Kafshët mund të jenë burim i madh kënaqësie dhe shoqërie për njerëzit e të gjitha moshave. Por, si shumë gjëra të mira të jetës edhe ato kanë aspektet e tyre negative. Kafshët mund të jenë burim sëmundjesh, ndonjëherë edhe serioze.
Sëmundja e gërvishtjes së kafshëve (CSD) është njëra prej tyre. Siç edhe sugjeron emri i saj, ajo përhapet nga gërvishtjet, ose në rastin më të mirë nga ndonjë pickim i maceve të infektuara me bakterin përgjegjës për sëmundjen (Bartonellahenselae). Duket se kotelet kanë më shumë shanse që të infektoj-në me këtë bakter sesa macet e rritura, sepse ato luajnë më shumë në natyrë.
Simptomat e gërvishtjes nga macet
Një varietet simptomash mund të duken, kur infeksioni është i pranishëm. Zakonisht ka gjëndra të ënjtura, që rrinë të tilla me muaj të tërë. Gjëndrat në krahë, qafë dhe ije janë më të zakonshmet. Në fillim të sëmundjes ka ethe, lodhje dhe humbje të oreks-it. Në zonat e infektuara mund të ketë edhe dhimbje.
Diagnoza e sëmundjes së gërvishtjes së maces
Diagnoza e gërvishtjes së maces nuk është e lehtë, kryesisht nëse pacienti nuk e mban mend ose nuk e ka dalluar se është dëmtuar nga një mace. Një sëmundje kolle zgjat disa ditë dhe mund të harrohet, por ka shenja të gjëndrave të ënjtura, që bëjnë që personi të kërkojë ndihmën mjekësore. Për të konfirmuar CSD-në, mund të jenë të nevojshme testet e gjakut dhe biopsi-a (marrja e mostrës të gjëndrave të ënjtura).
Trajtimi për gërvishtjen e maces
Në më të shumtën e rasteve, nuk duhet trajtim, por ato që zgjasin më shumë dhe që sjellin infeksione serioze duhet të trajtohen me antibiotikët.
Të tërë personat që kanë gjëndra të ënjtura të qëndrueshme, duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore. Nëse keni mace, duhet që të kujtoheni që t’i tregoni mjekut, sepse kjo e bën më të lehtë punën e tij
No comments:
Post a Comment