Mjekesia popullore - Ne kete faqe do te gjeni keshilla dhe menyra mjekimi te semundjeve te ndryshme me bime mjekesore, te cilat rezultojne shume te efektshme. Do te pershkruhen bime te cilat perdoren per semundje te vecanta dhe principet aktive qe ato zoterojne te bazuara shkencerisht.

Monday, April 28, 2014

Kurimi i morthit ne kushte shtepie




Midis shumë problemeve që sjell dimri është edhe morthi. Por çfarë është ai? Bëhet fjalë për një acarim të lëkurës së këmbëve dhe të duarve që shkaktohet nga i ftohti dhe lagështira. Shenjat tipike janë ënjtje e duarve dhe këmbëve, krijimi i njollave me ngjyrë të kuqërremë në të kaltërzezë. Ai lokalizohet sidomos te  gishtat, te gjunjët, te hunda dhe veshët, me kruarje fillestare të rënda dhe dhimbje. Arma kryesore? Parandalimi: me të ftohtin e madh, ju duhet të vishni çorape të trasha, doreza dhe këpucë të ngrohta të përshtatshme për dimër. Në raste të veçanta te këpucët mund të vendosni taban termik. Veshët duhet t’i mbuloni me një beretë që t’ju mbajë ngrohtë apo me kufje të posaçme veshësh që ju mbajnë ngrohtë. Por ndërkohë nëse nuk i keni marrë masat e nevojshme dhe tashmë këmbët dhe duart tuaja janë të plasaritura dhe me morth ne ju sugjerojmë disa mjekime natyrale për të cilat mund të konsultoheni edhe me mjekun tuaj të familjes:

Përzierje bimore
Ekspertët këshillojnë përzierje specifike bimore të posaçme për morthin, të pasura me taninë, resinë dhe vajra esencialë.

Speci i kuq
Është një ndihmës i shkëlqyer për qarkullimin e gjakut. Piperi i specit duhet të aplikohet në pjesët e prekura nga morthi, por kurrë tek ato të cilat janë të plasaritura ose të plagosura, për të mos rritur ndjesinë e djegies.

Rrepa
Këtë gjë e kanë këshilluar gjithmonë nënat tona. Dy janë zgjidhjet e mundshme: të fërkoni me një fletë rrepe pjesët me probleme ose në alternativë zhysni pjesët e prekura nga morthi në ujë me një çiban me disa feta rrepë.

Lëng limoni
Limoni është i mirë pothuajse për çdo gjë, madje edhe për morthin dhe plasaritjet. Mes ilaçeve më natyrale për këto raste është ai që të lyeni gishtat e këmbëve dhe të duarve me lëng limoni.

Lëng selinoje për mjekim
Ju duhet të zini disa gjethe selino në një gjysmë litri ujë për rreth një orë. Pasi të merrni lëngun e përftuar nga kjo zierje lëreni atë të ftohet dhe pjesët që i kini të prekura nga morthi lyejini dy apo tri herë në ditë.

Patatja
Janë një nga “ilaçet” më të praktikuara për të lehtësuar skuqjet e shkaktuara nga djegiet e diellit. Por janë edhe shumë të dobishme edhe në rastin e lëkurës së irrituar nga i ftohti dhe nga lagështia, morthi. Aplikimi i tyre është shumë i thjeshtë: merrni feta patatesh dhe vendosini ato te pjesët me probleme: veprimi kurues do të kuptohet nga dalja e niseshtesë së zhardhokut në këto pjesë.

Vajra bimorë
Masazhet e bëra te gishtat dhe pjesët e prekura nga morthi me vajra me bazë bimore mund të jenë shumë efektive. Kështu, ju mund të përdorni vajra aromatikë të përgatitur në shtëpi, për shembull me rozmarinë, nenexhik ose eukalipt. Por kujdes! Këto vajra nuk duhet të përdoren asnjëherë në rastin e plasaritjeve të lëkurës apo të plagëve.

Qepa
Në mesin e përfitimeve të ndryshme shëruese të qepës është edhe veprimi i saj i vërtetë si “antibiotik natyror”. Për të kuruar morthin ju duhet të merrni lëngun e freskët të saj, por gjithashtu mirë janë edhe fetat apo copat e qepës.

Lëngu i rrushit lufton kancerin

Pirja e lëngut të rrushit, gjithmonë është konsideruar e shëndetshme për organizmin e njeriut, e sidomos “enzima” që e përben rrushi është më së e domosdoshme për trurin, pasi ndihmon në ruajtjen e kujtesës.


Por, studimet e fundit, nga studiuesit e huaj kanë arritur edhe në një përfundim tjetër interesant. Pirja e një gotë lëngu të rrushit mund të rrisë ndjeshëm efektivitetin e barnave të kancerit.
Hulumtuesit nga Universiteti i Çikagos kanë shpjeguar se pirja e këtij lëngu tek pacientët ka ndihmuar të mos shfaqen efektet anësore, lidhur me dozat e larta të drogës.
Gjithashtu, studiuesit kanë thënë, raporton “Daily Mail”, se pacientët të cilët kanë kombinuar barnat e veçanta antikancer kanë pasur përfitime të njëjta sikur të kenë konsumuar këto ilaçe tri herë në ditë.

Friday, April 25, 2014

Molla


Janë të padiskutueshme efektet pozitive të këtij fruti. Madje që në lashtësi është vënë re,domosdoshmëria e organizmit për mollët e kuqe dhe jeshile. Sipas Mjekisë Popullore ky frut pastron veshkat, shëron çrregullimet në aparatin tretës. Dhe përdorimi i mollës jeshile bën të mundur edhe rënien nga pasha, për të gjithë fanatikët e pamjes estetike.

Në studimin e bërë së fundmi mbi studentët e një universiteti, shkencëtarët vërtetuan se një mollë e ngrënë para buke të jep ndjesinë e ngopjes dhe të ndihmon për t’u dobësuar.
Në studimin e bërë mbi studentët e një universiteti të cilët nuk mbanin asnjë dietë, gjatë pesë javëve, 15 minuta para buke iu dha nga një mollë dhe lëng molle. Personat që kishin ngrënë vetëm mollë, hëngrën më pak ushqim se ata që kishin pirë vetëm lëngun e mollës.

Wednesday, April 23, 2014

Qershia

Duket e pabesueshme por është e vërtet. Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Madje ndryshe nga shumë fruta të tjera, për përdoruesit e qershive vjen edhe një lajm i mirë nga Mjekësia Popullore. Pasi ata mund të hanë sasi të mëdha qershisë dhe të mos shëndoshen, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak.

Monday, April 14, 2014

Kajsia

Ky mund të quhet edhe si futi çudibërës, për Mjekësisë Popullore. Nëpërmjet konsumimit të kajsisë, trupi i njeriut përfton prodhimin e gjakut. Zbukuron lëkurën dhe bën mirë për flokët. Mbi të gjitha është e këshillueshme kryesisht për femrat, pasi mjekët e bimëve deklarojnë se përdorimi I kajsisë bën të mundur parandalimin e kancerit.

Wednesday, April 9, 2014

Peshku

Vlerat e peshkut janë të padiskutueshme. Ato ulin rrezikshmërinë e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, mjaft vlera ka për ata që pinë duhanin, pasi bën pastrimin e infeksioneve në laring. Një vlerë të madhe ka vaji i Peshkut, i cili është i pasur me omega 3, shumë i nevojshëm për organizmin. Eskimezet janë njerëzit që përdorin peshkun më shumë nga çdo popull në botë dhe sëmundjet e zemrës për ta janë pothuajse të panjohura. Sipas studiuesve Omega 3, që përmban peshku ka ndikimin më pozitiv në organizmin e njeriut. Përdorimi i shpeshtë i peshkut është shumë me vlera për njerëzit që kanë vështirësi frymëmarrjeje, për ata që vuajnë nga azma, ose për përdoruesit e rregullt të duhanit. Peshkun rekomandohet ta përdorim patjetër çdo javë, mbase dhe dy herë në javë.

Kakaoja mbron nga sëmundjet e zemrës

Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet, kuron gjendjen shpirtërore. Ajo ka të gjitha vetitë e çokollatës.Stimuluese, antidepresive, për çdo nevojë afrodiziake. Për disa persona nuk ka shumë ndryshime nga një drogë. Kakaoja, mes të gjitha ushqimeve, është burimi më i pasur me "flavanoli", substanca biologjikisht aktive, të cilat gjenden tek ushqimet bimore. Të mos i ngatërrojmë me "flavanoli"-t e verës, të cilat mungojnë te kakaoja. Ato janë substanca intoksikuese, që gjenden në brendësi të saj, që mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë në mbajtjen hapur të arterieve. Pak kakao mund t‘i japë një shtysë kujtesës. Kakaoja, si çaji dhe kafeja, përmban substanca të ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptorët e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmërinë e qelizave. “Flavanoli” nxit një pjesë të mirë të përgjigjeve të neuroneve, që është reagimi i parë në bazë të fenomeneve shumë të vështira të kujtesës dhe kuptimeve. Kakaoja përmban Flavan-3-ols, një përbërës i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Përbërësit e kakaos njihen si nga antioksidantët më të përqendruar dhe që ju mbrojnë realisht nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri. Po ashtu, mos harroni edhe çokollatën e zezë, e cila ju mbron nga rreziku i vdekjes.

Tuesday, April 8, 2014

Si te ndalojme renien e flokut


Rënia e flokut është një crregullim metabolik kur floku fillon të hollohet, bjen ose zhduket.
Rënia e flokut në fakt është me e shpeshtë tek meshkujt sesa tek femrat.
Por përpara se të fillojmë tek mënyra se si mund t’a trajtoni në kushtet e shtëpisë, le të kuptojmë se cilat janë shkaqet që shkaktojnë rënien e flokut.
1.Mungesa e vitaminave( sidomos vitamin B6 dhe acidi folik) në dietën tuaj
2. Keq-ushqyerjs dhe dieta e papërshtatshme.
3.Stresi, shqetësimet, ankthi dhe shok i papritur
4.Faktorët e trashëguar
5.Sëmundjet e përzgjatura ( anemi, grip, i ftohtë kronik etj)
6. Skalpi i papastër
7.Qarkullim I keq i gjakut
8.Mosbalancimi hormonal
9.Pirja e shumte e kafes, alkolit
10.Ilacet që mund të jeni duke pirë
11.Humbja e flokut është dhe një process i plakjes

Disa zgjidhje në kushtet e shtëpisë
1.Përfshini në dietën tuaj shumë proteina dhe hekur
2.Merrni suplemente mineralesh si kalcium, magnez dhe zink
3.Mos e përdorni tharësen
4.Meditoni që të ulni stresin dhe tensionin
5.Mos i tërhqini flokët me furcë ose krëhër kur janë akoma të lagur.
6.Shmangni për pak kohë bojrat( ngjyrat sintetike)
7.Hani perime me gjethe dhe jeshile

Kujdes!
Konsultohuni gjithmonë me një mjek përara se të provoni ndonjë nga zgjidhjet e mëposhtme në kushtet e shtëpisë. Të jetë natyrale( në kushtet e shtëpisë) nuk do të thotë se është e sigrutë për cdo njeri.
Ekzistojnë shumë arsye se përse njerëzve u bien flokët. Fatmirësisht, ka disa zgjidhje në kushtet e shtëpisë që mund të ndalojnë rënien e flokut dhe t’a bëjnë të rritet përsëri.
  • Uthull molle dhe tretësirë sherbele(caj sherbele): Bëj një përzjerje me një filxhan caji ,caj sherbele dhe 3 lugë gjelle uthull molle dhe aplikojeni në skalp. Mos e shpëlani.
  • Të vërdhat e vezëve dhe birrë për ri-rritjen e flokut- Përzjeni tre të verdha vezësh me një filxhan caji birrë dhe aplikojeni në skalp duke i bërë masazh për rreth 3 minuta. Lëreni 30 minuta. Përsëriteni këtë proces 2 herë në javë për 3 muaj.
  • Aplikoni një pastë të përgatitur nga vaj ulliri i nxehtë, majlt, 1 lugë caji kanellë dhe lëreni 15 minuta. Më pas shpëlajeni kokën.
  • Karrotë dhe arrë kokosi për rënien e flokut- Përzjeni lëng karrote dhe në të njëjtën sasi dhe qumësht arrë kokosi. Lëreni 15 minuta dhe lajini më pas si zakonisht.
  • Për të pirë nga goja – Vendosni në mikser një kastravec të qëruar e të grirë, 2 karrota të grira dhe një tufë të vogël spinaqi. Përzjejeni dhe pijeni menjëherë.
  • Pije marule: Në një mikser të vendos disa gjethe marule , karrota të copëtuara dhe selino. Përbërësi mbizotërues duhet të jetë marulia.Grijini në mikser dhe pijeni menjwherw.
Bimë që ndalojnë rënien e flokut
  • Rozmarinë- Rozmarina është një bimë mjaft e mirë për flokë të shëndetshëm. Shtypni 20 gram gjethe rozmarinë dhe vendosini të gjitha në 1 litër uji që zien. Lërini me pas të rrijë gjithë natën. Masazhojeni skalpin dukë përdorur këtë lëng 2 herë në ditë.
  • Locion me rrënjë hithre që të luftoni rënien e flokut: 1 grusht rrënjë hither, ¼ litër ujë. Ziejini rrënjët e hithrrës në zjarr të ulët për 10 minuta. Lëreni të ftohtë dhe aplikojeni në skalp duke i bërë dhe masazh.

Bimët mjekësore që përdoren për mjekim

Aloa Vera

Për këtë bimë janë gjetur shkrime të ndryshme edhe nëpër papiruse, për të cilën thuhet se është bimë shumë e dobishme dhe nga ajo janë prodhuar tableta të vogla kundër infeksioneve të ndryshme.

Kopra

Foshnjave të posalindura iu jepet në formë çaji, për pengimin e dhembjeve dhe shtangimeve të cilat e përcjellin foshnjën në muajt e parë të lindjes. Me sukses përdoret edhe kundër kollit.

Trumëza

Është ekaspektorans i mirë dhe spazmolitik i lehtë. Ka edhe veprim bakteriologjik. Përdoret si bar për shërimin e organeve të tretjes, si edhe ndodhet si përbërës i shumë çajrave tjera.

Kamomili

Përdoret kundër dhembjeve dhe shtrëngimeve, inflamacioneve të lëkurës dhe mukozës së gojës, fytit, hundës, syve, po ashtu për rregullimin e tretjes së ushqimit, pastrimin e rrugëve urinare nga jashtë dhe brenda, kundër hemorroideve.

Mendra

Përdoret si spazmolitik (kundër ngërçeve dhe shtangimeve në lukth e organe tjera), pastaj për qetësimin e shtangieve të muskujve sidomos në organet e tretjes etj.

Lëngu i Kulfimës

Bima e kufilmës ose lulevathit është një prej bimëve më të njohura, që ndihmojnë në qarkullimin sa më të mirë të gjakut, dhe ndihmon në funksionimin e mirë të zemrës. Në rrahjet e shpejta të saj çaji ka dhënë rezultate shumë të mira. Mjekët këshillojnë pirjen e dy gotave çaji në ditë.

Luleshtrydhja



Është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj. Në rast se konsumatorët e kanë të vështirë në periudha të caktuara që të gjejnë luleshtrydhe në treg, atyre u këshillohet edhe përdorimi i lëngjeve të frutave që me luleshtrydhe por që nuk përmbajnë gaz.

GJETHE HITHRE

GJETHE HITHRE


Një kurë e efektshme për të sëmundjen e gjakut është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ë ditës me lugën e kafesë. Kjo duhet të përsëritet disa herë në muaj dhe ndihmon në qarkullimin normal të gjakut si dhe rritjen e sasisë së tij në organizëm. Është një nga bazat kryesorë të Mjekisë Popullore.

RREPA E KUQE

Nisur edhe nga vetë ngjyra kuptohet që rrepa e kuqe është ushqimi bazë për anemikët. Këtyre të sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Nga ana tjetër këta pacientë kronikë, të çfarëdo grupmoshe që të jenë, duhet të marrin çdo ditë 10 - 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 - 25 ditë.  Injektimi i vitaminave, lëngjeve dhe sasive të gjakut nëpërmjet frutave dhe perimeve, sipas Mjekësisë Popullore duket të jetë edhe rruga më e mirë për rritjen e nivelit të gjakut në organizëm dhe mbi të gjitha normalizimin e sistemit organik


Monday, April 7, 2014

KAROTA

Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gram është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Këshillohet që të gjithë ata persona që vuajnë nga anemia, të konsumojnë minimalisht 2 karota që qëruara çdo ditë, ndërkohë që në ushqimet e tyre nuk duhet të mungojë asnjëherë karotat. Vetëm përdorimi i përditshëm i karotave sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe ul riskun për sëmundje të tjera.



HURMA

                                                                                    HURMA
Hurma duket të jetë edhe një nga frutat bazë, që ndihmon në eliminimin e sëmundjes. Për kurimin e anemisë në mjekësinë popullore  përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë. Edhe në vendin tonë, mjekët popullorë i kanë kthyer të gjitha kërkimet për sëmundjen e anemisë tek hurmat. Tezë kjo e cila hedh poshtë faktin e hurmat bëjnë mirë vetëm për gjëndrat tiroide. Pasi ato janë shumë të domosdoshme të konsumohen nga të gjithë ata që kanë probleme me gjakun e tyre, kryesisht mangësira si në rastin e anemikëve.


Ilaçet Popullore kundër anemisë

Të sëmurët anemikë duhet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur, si: mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta etj. Këtyre të sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitamine C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit. Në numrin e këtij suplementi, janë përzgjedhur disa nga ushqimet bazë të cilat luftojnë sëmundjen e anemisë dhe ndihmojnë të gjithë pacientët kronikë të kësaj sëmundje ta ndjejnë sa më pak atë. Gjithçka përgatitet dhe konsumohet në kushtet e shtëpisë, pa shpenzime të mëdha financiare.

Qitro

Frut me origjine greke, në pamje të parë ngjan me portokallin por ka një shije më të athët. Aktualisht ky frut është i përhapur edhe në vendin tonë dhe pak personave mund t'i ketë shkuar në mend se sa vlera kuruese ka. Mjekësia popullore tregon se ky lloj fruti I cili piqet në stinën e vjeshtës ndihmon veçanërisht në tretjen e ushqimit. Qitro pakëson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhëmbëve, shëron ftohjen dhe bën të mundur stabilizimin e kolesterolit. Gjithashtu ky frut rekomandohet të përdoret nga personat që kanë mangësi me sheqerin, pasi ndikon në rritjen e nivelit të tij në organizëm.

Fiku

Fiku

Të gjithë të dhënat e mjekësisë popullore arrijnë në të njëjtin përfundim. Fiku është i domosdoshëm për të vënë në punë aparatin tretës dhe i jep nxehtësi trupit. Për këtë arsye rekomandohet përdorimi i këtij fruti përgjatë gjithë kohën e sezonit të tij. Kryesisht tek personat që kanë probleme me gjakun, tek fëmijët, si dhe tek problematikët e stomakut.

Sunday, April 6, 2014

Koliti

Koliti
Ushqimet qe e favorizojne kolitin jane te emblat vecanerisht cokollatat,pijet joalkolike;pijet alkolike,kafeja,qumeshti i tepert dhe erezat djegese.Te domosdoshme per tu perdorur ne dieten e perditeshme jane karotat,duhet shmangur stresi dhe emocionet te cilat sjellin shfaqjen e krizave te kolitit.
nder kurat bimore me te efekteshme rekomandohet;
Perzihen pjese te barabarta te bimeve te thara te ;
-Sherebele(salvia officinalis)
-menderza(mentha piperita)
-kamomila e eger(chamaemelum nobilis)
-lulebasani(Hypericum perforatum)
-fara qimnoni(Carum carvi)
2 luge gjelle e grimcuar e kesaj perzjerje hidhet ne 1 liter uje te vluar dhe lihet 12 ore ne ene te mbyllur .Kullohet dhe kjo permbajtje pihet e ndare ne tre vakte mengjes dreke darke gjysem ore para ngrenies per 2-3 muaj rrjesht

Saturday, April 5, 2014

Majdanozi(Petroselinum Sativum)



Vlerat mjekesore dhe format e perdorimit
Eshte nje nga perimet e rralla aromatikeqe i ben te kendshme dhe te shijshme sallatat e gjellet por do trajtojme vlerat kuruese te saj.Rekomandohet qe mesatarisht cdo familje te perdore gjate 1 dite aq tufa sa persona ka familja vecanerisht per moshat e reja dhe ato mbi 50 vjec qofte nepermjet gatimit, ne formen e cajrave ose te grire ne blender dhe te shtohet i fresket ne cdo pjate qe konsumon Ja perse ndikon:
-Zgjeron enet e gjakut dhe normalizon ciklin menstrual
-ul tensionin e larte te gjakut
-ne infeksionet e veshkave,gureve pastrimin e tyre kur urina eshte e turbullt,vecanerisht kur veshka kalon ne staze duhet qe nje tufe majdanoz te pihet duke e valuar ne 3 gota uje ne mengjez ne dreke dhe ne darke para gjumit
-ka efekt ne mjekimin e artritit reumatoid
-pakeson sasine e triglicerideve(lyrave) ne gjak sepse ul perthithjen e tyre ne zorre
-ka efekte rigjeneruese ne melci duke normalizuar punen e saj
-shton qarkullimin me lirshem te gjakut sepse ben hollimine tij
-Shton diurezen(largimin e urines nga veshkat)per te shpejtuar largimin e helmeve nga trupi,sidomos te radikaleve te lira qe jane shkaku kryesor i disa lloj kanceresh per shkak te lendeve flavonoide qe ai permban
-ne saje te efektit diuretik perdoret ne edemat me prejardhje nga zemra e veshkat ne acarimin e fshikezes se urines cajrat e tij pastrojne nga guret e rera rruget urinare
-Apioli dhe miristicina qe permban kane veprim zgjerues te eneve te gjakut duke ulur presionin arterial
-Shton nxjerjen e lengut te temthit prej vezikes ul zmadhimin emelcise
-lehteson nxjerjen e sekrecioneve te rrugeve te frymemarjes dhe pastron laringun
-Ne saje te permbajtjes se larte te zinkut permireson impulset e zemres dhe ato te qelizave nervore
-lengu i fresket i gjetheve perdore edhe per mjekimin e akneve(pucrat e te rinjve ne fytyre)
-mos e ndani nga tavolina e ngrenies asnje dite do pak vullnet per ta bere te perditshem si kafexhinje,por pothuajse pa shpenzime
-Investoni per shendetin tuaj pa harxhuar.Mos u kujtoni per te kur semureni,mendoni ne te ri edhe per pleqeri

Ankthi

Ankthi

Mjekimi me bime popullore ka shume avantazhe ne raport me kimioterapine mbasi kjo efundit sjell shume pasoja te demshme per shendetin mendor por edhe nje sere efektesh negative anesore edhe ne organet e tjera.Per fat te mire ka nje sere bimesh mjekesore per mjekimin e gjendjes e ankthit te cilat bejne te mundur dhenien e nje efekti te perkryer,sidomos ne gjendjet e ankthit e te stresit qe lidhen me rahjet e zemres,neurosat e zoreve e stomakut dhe mungesen e stabilitetit per shkak te emocioneve.Efekte te mira kane mjekimet me menderz,kamomilin,lulesahatin(perdoret edhe ne formen e ilacit relaxherb)por vecanerisht do te ndalem ne perdorimin e bimes se l

Lulebalsami (Hypericum perforatum)apo si quhet ndryshe dhe bima e shen Joanit.Kjo posacerisht perdoret per luftimin e depresionit qe shoqerohet me gjendje ankthi dhe ulje te ndjenjes se humorit duke e kthyer kete te fundit ne nje bilanc pozitiv.Ndryshimet e humorit vijne si pasoje e stresit te perditshem,trishtimit,e crregullimeve emocionale.perdore ne formen e cajit 2-3 gota ne dite sidomos nje gote cdo mbremje para gjumit per cdo nje gote uje hidhet nje luge gjelle lulebalsami e thate dhe e grimcuardhe valohet per 2-3 minuta.efekti cudiberes qe ajo jep duket pas 11 ditesh ose 2-6 javesh Vihet re qe pacienti shfaq nje skuiliber te shendetit mendor permiresohet dukshem percjellshmeria e sinjaleve nervore(neurotransmetimi) qe verehet ne nje rritje potenciale te humorit per shkak te veprimit te serotonines ne tru si neurotejcues,permiresohet gjendja e gjumit dhe ajo emocionale.Gjate perdorimit nuk rekomandohet te perdoren ilace me veprim antidepresiv si warfarin,cyclosporine,antikonvulsante,triptan etj.Nuk duhet perdorur ne shtatzani dhe me femije ne gji.Po ashtu duhet shmangur qendrimi i gjate ne diell.Gjendet edhe ne perberje te ilacit KarbaMood.Ne pergjithesi njerezitme ankth kane tendence te neveritin ilacet bimore,prandaj perpiquni ta shmangni kete fakt.Mjekimi jep efekte te mira edhe ne shqetesimet e aparatit tretes qe vijne per shkak te stresit.Gjate perdorimit te saj duhet te kryhen ushtrime fizike per frymemarjen, te ushtrohet joga dhe frymemarje te thella me sy te mbyllur te mos pihet kafe she alkool,te pihet shume uje.