Ngrënia e rregullt e frutave të freskët mund të ndihmoj në parandalimin e sulmeve në zemër, thotë një studim kinez.
Të rriturit që kanë ngrënë çdo ditë fruta të freskët, si molla dhe portokaj, kanë ulur rreziqet për të pësuar sulm në zemër, ndryshe nga ata që kanë ngrënë rrallë apo nuk kanë ngrënë kurrë.
“Konsumimi i frutave është shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj kardiovaskular”, citohet të ketë thënë udhëheqësja e këtij hulumtimi, Dr. Liming Li, transmeton Telegrafi.
Pjesëmarrësit e studimit të cilët kishin ngrënë fruta më shpesh, kishin pasur shtypje më të ulët të gjakut.
Për këtë studim, Li dhe kolegët e saj kishin mbledhur të dhënat e më shumë se 500,000 të rriturve të moshave 30-79 vjet, mes viteve 2004 dhe 2009. Asnjë nga ta nuk kishte pasur probleme me zemër në të kaluarën.
Më pak se një nga pesë persona kishin ngrënë fruta në përditshmëri. Përgjatë 7 viteve, ata që kishin ngrënë fruta më shpesh gjatë ditës, kishin ulur dukshëm rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare.
Vlen të permendet se ky raportim është publikuar me 7 prill në New England Journal of Medicine.
No comments:
Post a Comment