Mjekesia popullore - Ne kete faqe do te gjeni keshilla dhe menyra mjekimi te semundjeve te ndryshme me bime mjekesore, te cilat rezultojne shume te efektshme. Do te pershkruhen bime te cilat perdoren per semundje te vecanta dhe principet aktive qe ato zoterojne te bazuara shkencerisht.

Thursday, January 7, 2016

Ja pse duhet të pini çaj të zi, efektet pozitive në shëndet

Çaji i zi, sikurse ai i gjelbër, mblidhet nga një bimë e quajtur camellia sinensis. Gjethet e çajit të zi janë të mbushura në atë mënyrë që kur kur hasin në kontakt me ujin ato lëshojnë ngjyrë të zezë. Çaji i zi ka përmbajtje shumë të vogël të kafeinës, gjë që është mirë për qarkullimin e gjakut.

Çaji i zi është i përbërë nga floruri një tjetër element që mundëson shëndet më të mirë të gojës dhe eshtrave. Për dallim nga çaji i gjelbër, çaji i zi në momentin që përpunohet eliminon të gjithë antioksidantët që ekzistojnë në të.

Çaji i zi jo vetëm ndihmon në luftimin e baktereve por po ashtu e forcon imunitetin. Çaji sikurse shumica e pijeve të tjera e hidraton trupin e konsumi i çajit të zi në veçanti ndihmon në hidratimin e lëkurës. Ky lloj i çajit po ashtu ndihmon në balancimin e hormoneve të cilat çrregullohen nga streset e ndryshme.

Kjo pije jo vetëm që ka veçori anti-inflamatore por mund të ndihmojë në parandalimin e sulmit në tru dhe e balancon nivelin e kolesterolit në gjak


Burimi: www.tiranaobserver.al

No comments:

Post a Comment