe me acid askorbik, që neutralizon bakteret dhe mbledh poret. Nëse keni filluar të hani kivi kundër rrudhave, efektin mund ta forconi me maskë: bëni kremin nga një kivi dhe pak kos. Aplikoni në fytyrë një shtresë të trashë, lëreni të veprojë shkurt, dhe shpëlajeni mirë
No comments:
Post a Comment