Mjekesia popullore - Ne kete faqe do te gjeni keshilla dhe menyra mjekimi te semundjeve te ndryshme me bime mjekesore, te cilat rezultojne shume te efektshme. Do te pershkruhen bime te cilat perdoren per semundje te vecanta dhe principet aktive qe ato zoterojne te bazuara shkencerisht.

Wednesday, June 3, 2015

U shërua nga kanceri duke pirë lëng të karrotës për 8 muaj rresht



Ann Cameron, autore e shumë librave për fëmijë, u trishtua kur u diagnostifikua me kancer të zorrës së trashë. Në qershor të vitit 2012, ajo hyri në fazën e tretë të kancerit. Kjo ishte edhe më e tmerrshme për të, pasi që burri i saj kishte vdekur nga kanceri në mushkëri në vitin 2005, pas marrjes së kimioterapisë.

Ajo zgjodhi të mos marrë rrugën e njëjtë të burrit të saj, dhe nuk filloi kimioterapinë fare.
“Unë iu nënshtrova operacionit në zorrë të trashë gjatë vitit 2012, dhe më pas mohova shërimin me kimioterapi. Ndjehesha mirë, por pas gjashtë muajve kanceri ishte shpërndarë në mushkëri dhe unë hyra më pas në fazën e katërt të tij,” tha ajo.
Ajo gjeti një tregim për një burrë i cili ishte diagnostifikuar me kancer të lëkurës, i cili ishte shëruar duke konsumuar 2,5kg lëng karote çdo ditë. Ajo mendoi se ia vlente ta provonte mënyrën e njëjtë dhe në fund kështu i doli.Tetë javë më vonë, tumoret e saj ishin ndalur së përhapuri. Tumoret dhe gjëndrat limfatike të saj filluan të tkurren.Katër muaj më vonë, indet e saj ishin kthyer në gjendje normale dhe tumoret kishin vazhduar tërheqjen e tyre.
Tetë muaj më vonë, ekzaminimi i regjistruar në tomografi tregoi se kanceri ishte zhdukur krejtësisht

Kjo është diçka që mbetet mister se pse karota e shëroi atë. Karotat njihen se janë të pasura me veçori anti-kanceroze dhe që përmbajnë karotinë, që në disa raste është gjetur se ka parandaluar rritjen e tumoreve.
Ajo shkroi për eksperiencën e saj në një libër të quajtur ‘Curing Cancer with Carrots’. (Të shërosh kancerin me karota)
Nëse ju jeni diagnostifikuar me kancer apo ndonjë i afërm i juaji, mbajeni mendjen të hapur. Çfarë funksionon për dikë mund të mos funksionojë për të gjithë, por shërimi natyral si ky ia vlen të provohet.

No comments:

Post a Comment