Mjekesia popullore - Ne kete faqe do te gjeni keshilla dhe menyra mjekimi te semundjeve te ndryshme me bime mjekesore, te cilat rezultojne shume te efektshme. Do te pershkruhen bime te cilat perdoren per semundje te vecanta dhe principet aktive qe ato zoterojne te bazuara shkencerisht.

Saturday, February 27, 2016

9 ushqimet që duhen shmangur kur jeni me diabet

Diabeti kërkon përkujdesje të përditshme që përfshin monitorimin te sheqerit në gjak, të ngrënit e një diete të shëndetshme dhe natyrisht duke mbajtur në qendër të vëmendjes tuaj komplikimet e mundshme me zemrën, sytë, dhe organet e tjera. Kontrollimi i peshës është e rëndësishme kur jeni me diabet. Nëse jeni obeze (mbipeshë), duke humbur disa kg – qoftë edhe vetëm 4-5 kg, mund të ndihmojë në përmirësimin e ndjeshmërisë së insulinës tuaj dhe kontrollin e sheqerit, reduktimin e triglycerides dhe kolesterolin LDL, si dhe ulet tensioni ne gjak. Një dietë e shëndetshme për diabetin do t’ju ndihmojë për të menaxhuar peshën tuaj dhe do t’ju orientoje drejt ushqimeve që kanë një efekt pozitiv mbi nivelin e sheqerit ne gjak, ndërsa ju udhëzon të mbani larg ato ushqime që mund të shkaktojnë rritje të rrezikshme në sheqerit tuaj në gjak. Mëso se cilat janë 9 ushqimet qe ju duhet ti mbani larg nëse ju jeni me diabet të tipit 2.
Ushqimet e embla
Soda, ëmbëlsirat, dhe ushqime të tjera që kanë në përbërjen e tyre kryesisht sheqer, konsiderohen si ushqime të varfra me karbohidratet . Jo vetëm që këtyre ushqimeve ju mungon vlera ushqyese,por ato gjithashtu mund të shkaktojnë një rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak dhe t’ju krijojnë probleme me peshën, dy faktorë këto të cilat rëndojnë komplikimet e diabetit. Në vend që të kënaqni dhëmbët tuaj të ëmbël me karamele, biskota, kek, ose sode, zëvendësojini ato me fruta të shijshme, të tilla si mollë, manaferra, dardha, apo portokall. Këto fruta janë të pasura me karbohidrate, përmbajnë shumë fibra për të ndihmuar përngadalësimin e përthithjes së glukozës (sheqerit) kështu që ato janë një zgjedhje shumë e mirë për kontrollin e sheqerit në gjak
Lëng frutash
E ndërsa fruta të tëra të pasura me fibra janë konsideruar të shëndetshme për sa i përket karbohidrateve për njerëzit me diabet, lëngu i frutave është një tjetër histori. Njerëzit me diabet duhet të shmangin pirjen e lëngjeve të frutave edhe nëse ato janë 100% lëng i pastër frutash. Lëngu i frutave përmban më shumë ushqim se sa sodë krahasuar me pijet e tjera të ëmbla , por problemi është se lëngjet e frutave kanë sasi të koncentruara të sheqerit frutave dhe për këtë arsye të shkaktojë rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak. Përveç kësaj , duke pirë lëng frutash ju nuk përmbusheni në të njëjtën mënyrë sikur hani fruta . Nëse doni një pije freskuese, zgjidhni ato me zero kalori apo ujë mineral me limon.
Fruta të thata
Edhe pse fruta e thata përmbajnë fibra dhe shumë lëndë ushqyesve, procesi i tharjes se frutave shkakton në mënyrë të natyrshme përqendrim të sheqerit tek to duke u bërë fruta me sheqer super të koncentruar. Ndërsa nëse të hahet rrush i thatë apo kajsi të thata,kjo është më mirë se sa të hash një kek; ajo do t’jua rris fluturimthi sheqerin në gjak. Qëndrojini larg frutave të thata dhe në vend të tyre konsumo fruta të freskëta, të tilla si rrush, pjepër, luleshtrydhe, dhe pjeshkë.
Oriz i bardhë, bukë, dhe mielli
Produktet që kanë në përbërje të tyre niseshte të rafinuar të bardhë si p.sh tek orizi i bardhë dhe çdo gjë e bërë me miell të bardhë, duke përfshirë bukë të bardhë dhe makarona, janë në kundravajtje te plotë me trupin e një diabetiku të tipit 2. Përbërësit “e bardhë” veprojnë më shumë si sheqer, sapo trupi fillon ti tresë ato, që do të thotë se këto ushqime do të ndikojnë në nivelet e glukozës. Zëvendësojini ato me drithëra, të tilla si kafe apo oriz i egër, elb, miell tërshëre, me drithra të pasura me fibra si dhe e bukë me kokrra gruri.
Bulmet i pasur me yndyrna
Ju ndoshta keni dëgjuar se produktet e qumështit të ngopura me yndyrna mund të ngrenë nivelet e këqija të kolesterolit tuaj dhe të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, por ngopja me yndyrna mund të shkaktojë edhe një problem tjetër serioz për njerëzit me diabet. Disa studime kanë zbuluar se të ngrënit e një diete të pasur me bulmetra të ngopura në yndyrë mund të përkeqësojë rezistencën insulinës. Bëni më të mirën për të shmangur produktet e qumështit të bëra krejtësisht me qumësht, të tilla si krem, kos plotë yndyrë, akullore, krem ​​djathi, dhe djathra të tjera plotë yndyrë . Kërkoni produktet e qumështit me yndyrë të reduktuar ose fare pa yndyrë.
Pjesë mishi me dhjam
Ju do të dëshironit të shmangnit yndyrën e lartë tek disa pjesë të mishit për të njëjtën arsye si për te gjitha produktet e bulmetit të bëra nga qumështi -sepse ato janë të ngopura me yndyrna. Yndyrnat në pjesë të caktuara të mishit, rrisin kolesterolin dhe ulin rezistencën në të gjithë trupin; ato gjithashtu mund të vënë njerëzit me diabet përballë rrezikut të sëmundjeve të zemrës me shume se sa ç’mund ti ndodhë një personi të zakonshëm , pasi ata janë të kërcënuar tashmë si pasojë e diabetit. Zgjidhni mish pa dhjamë, duke përfshirë mishin e bardhë të pulës dhe gjel deti, peshk dhe midhje , fileto derri dhe viçi pa dhjam.
Produktet krokante të paketuara dhe të pjekura
Duke veçuar nga të gjitha sheqerin, miellin e bardhë, niseshtenë, dhe ato që përmbajnë konservante, produktet krokante të paketuara dhe të pjekura, si patate të skuqura, patatina, biskota, lajthi, dhe ëmbëlsira të lehta kanë yndyrna shpesh të larta. Ato rrisin treguesit e “këqinj” të kolesterolit tuaj (LDL) dhe ulin treguesit e ‘mire” të kolesterolit (HDL), duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe komplikime e tij, këto produkte janë edhe më të rrezikshme se produktet e ngopura me yndyra. Në fakt, nuk ekziston një sasi yndyrash që  konsiderohet e sigurt për ju e që të përfshihet në dietën tuaj. Lajm i mirë është se sasia e yndyrnave tani shënohet në etiketat e ushqimeve, duke e bërë më të lehtë mbajtjen larg të tyre .Zgjidhni produktet që kanë në etiketë 0 gram yndyrë , por gjithashtu duhet të dini se produktet me më pak se 5 gram mund të pretendojnë se e kanë zero nivelin e yndyrës, kështu që ata nuk mund të jetë pa yndyrë. Kontrolloni listën e përbërësve si dhe sigurohuni që produkti nuk përmban as vajra pjesërisht të të hidrogjenizuara, një burim i madh i yndyrnash. Kërkoni nga yndyrna të shëndetshme tek salmoni, ose në ndonjë peshk tjetër yndyror, si dhe në arra, fara, avokado, dhe ulli dhe vaj soje.
Ushqime të skuqura
Ju mund të keni dobësi për patate të skuqura, për pule të skuqur, patatina, brumë të skuqur, por duke i hedhur tutje këto do ti bëni mirë  shëndetin tuaj për shumë gjatë. Do ti bëni nder vetes. Ushqimet e skuqura zakonisht thithin shumë vaj, që është e barabartë me shumë kalori shtesë; shumë janë të përqendruara në veshjen e shtresës së parë të produktit të skuqur. Duke përdorur shpesh të njëjtin vaj për skuqje mund t’ju shkaktohet një kaos i vërtetë në presionin arterial të gjakut. Disa ushqime janë skuqur në vajra te hydrogjenizuar si pasojë e shumëpëdorimit.
Alkooli
Para se të shkoni për një koktej para-darke, ose keni nder mend te konsumoni edhe një gotë verë gjatë darkës, bëni një kontroll tek mjeku juaj për t’u siguruar nëse jeni ne parametrat e duhur për të pirë alkol, meqë alkooli mund të ndërhyjnë me nivelet e sheqerit në gjak. Nëse mjeku j’ua lejon, mundohuni ta mbani pijen nën kontroll atë natë. Kontrollimi përkufizohet përgjithësisht jo më shumë se një gotë në ditë në qoftë se jeni femër, dhe jo më shumë se dy nëse jeni mashkull

Burimi: www.tiranaobserver.al

Çfarë është gërhitja dhe si mund të kurohet?



Të gërhiturit është një problem i rastisur shpesh. Të gjithë nga ju njihni të paktën një njeri nga familja apo nga rrethi familjar që gërhet.
Çfarë është gërhitja dhe si mund të kurohet?
Përgjigjen e kësaj pyetjeje është bërë publike nga foxnews.com. Disa mund të bëjnë shaka me ju, të tallen për shkak të gërhitjes, por kjo mund të jetë një shenjë e një sëmundjeje serioze e njohur si OSA, gjumë obstruktiv apnes. Kjo sëmundje është parë dhe analizuar nga specialistët e gjumit dhe nga kjo duhet të mësohet sesi të ndalet gërhitja. Për ato të cilët nuk gërhasin për shkak të kësaj sëmundjeje problemi nuk paraqitet aq serioz dhe për të ndaluar gërhitjen mund të merrni disa masa paraprake:
Çfarë është gërhitja
Gërhitja është zëri që del gjatë frymëmarrjes së personit kur ai është në gjumë. Ky zë dridh qiellzën e lart dhe gjuhën e vogël. Kuptimi i fjalës Apnes është ndalimi frymëmarrjes. Fatkeqësisht gërhitja shihet më shumë tek burrat se tek gratë.
Kurimi i gërhitjes
Pika më e rëndësishme në kurimin e OSA është zgjidhja e disa problemeve të lidhura me kurimin. Nëse doni të hiqni gërhitjen shikoni me kujdes këshillat e mëposhtme:
Faktorët jetik
Gjatë kurimit të OSA duhet të hiqen disa faktorë. Heqja e tyre mund ta zgjidhë problemin. Kilet e tepërta sjellin një mënyrë pasive të jetuari dhe hap rrugën e problemeve të tiroideve. Por nëse jeni në peshë ideale atëherë ky proces është krejt i kundërt.
Konsumimi i cigares
Të gjithë i njohim efektet negative të cigares në trupin tone. Cigarja ndikon shumë edhe në gërhitje. Tymi i duhanit shkakton fryrjen e cipës së hundës dhe indeve të fytit dhe bllokimin e enëve të vogla të mushkërive.
Rregulli i gjumit: gjumi i shëndetshëm ndahet në dy etapa. Në etapën e pare është pjesa kur bimë të flemë dhe na vjen gjumi , kjo etapë mund të përsëritet disa here gjatë natës. Ndërsa gjumi REM është gjumi ku shihen shpesh ëndrrat. Nëse një person nuk bën gjumë të rregullt gjatë kohës së gjumit mund të shfaqen probleme serioze në frymëmarrje. Prandaj në këtë rast duhet të rregulloni gjumin dhe të flini të paktën 7,5 orë.
Problemet mjekësore
Nëse tek personi ka ndonjë element që shkakton bllokimin e hundës, gojës apo të mushkërive atëherë mund të ndikojë në zhvillimin e Apnesit të gjumit. Brenda problemeve të hundës hyjnë të gjitha llojet e alergjive dhe tharja e cila shkaktohet në fyt nga soba me dru. Në mes të faktorëve që bllokojnë fytin janë bajamet e mëdha, niveli i lartë i indeve yndyrorë dhe rritja e disa indeve të përziera pas fytit. Në këtë rast operacioni mund të ndihmojë në heqjen e pjesëve të padëshiruara dhe të tepërta.
Stili i jetesës para operacionit
Nëse gërhisni shumë dhe familja e të afërmit tuaj ankohen, duhet të analizoni me shumë kujdes listën e stilit të jetesës. Lërini disa zakone të këqija dhe bëni më shumë ushtrime. Nëse vazhdoni të gërhisni edhe pasi keni bërë ndryshimet, atëherë duhet të shkoni tek specialisti i rrugëve respiratore.
***
Disa metoda të vlefshme mjekësore për këtë sëmundje
Së pari: Pozicioni i shtrirjes, shtrirja në anë. Sipas studimeve mjekësore, gërhitja mund të pakësohet, madje të eleminohet nëse flini nga njëri krah. Përveç pozicionit të gjumit të shtrirjes në një anë, jastëku i duhur dhe cilësor mund t’ju ndihmojë për eleminimin e këtij problemi. Jastëku nuk duhet të jetë shumë i lartë e as i fortë, pasi mund të gërhisni edhe më shumë.
Së dyti: Qetësia para gjumit ju çlodh.
Së treti: Lënia e duhanit, pijeve alkoolike dhe medikamenteve të tjera stimuluese. Këto shkaktojnë lodhjen e muskujve, duke përkeqësuar frymëmarrjen e deri në bllokim të saj.
Së katërti: Rënia nga pesha. Personat mbipeshë janë më të prirur të gërhasin, prandaj ekspertët këshillojnë heqjen e kilogramëve të tepërt.
Së pesti: Heqja e mishit të huaj në hundë. Heqja e mishit të huaj në hundë mund të pakësojë dhe asgjësojë gërhitjen.
Së gjashti: Përdorimi i pajisjes për të penguar gërhitjen (Snore guard). Kjo është një pajisje që vendoset brenda gojës gjatë gjumit, dhe mund të garantojë një gjumë cilësor gjatë natës. Por, duhet të theksojmë se gjatë fazës fillestare të përdorimit të saj mund të keni pak vështirësi.
Së shtati: Gjuhën nxirreni përpara dhe shtrëngoni dhëmbët. Mundohuni të gërhisni. Nëse vëreni një gërhitje më të lehtë ka shumë mundësi që gjuha nxit gërhitjen. Pra gjuha dridhet dhe shkakton gërhitjen.
Së teti: Përdorni jastëkë më të lartë: kjo mënyrë ndikon në mbajtjen hapur të rrugëve të frymëmarrjes duke mbështetur qafën. Kështu fyti ngushtohet më pak. Dhe vlen derisa t’ju zërë gjumi.

Sunday, February 21, 2016

Lëkura e mollës, ideale si parfum dollapesh ose pastrues enësh


Mollët janë një ndër frutat më të mira për shëndetin, por në pjesën më të madhe të rasteve ne i konsumojmë ato pa lëkurë, më shumë për çështje higjienike. Jemi mësuar gjithmonë ta hedhim “mbulesën” e tyre pa menduar asnjëherë për faktin se ajo mund të përdoret për diçka tjetër në shtëpi dhe veçanërisht në kuzhinë, në mënyrë efikase dhe ekologjike.

Parfum për dollapët

Lëkura e mollës gjithashtu mund të thahet dhe të përdoret si aromatizues për dollapët. Ajo duhet të copëtohet në pjesë të vogla dhe sapo të forcohen, futini në një kuti kartoni. Raftet dhe tërë dollapët do të marrin aromën e tyre të mirë tipike. Kjo në fakt është një mënyrë origjinale aromatizuese e vjetër, ku shpikëse kanë qenë gjyshet tona.


Pastruese enësh

Lëkurat e mollës përmbajnë acide të cilat janë të afta për të larguar njollat e vështira nga enë të ndryshme. Sekreti është që mbulesën e frutës ta zieni për 30 minuta në ujë dhe më pas me të të lani sipërfaqet e papastra: në fund të “operacionit” gjithçka do të shkëlqejë.

Saturday, February 20, 2016

Këshilla për një gjumë të rehatshëm

Këshilla për një gjumë të rehatshëm


Stresi i shumtë dhe ritmet e çmendura, por edhe kequshqyerja, mund të shkaktojnë ndjenjën e ankthit që nuk na lejon të mbyllim sytë.Ja atëherë disa këshilla nga ana e ekspertëve:

1) Lëreni punën jashtë dyerve të shtëpisë ose të paktën nga ajo e dhomës së gjumit. Është mirë që të ndaloni së punuari dy orë përpara se të shkoni të flini. Pra, asnjë punë jashtë orarit pas darke.

2) Kini kujdes me atë çka hani. Një dietë e ekuilibruar ndihmon për të mos kryer shumë tretje fizike, duke e bërë edhe më të vështirë gjumin. Karbohidratet, perimet dhe produktet e qumështit duhen konsumuar me recetë.

3) Dedikohuni një aktiviteti çlodhës përpara se të shkoni në shtrat. Një klasik është leximi i një libri, por ka edhe nga ata që preferojnë të kënaqen për pak kohë me hobin e tyre, nëse konsiston në diçka që nuk kërkon sforcime fizike ose mendore të tepërta.

4) Pastroni mendjen nga mendimet: evitoni të shkruani lista të gjërave ose projekteve që duhet të bëni që në fillimin e ditës tjetër. Ka aktivitete që mund të bëhen që të nesërmen që në mëngjes, me “mendje të freskët”.

5) Bëni kujdes me ambientin në të cilin flini. Mbani një temperaturë jo shumë të ngrohtë. Ekspertët sugjerojnë mes 14 dhe 18 gradë, por jo më shumë se 20 gradë. Më pas zgjidhni një shtrat mjaftueshëm të gjerë dhe të gjatë, i cili ndihmon për të gjetur një pozicion të rehatshëm, falë edhe një jastëku, që me mbështetjen e duhur në qafë, përmirëson gjumin.

6) Mundohuni të mbani orare të rregullta. I ashtuquajturi “zgjimi biologjik” ndihmon për t’u zgjuar në të njëjtën orë, por edhe për të fjetur me më pak lodhje. Nëse shkohet në shtrat me vonesë, do të ishte mirë që të mos e vononit zgjimin, për të mos shkatërruar fizikun.

7) Përgjatë ditës, kërkoni të kaloni më shumë kohë, në ajër të pastër dhe nën rrezet e diellit. Kjo ndihmon për të rritur nivelin e melatonit në gjak, duke i dhënë ndjenja më të mëdha reaktiviteti. Në të kundërt, në mbrëmje, me rënien e melatonit, do të rritet ndjenja e lodhjes dhe bashkë me të edhe dëshira për të fjetur.

8) Bëni aktivitete fizike të rregullta. Sporti, më mirë nëse praktikohet tri herë në javë, ndihmon për të prodhuar në fizik substanca qetësuese, përveçse sjell lodhje fizike. Por aktiviteti, nuk duhet bërë përpara se të shkoni në shtrat, sepse trupi nuk ka kohë të kthehet në gjendjen e relaksit.

9) Kujdes me duhanin dhe alkoolin. Shumë studime kanë treguar se nikotina ka efekte negative te ritmet e gjumit.

10) Nëse vërtet nuk ia dilni të flini, më mirë çohuni! Në vend që të rrini në shtrat me sy të zgurdulluar, më mirë dedikohuni një diçkaje të kënaqshme dhe çlodhëse dhe të ktheheni në krevat në “momentin e duhur”.

Thursday, February 18, 2016

Vlerat ushqyese të peshkut

Peshku shpesh quhet ushqim për tru. Shkaku është se peshku përmban shumë selen, mineral i cili dukshëm ngrit disponimin.


Hulumtimet kanë vërtetuar se edhe mungesa e vogël e selenit çrregullon disponimin. I pasur në përbërës ushqimore thelbësorë, peshku është mjaft i dobishëm për shëndetin e njeriut dhe ai duhet përdorur sa më shpesh. Përveç kësaj, peshku është ushqim i shkëlqyeshëm për trurin, sepse është i pasur me omega 3, acide yndyrore, të domosdoshëm për funksionimin e trurit dhe zhvillimit të tij.
Këto yndyra të shëndosha i japin trurit fuqi të pabesueshme. Ushqimi i pasur me omega 3 acide yndyrore zvogëlon rrezikun nga çmendja, goditjes në tru (apopleksia), si dhe luan rol të madh në përmirësimin e kujtesës, veçanërisht duke u plakur.
Për zemër të shëndoshë dhe tru preferohet si ushqim peshku bile së paku dy herë në javë. Lososi, sardelet e peshku i kaltër, siç kanë treguar disa hulumtime, forcojnë përqendrimin dhe rrisin zgjuarsinë. Peshku ton ka hekur me shumicë. Por sidoqoftë, nuk duhet abuzuar më ngrënie masive dhe të vazhdueshme, ose peshqit duhet të jenë të ndryshëm, pasi shumë merkur sjell jo vetëm probleme kardiovaskulare, por ndikon në zhvillimin jo të mirë neurologjik të bebes në bark të nënës. Peshku përmban vitamina B, si vitaminën B6, e cila lufton aneminë, vitaminën D, që është shumë e rëndësishme për asimilimin e kalciumit, etj.
Ndërsa mëlçia e peshkut është e pasur me vitaminën A, antioksiduese, e cila është tepër e dobishme për sytë dhe lëkurën. Gjithashtu, te peshku gjenden edhe vitaminat B2, B12, PP. Vetëm peshqit e dhjamtë janë të pasur me Omega 3, e cila ka acide yndyrore të pangopura, dhe mbron zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare, ndryshe nga dhjami i mishrave, i cili përmban acide yndyrore të ngopura. Peshqit e dhjamtë kanë 6 përqind lipide dhe midis tyre janë ngjalat, sardelet, salmoni, toni, etj.
Vlerat ushqyese të peshkut
Peshku është një ushqim që na bën të jetojmë 100 vjet. Në një botë high-tech, ku shkenca dhe mjekësia ecën me hapa gjigantë, nuk është e vështirë të jetosh 100 vjeç, madje të bësh edhe një jetë të shëndetshme, nëse zbaton me përpikëri rregullat e domosdoshme për organizmin.
Vetëm kështu mundësitë për të jetuar “sa të duash” janë të mëdha. Sipas asaj që shkencëtarët thonë, ndër këto rregulla kryesore përfshihen stili i jetesës dhe ushqimet. Në të vërtetë nuk ka studim, sidomos ata që i “kushtohen” jetës së shëndetshme dhe jetëgjatësisë, që të mos përmendet peshku dhe perimet. Por jo vetëm kaq, peshku është edhe ushqimi më i dashur në recetat e dietologëve, duke e kaluar mishin pa asnjë vështirësi. I pasur me përbërës ushqimorë thelbësorë është mjaft i dobishëm për organizmin tonë, ndaj këshillohet të përdoret më shumë se tri herë në javë.

Peshku
Është partneri më i vjetër i verës, ilaçi më i mirë për shumë sëmundje dhe ushqimi i padiskutueshëm i darkave fisnike. Ndihmon në uljen e kolesterolit të keq në gjak, parandalon alzheimerin, çmendjen, forcon kockat dhe na bën më inteligjentë. Vaji i tij lehtëson qarkullimin e gjakut, përdoret në rastin e pezmatimit të nyjeve dhe në disa raste, mund të përdoren për trajtimin e ekzemës, migrenës. Në botë “jetojnë” më shumë se njëzetmijë lloje peshqish dhe pothuajse të gjithë përmbajnë proteina që asimilohen mirë. Ato përmbajnë aminoacide, shumë të domosdoshme për organizmin e njeriut, si isoleucina apo valina, që ndikojnë në formimin e muskujve apo të glutamines, që vepron kundër lodhjes. Peshqit përmbajnë shumë proteina, madje edhe më shumë se mishi (në 100 gramë peshk gjenden 27 të tilla).

Proteinat e vitaminat
Më të pasurit me proteina janë peshku ton dhe barbuni me 24 gramë. Vitaminat dhe proteinat janë të domosdoshme për sistemin nervor, muskujt dhe kockat. Po ashtu, ata përmbajnë kalcium, fosfor dhe jod i nevojshëm për prodhimin e hormoneve të tiroideve e mjaft i rëndësishëm për krijimin e embrionit të bebes, si dhe në moshën e pubertetit të fëmijëve. Por nuk duhen lënë pa përmendur edhe elemente të tjera si fluori, kobalti, magnezi, kaliumi, bakri, dhe seleniumi.

Në të gjendet edhe një sasi e madhe vitaminash, ku më e rëndësishmja është vitamina A, që vepron kundër dobësimit të shikimit në errësirë, vitamina D, e domosdoshme për forcimin e kockave dhe rakitizmit te fëmijët. Është e vërtetë se peshku përbën ushqimin kryesor për një numër të madh njerëzish që nuk e fusin fare në gojë mishin. Peshku përmban vitaminën B, si vitaminën B6, e cila lufton aneminë dhe vitaminat B2, B12. Peshqit gjysmë të dhjamtë, si peshku shpatë, barbuni, etj; kanë 2-6 përqind lipide, kurse ata pa dhjamë si koci, levreku, etj; kanë më pak se 2 përqind.
Disa njerëz nuk e hanë lëkurën e peshkut, edhe pse ajo është e payndyrshme, por është mjaft e pasur me Omega 3. Acidet yndyrore të pangopura të peshkut ndihmojnë për një energji të madhe fizike, shtojnë tonusin muskular dhe ndihmojnë për të ulur peshën e tepërt. Por ato janë të brishta, sepse oksidohen shpejt në ajër dhe në temperaturë të larte. Për t’i ruajtur vlerat e tyre është mirë që peshqit të gatuhen në avull. Sa më shumë që peshku është në moshë dhe me peshë të madhe, aq më shumë ai është i pasur me këto lloj acidesh.
Ilaçi i shumë sëmundjeve
Peshqit janë të pasur me Omega 3, ose ndryshe acide yndyrore të pangopura dhe mbrojtëse ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Janë pikërisht këto acide që ndihmojë të jesh energjik, të shtojnë tonalitetin e muskujve dhe të ulin peshën e tepërt. Por, ato janë edhe shumë delikate dhe shkatërrohen shpejt në temperatura të larta. Për të ruajtur vlerat e tyre është mirë të gatuhen në avull. Yndyrat e peshkut ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq LDL, duke ruajtur njëkohësisht kolesterolin e mirë HDL.

Brenda tij gjenden edhe acidet specifike DHA (acidi dekahekzaenoik), apo EPA (acidi ekozapentanoik) etj. Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit në Angli, pas vitesh të tëra studimi te njerëzit mbi 65 vjeç që konsumon vazhdimisht peshk rreth dy ose tri herë në javë, arritën në përfundimin se toni apo peshqit e pjekur në zgarë e pakësojnë rrezikun e vdekjeve nga problemet kardiake.
Po kështu, studimi më i fundit i bërë te gratë shtatzëna thanë se ngrënia e një sasie të konsiderueshme peshku gjatë 9 muajve të shtatzënisë (rreth 340 gramë në javë) ndikonte mjaft në inteligjencën e fëmijëve. Gratë që e kishin konsumuar vazhdimisht këtë produkt, jo vetëm që lindnin fëmijë më të zgjuar, por edhe kishin një shikim më të mirë. Nga ana tjetër, peshku këshillohet shumë gjatë periudhës së shtatzënisë, pasi këto gra kanë një nevojë shumë të madhe për hekur.

Dieta Mesdhetare

Si të mbroheni nga sëmundjet me dietën mesdhetare

Kur flasim për dietën mesdhetare, duhet të kemi parasysh vajin e ullirit, peshkun dhe zarzavatet. Dietologët thonë se, nga ndërrimi i dietës apo mënyrës së të ushqyerit me atë mesdhetaren, do të dilni gjithmonë të fituar.

Sidomos të rriturit që vuajnë nga sëmundje zemre dhe diabeti. Dieta mesdhetare është mbrojtëse edhe kundër disa llojesh kanceri dhe sëmundjeve neurologjike. Ja se çfarë duhet të bëni të përfitoni dobitë e saj:

  1. Rrisni konsumin e zarzavateve të stinës, jeshileve pak djegëse, kungullit, rrepa, panxhar, si dhe erëza të freskëta si borzilok, rigon, majdanoz, kopër, hudhra.

  2. Zëvendësoni mishin me peshk 3 herë në javë dhe fasule të paktën 2 herë.

  3. Zëvendësoni çdo lloj yndyre me vaj ulliri ekstra të virgjër.

  4. Konsumoni çdo ditë bukë të zezë dhe pothuajse çdo ditë fara dhe fruta të thata sidomos arra dhe bajame.

  5. E sigurisht mos harroni të konsumoni nga pak verë të kuqe në vend të llojeve të tjera të alkoolit

  6. Përpiquni t’i gjeni pune fizike vetes!

Maske me mandarina per fytyren

Keni lekure te thate? Gjeni shpetim me masken me manderina


Dimri eshte sezoni i agrumeve dhe pervec asaj qe jane te shkelqyeshem per shendetin, jane edhe per lekuren. Agrumet jane mjaft ideale per kujdesin e lekures, andaj kjo recete e thjeshte do te ishte zgjedhja e duhur per shpetimin nga thatesia e lekures.

Nga mandarinat largoni farat dhe shtrydhni lengun. Shtoni nje luge ajke dhe perzieni mire. Masken vendoseni ne fytyre dhe lereni te veproje per rreth 15 minuta. Me pas shperlani fytyren me uje te vaket. Pastaj vendosni kremin tuaj te preferuar hidratues.Kete maske mund ta perdorni 1 here ne jave per te permiresuar shendetin e lekures suaj dhe te siguroni hidratim per te cilin keni shume nevoje, sidomos ne stinen e dimrit




Monday, February 15, 2016

Eleminimi i zbokthit

Zbokthi është një defekt, të cilin askush nuk është i gatshëm ta përballoj. Ndonjëherë produktet specifike që ju mund të provoni qëllojnë të jenë shumë agresivë për flokët tuaj, veçanërisht nëse problemi është i vogël dhe i lokalizuar. Kujdes, mbani mend. Nëse ju keni flokë të lyera dhe zbokthi është shtuar më shumë se më parë mundohuni që para lyerjes tjetër t’i bëni një trajtim flokut tuaj në mënyrë që të keni nën kontroll lëkurën e flokëve tuaja.

Shpërlaji flokët me uthull
Shpërlajini me uthull flokët përpara se të përdorini shampon normale. Lërini flokët me uthull një minutë më pas lajini me ujë të ngrohtë dhe së fundmi vazhdoni me shampo. Mundohuni ta aplikoni këtë metodë çdo herë që lani flokët tuaj. Mund të provoni të bëni edhe të kundërtën e procedurës që përmendëm më lart. Nëse dëshironi në fillim lajini flokët me shampon normale dhe më pas mbani uthullën për një minutë, por procedura në fjalë bën që flokët të mbajnë më shumë aromë uthulle ndaj këshillohet më shumë metoda e parë. Uthulla jo vetëm që vepron kundër zbokthit, por ndihmon që flokët tuaj të jenë sa më të ndritshëm.

Lëng molle
Lëngu i mollës është një tjetër element që luan rol tejet të rëndësishëm në eliminimin e zbokthit. Duke bërë një përzierje me pjesë të barabarta mes uthullës dhe lëngut të thartë të mollës ju mund të arrini një rezultat që lë mjaft për të dëshiruar. Këtë përzierje shpërndaje mbi lëkurën e kokës dhe duke e mbajtur rreth 40 minuta si në rastin e aplikimit të maskave të tjera të flokut. Më pas lajini flokët me ujë të ngrohtë si edhe me shampon normale dhe mundohuni që t’i thani sa më mirë me peshqir. Kjo lloj përzierje ndihmon që flokët të qëndrojnë sa më të ndarë.

Përdorni “çaj nafte” kundra zbokthit (Tea Tree Oil)
Hidhni një lugë çaj në një gotë, ose në një enë çfarëdo, e cila është e mbushur me ujë të ngrohtë. Përzieni mirë këta dy përbërës dhe më pas mundohuni që të spërkasni flokët tuaj në çdo pjesë të lëkurës. Pasi ta keni aplikuar këtë përzierje mundohuni që të masazhoni lëkurën e flokëve tuaja për disa minuta rresht. Më pas lani flokët më ujë të ngrohtë dhe balsam, por kujdes mos i lani flokët dy herë brenda një dite, sepse nuk jep efektin e duhur mbi flokët tuaja. Tea Tree Oil mund të gjendet në farmaci, ajo është një bimë mjekësore, e cila luan një rol mjaft të mirë edhe për disa lloje të tjera infeksionesh. Ndihmon në kurimin e sëmundjeve infektive, ftohjes, puçrrave në fytyrë etj.

Çaj rozmarine
Çaji rozmarinë këshillohet të përdoret vetëm tek ata që kanë flokë të errëta, ndërsa për ata që kanë flokë me ngjyrë të hapur mund të bëjnë një përzierje të këtij medikamenti në fjalë së bashku me shampon normale që përdorin zakonisht. Për të gjithë ju që doni të aplikoni këtë përbërje përgatitni një enë me ujë dhe hidhni brenda saj tre deri në katër lugë çaj rozmarine dhe pas 24 orësh ju mund ta aplikoni këtë tek flokët tuaj sa herë që i lani ato.

Çaj me mente
Është e njëjta metodë përdorimi me atë të çajit rozmarinë, por brenda kësaj përbërje do të hidhni një grusht me gjethe nenexhiku të freskëta. Duhet të theksojmë që edhe ky ilaç mund të përdoret vetëm për ata që i kanë flokët e errëta.

Aspirina
Merrni tri tableta aspirine dhe hidhini në një shishe me ujë të nxehtë. Tundeni mirë deri sa të shkrihet e gjithë përbërja. Ky lloj ilaçi këshillohet të përdoret vetëm pasi të jetë ftohur përzierja në fjalë dhe sa herë që të lani flokët tundeni shishen në të cilën keni kryer përzierjen.

Sunday, February 14, 2016

QEPA


Qepa, vlerat e mbretëreshës së kuzhinës dhe disa sekrete për ta përdorur


Disa e urrejnë dhe disa e duan, disa e konsiderojnë si mbretëresha e kuzhinës dhe disa të tjerë e shohin si një torture, por e vërteta është se qepa zotëron cilësi shumë të mira për shëndetin tonë.
Bëhet fjalë për një nga perimet më të dobishme të kuzhinës, rreth se cilës, shkencëtarët e Universitetit të Katalonjës në Barcelonë kanë bërë një studim të hollësishëm.
Ata kanë analizuar të dhënat e qepës së bardhë dhe të verdhë, duke vënë re se qepa është në gjendje të parandalojë përhapjen e baktereve Bacillus cereus, Staphylocoçus aureus, Microcoçus luteus dhe Listeria monocytogenes, mikroorganizma që gjenden shpesh në ushqime.
Përbërësit fenolikë të qepës mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerogjene por kanë edhe aftësinë të ndihmojnë në një tretje të mirë. Sipas shkencëtarëve, për shkak të këtyre aftësive, qepa duhet të përdoret gjerësisht në ushqimet e konservuara si majoneza, margarina e shumë të tjera. Qepa njihet gjithashtu edhe si një perim me vlera ushqyese për shkak të përmbajtjes së mineraleve sodium, hekur, azot, silic dhe disa vitamina.
Sekretet
Kur konsumojmë ushqim të shpejtë, gjithmonë i themi jo qepës. Por pavarësisht erës jo dhe aq të këndshme që lë pas,do të ishte më mirë të hiqnim diçka tjetër nga sanduiçi për të lënë aty perimen djegëse.
Qepa përdoret gjerësisht në sallata dhe gjellë për t’u shtuar atyre shijen, por ka edhe plot efekte pozitive në shëndetin tonë. Qepët ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe këshillohet të përfshihet në dietën ushqimore të personave që vuajnë nga diabeti.
Qepa ndihmon edhe në uljen e nivelit të kolesterolit të ke. Nqë vend të ilaçeve me efekte të shumta anësore, ata që duhet të bëjnë kujdes me kolesterolin mund të konsumojnë qepë, duke e zgjidhur problemin brenda disa ditëve.
Qepa eliminon parazitët. Bakteret e dëmshme që hyjnë në trupin e një njeriu normal treten në organizëm, me ndihmën e qepës.
Qepa ndikon pozitivisht te astma bronkiale dhe pagjumësia. Ajo ka në përbërje squfur dhe kuercetinë, dy antioksidantë që reduktojnë efektin e toksinave në trup. Qepët janë të pasura me vitaminat A dhe B si dhe minerale si potasium, kalcium, fosfor, selen dhe sodium.
Varieteti i kuq i qepës është i njohur për vetitë e theksuara antibakteriale. Nëse përtypim qepë të freskët për tre minuta, eliminojmë të gjitha bakteret në gojën tonë.
Gjithashtu, qepa mban në nivele normale qarkullimin e gjakut, duke parandaluar mpiksjen. Hollimi i gjakut zvogëlon mundësitë e goditjes në zemër apo tru.
Në rastet e ftohjes, një gotë me lëng qepe e përzier me mjaltë është një ilaç i vërtetë.
Një përdorim tjetër i qepës është ai për qëllime kozmetike. Mund të habiteni, por një përzierje e uthullës së bardhe me lëngun e qepës zgjidh problemin e puçrrave në lëkurë.
Efektet e tjera
Përveç vendit të parë që mban qepa në çdo gatim kuzhine, ka edhe një tjetër virtyt. Qepa, sidomos në shtresën e parë të saj, ka fibra dhe flavonoide të cilat mbrojnë organizmin nga sëmundjet kardiake, diabeti, dhe benefiti më i madh i saj është kundër tumorit të zorrës së trashë tek meshkujt dhe tek femrat.
Studiuesit e universitetit spanjoll zbuluan këtë benefit të qepës për organizmin dhe ata rekomandojnë se qepës, kur konsumohet nuk duhet t’i hiqet shtresa e parë e saj. Edhe pse shtresa e parë e qepës duket e vështirë për tu tretur, ajo mund të gatuhet shumë mirë përmes furrës.
Qepa gjithashtu, pastron dhe detoksifikon organizmin. Sipas studiuesve spanjollë, mbretëresha e tavolinës, qepa, sidomos koka e saj është e pasur me fruktans, një substancë kimike probiotike e cila mban në ekuilibër florën bakteriale të zorrëve dhe komponimet e squfurit.
Ky ekuilibër është efikas në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Qepët gjithashtu janë efikase edhe për dietë, sepse ndihmojnë në metabolizimin e yndyrnave dhe kanë pak kalori.
Shëndeti i syve
Organizmi ka nevojë për vitaminë A për prodhim të rodopsinës, proteinës në sy që u mundëson receptorëve të retinës që të thithin dritën. Personat, ushqimi i të cilëve nuk përmban sasi të mjaftueshme të vitaminës A mund të zhvillojnë verbërinë e natës dhe çrregullim të tjera të shikimit, duke përfshirë edhe ulcerat e kornesë. Një qepë e re përmban 24 mikrogramë vitaminë A në formë të provitaminës A, e cila në organizëm shndërrohet në retinol, formën aktive të vitaminës. Kjo sasi e vitaminës A e plotëson për 3.4 për qind nevojat ditore për femrat dhe për 2.6 për qind për meshkujt. MST/ Shëndeti i zemrës Vitamina A dhe C, që mund të gjenden në gjërat ushqimore siç është qepa e re, kanë karakteristika të forta antioksiduese. Kjo do të thotë që këto vitamina mund të parandalojnë dëmtimet e indeve qelizore të shkaktuara nga ndikimi i radikaleve të lira. Ushqimet e pasura me gjëra ushqimore me nivel të lartë të antioksiduesve, para së gjithash pemët dhe perimet, lidhen me rrezik të reduktuar nga sëmundjet e zemrës. Vitamina C, gjithashtu, mund të ndihmojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut, gjë që më pas mund ta reduktojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Imuniteti
Studimet zbulojnë se qepa e re është burim i pasur me fitokimikale, veçanërisht me flavonoide, siç janë kvercetina dhe antocianet. Këto dyzime konkrete janë, në fakt, substanca natyrore kimike të cilat i përmbajnë bimët, e ato mund ta përmirësojnë imunitetin. Përveç kësaj, studimet zbulojnë që flavonidet gjithashtu mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit me eliminimin e kuantin oksidazës, enzimës që prodhon radikale të lira.
Shëndeti i eshtrave
Vetëm një qepë e re përmban rreth 20 mikrogram vitaminë C. Kur bëhet fjalë për nevojat e femrave për këto vitamina, një qepë e re përmban 22 për qind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës K dhe 2.1 për qind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C. Te meshkujt plotëson për 16 për qind nevojat për vitaminë K dhe gati 2 për qind të nevojës për vitaminë C. Të dy vitaminat janë të rëndësishme për rritjen, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e forcës dhe shëndetit të eshtrave. Nëse në ushqimin tuaj nuk ka sasi të mjaftueshme të këtyre vitaminave, rriten gjasat nga zhvillimi i osteoporozës dhe përqindja më e lartë e thyeshmërisë së eshtrave.

Saturday, February 13, 2016

Mjekesia Popullore: 10 pijet bio më të dobishme për organizmin e njeriut

Mjekesia Popullore: 10 pijet bio më të dobishme për organizmin e njeriut

10 pijet bio më të dobishme për organizmin e njeriut


Pothuajse çdo kompani me emër që prodhon çajra, lëngje të ndryshme, etj; e konsiderojnë si shumë të rëndësishme që t’i etiketojnë produktet e tyre si produkte që përmbajnë “antioksidantë” edhe pse shumica e njerëzve nuk e dinë se çfarë do të thotë kjo në të vërtetë. Antioksidanti është një emër përmbledhës për elementet që janë të afta të luftojnë radikalet e lira. Radikalet e lira vetë përfaqësojnë molekula speciale të afta për të shkatërruar molekulat e tjera si madje dhe qelizat e trupit. Ato normalisht supozohen se luftojnë viruset dhe bakteret duke marrë pjesë në prodhimin e hormoneve dhe proceseve të tjera jetësore. Gjithsesi, sasia e radikaleve të lira rritet dhe sa më shumë vite kalojnë, trupi bëhet më pak i aftë që t’i kontrollojë ato dhe radikalet fillojnë të mbysin trupin nga brenda. Shumë sëmundje të rrezikshme që përfshijnë kancerin, artritin, sëmundjen e zemrës dhe ulcerës si dhe shumë sëmundje të tjera, duke përfshirë këtu dhe procesin e zhvillimit iu atashohet radikaleve të lira sipas mjekëve. Antioksidantët mund t’i mbrojnë njerëzit nga këto probleme. Vitaminat A, C, E si dhe disa nga elementet si zinku, seleniumi, glutathioni dhe disa të tjera janë të kategorizura si anti-oksidante. Anti-oksidanti më i fortë, më potent nga të gjithë të përmendur deri tashti, konsiderohet nicotinamid adenine dinucleotide (nicotinamidi i adeninës së dinucleotidës) në formën e reduktuar si koenzim I, i njohur si ENADA. Shkencëtarët e përdorin këtë direktivë për punën e tyre për të formuluar edhe listën e pijeve më të dobishme në të gjithë botën.
Lëngu i shegës
Nga mbledhja e gjithë elementëve të përmendur më sipër, ky lloj lëngu përmban edhe kalcium, fosfor, magnez, hekur dhe natrium. Është një lëng me dobishmëri shumë të lartë për sistemin kardiovaskular. Megjithatë, kjo lloj pijeje nuk rekomandohet për personat që vuajnë nga ulcera apo aciditeti. Lëngu i nxjerrë nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes së lëngut të shegës, aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve. Ai përdoret me sukses edhe në sëmundjet e zorrëve dhe mënjanon helmet e organizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në luftimin e paraziteve që zhvillohen në zorrë.
Vera e kuqe
Kjo pije njihet për aftësitë e saj për të parandaluar zhvillimin e sëmundjeve të kancerit. Shumë specialistë të dietave rekomandojnë marrjen e 30 gramëve verë të kuqe për të shoqëruar ushqimin e përditshëm. Vera e kuqe, në veçanti Kaberneti dhe Merloti, kanë veti antimikrobike që mbrojnë nga intoksikimet ushqimore, të shkaktuara nga agjentë patogjenë që ndodhen te ushqimet si te bimët ashtu dhe te mishrat, që shpesh janë shkaktarë të helmimeve gjermane.
Lëngu i qitros
Kjo pije përmban shumë grupe të vitaminës B, të cilat janë më se të mira për flokët dhe thonjtë, po ashtu përbëhet dhe nga acidi askorbik i cili lufton mikrobet. Për më tepër lëngu i qitros lejon forcimin e memories, lufton kancerin e gjirit dhe ndihmon në elasticitetin e lëkurës.
Lëngu i manaferrave
Manaferrat njihen për aftësinë e tyre për të zmadhuar shikimin dhe për të luftuar diarrenë. Kjo lloj manaferre lufton njëkohësisht edhe diabetin, qelbëzimin e bajameve, si dhe ruan rininë e gjithë trupit.
Lëngu i qershisë
Ky lëng përmban vitaminën A, një vitaminë kjo shumë e nevojshme për dhëmbët edhe sytë, hekurin si dhe vitaminën C, e cila lufton infeksionet. Ky lloj lëngu gjithashtu lufton edhe rrezikun nga sëmundjet e kancerit.
Lëngu i akacies
Ky frut përmban një pigment special barishtor që lubrifikon lëkurën dhe parandalon plakjen. Përmbajtjet e tjera të këtij fruti janë edhe disa lloje acidesh shumë të dobishme për normalizimin e sistemit nervor të trurit.
Boronica e kuqe
Ky lëng ndihmon në uljen e temperaturave të larta trupore dhe ruan atë normale. Ky lloj lëngu gjithashtu lehtëson trupin nga toksinat. Boronica e kuqe është një aleate e mirë për parandalimin e cistiteve (infeksioneve urinare) të shpeshta dhe për të përmirësuar terapinë me antibiotikë në rast se sëmundja është shfaqur. Efektet dobiprurëse i atribuohen pranisë së proantocianidineve (PAC), një element specifik për boronicën, e cila pengon bakteret patogjene të dëmtojnë mukozën e rrugëve urinare, duke evituar në këtë mënyrë zhvillimin e infeksionit. Cistiti është një patologji shumë e përhapur dhe është mjaft e lartë frekuenca te gratë, sidomos atyre që janë seksualisht aktive. Shkaku kryesor është një infeksion i tipit bakterial, por ndonjëherë, megjithëse më rrallë, mund të shkaktohet nga trauma, alergji apo situata të uljes së sistemit imunitar.
Lëngu i portokallit
Ky lëng rrit rezistencën e trupit kundrejt gripit, heq lodhjen, si dhe aktivizon funksionet e trurit dhe forcon venat e gjakut. Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut.
Çaji
Lloj i tij nuk ka rëndësi, por në këtë klasifikim nuk bëhet fjalë për çajin e shisheve që blihet në markete. Çaji i zier lufton sëmundjet e zemrës, si dhe një sërë infeksionesh të ndryshme. Një rol të rëndësishëm që luajnë çajet është dhe për lehtësimin e sëmundjes së sheqerit. Kjo sëmundje karakterizohet nga çrregullimi në këmbim të karbohidrateve, si pasojë e pamjaftueshmërisë së prodhimit të insulinës.
Lëngu i mollës
Molla është sinonim i vitalitetit dhe shëndetit. Ky lëng për kurim mund të përdoret për sëmundjet e fshikëzës, sëmundjet e veshkave si dhe mëlçisë. Vitamina C dhe betakaroteni që ky lëng përmban, kanë shumë ndikim pozitiv në shëndetin tonë.

Burimi: www.tiranaobserver.al 

Friday, February 12, 2016

Kremi natyral per heqjen e poreve



Poret jane nje nga problemet me te shpeshta te lekures dhe jane me te veshtirat per tu trajtuar dhe per tu zhdukur. Megjithese ekzistojne shume kremera kozmetike qe mund te ndihmojne ne eleminimin e tyre, ato kushtojne shume dhe nuk rezultojne shume efektive. Ne kete artikull do t'iu paraqesim nje krem me perberes natyral qe mund ta beni vete ne shtepi.


Perberesit: 1/4 filxhan gjalpe kakao, 1/4 filxhan vaj ulliri ekstra te virgjer, 1 luge caj mjalt i paperpunuar, 3-4 pika vaj esencial livandoje.

Procedura e pergatitjes: Shkrini gjalpin e kakaos dhe shtoni vajin e ullirit, mjaltin dhe vajin e livandos. Lereni perzierjen ne frigorifer per 20 minuta (jo ne ngrirje). Perdoreni kremin cdo mengjes dhe cdo mbremje.
Pas dy javesh do te vereni rezultate te dukshme ne fytyren tuaj.


Burimi: www.shendeti.com.al

Wednesday, February 10, 2016

Hepatiti A dhe parandalimi

Hepatiti A është një sëmundje e mëlçisë. Fjala hepatit do të thonë inflamacion (pezmatim) i mëlçisë. Inflamacioni është një ënjtje e dhimbshme që e cila vjen si pasojë e ndonjë dëmtimi ose infektimi të indeve të organizmit. Inflamacioni mund të bëjë që organet të mos funksionojnë si duhet.

Si mund të merret hepatiti A?

Ju mund ta merrni hepatitin A përmes kontaktit me fecesin e ndonjë personi të infektuar. Ju mund të prekeni nga hepatiti edhe nëse:


Keni ngrënë ushqime të bëra nga ndonjë person i infektuar i cili nuk i ka pastruar duart e tij/saj pasi ka përdorur tualetin
Keni pirë ujë të papastër ose keni ngrënë ushqime të lara me ujë të papastër
Keni futur në gojë një gisht ose objekt që ka lënë në kontakt me jashtëqitjen e ndonjë personi të infektuar
Keni kontakte të afërta personale me një individ të infektuar, si për shembull përmes seksit ose nëse kujdeseni për ditë që është i sëmurë (duhet ta ushqeni, ta pastroni; të jeni në kontakte me të).
Ju kurrë nuk mund ta merrni hepatitin A nëse:

Dikush ka teshtirë ose kollitur në ju
Nëse jeni ulur afër ndonjë personi që ka hepatiti A
E keni përqafuar ndonjë person të infektuar.

Parandalimi
Si të shmangni prekjen nga hepatiti A?

Ju mund ta parandaloni prekjen nga hepatiti A duke marrë vaksinën e hepatitit A. Vaksinat janë ilaçe të cilat parandalojnë që ju të prekeni nga sëmundja. Vaksinat e mësojnë organizmin të sulmojë mikrobe specifike. Vaksinat e hepatiti A jepen përmes dy injektimeve. Injektimi i parë merren gjashtë deri në 12 muaj pas injektimit të parë. Të dyja injektimet janë të nevojshme për të qenë plotësisht të mbrojtur nga virusi.

Të gjithë fëmijët duhet të vaksinohen dhe duhet ta marrin vaksinën e parë më së voni në muajin e 12-të. Diskutoni marrjen e vaksinës së hepatiti A me pediatrin e fëmijës tuaj.

Të rriturit që janë në rrezik më të shtuar për t’u prekur nga hepatiti A dhe njerëzit me sëmundje kronike të mëlçisë po ashtu duhet të vaksinohen.

Nëse udhëtoni në vende ku hepatiti A është i shpeshtë, preferohet t’i merrni injeksionet para se të shkoni. Nëse nuk mund ta merrni injeksionin para se të udhëtoni, atëherë merreni të parin sapo të ktheheni nga udhëtimi. Shumica njerëzve fitojnë një lloj mbrojtje brenda dy javësh pas vaksinës së parë.

Ju mund ta mbroni veten dhe të tjerët nga hepatit A nëse:

Gjithmonë i pastroni duart me ujë të nxehtë dhe me sapun pasi të keni përdorur tualetin ose keni ndërruar pelenat dhe para se të përgatitni ushqim dhe të hani
Përdorni ujë të ambalazhuar për pije, për të ngrirë copëza akulli, dhe për të larë pemët dhe perimet kur jeni në ndonjë vend të pazhvilluar ose me shkallë të lartë të hepatitit A.
Çfarë të bëni nëse dyshoni se jeni ekspozuar ndaj virusit të hepatitit A?

Vizitoni mjekun tuaj dhe testohuni nëse keni qenë të ekspozuar ndaj virusit të hepatiti A. Një ilaç i quajtur imunoglobulina e hepatitit A mund t’ju mbrojë juve të mos sëmureni nëse ju e merrni atë shumë shpejt pas ekspozimit ndaj virusit të hepatiti A.

Gjërat që duhet t’i mbani mend!

Hepatiti është sëmundje e mëlçisë që shkaktohet nga virusi i hepatitit A.
Çdokush mund të preket nga hepatiti A, por disa njerëz janë në rrezik më të rritur.
Ju mund ta merrni hepatitin A përmes kontaktit me fecesin (jashtëqitjen) e një personi të infektuar.
Hepatiti A mund të shkaktojë simptoma të lehta, të ngjashme me ato të gripit.
Hepatiti A zakonisht përmirësohet vetë pa trajtim.
Ju mund të mbroheni nga prekje me hepatit A duke marrë vaksinën e hepatitit A.
Vizitoni menjëherë mjekun nëse mendoni se keni qenë të ekspozuar ndaj virusit të hepatiti A.

ABC-ja e ushqimeve, recetat e mjekësisë popullore për të luftuar sëmundjet në tryezë

Ananasi për të luftuar të gjitha problemet me shëndetin
Ananas për tretjen…
Ananasi është një frut që lehtëson dhimbjen e kockave, është i shëndetshëm për zemrën, lufton tumoret, shërben kundër celulitit, na ndihmon kundër gripit dhe të gjitha këto falë përmbajtjeve të tij magjike. Ananasi ka një përbërje që quhet bromelin e cila ndihmon shumë për tretjen. Këtë efekt e gjejmë edhe tek kivi.
Forconi imunitetin me ananas
Përmbajtja e lartë e vitaminës C, ndihmon trupin të largojë radikalet e lira, të cilat shkatërrojnë qelizat normale. Për këtë thuhet se ananasi është një frut që lufton kancerin. Nga studimet rezulton se radikalet e lira nxisin shfaqjen e arteriosklerozës dhe dhimbjet e zemrës, shkatërrojnë qelizat e zorrës së trashë duke çuar në tumor, si dhe kontribuojnë në dhimbjen e kyçeve si dhe në artriti. Pra marrja e dozës ditore të vitaminës C, nëpërmjet ushqimit duket se largon të gjitha këto efekte që vijnë nga radikalet e lira në trup. Për më tepër, vitamina C ka rëndësi jetike për forcimin e sistemin imunitar, i cili lufton infeksionet gripin dhe virozat.
Ananasi është një burim i shkëlqyer i manganit dhe tiaminës.
Mangani është një element i rëndësishëm për një metabolizim korrekt të sheqernave në organizëm. Studimet kanë treguar se mangani lufton depresionin.
Ananasi mbron sytë
Të gjithëve ne na u është thënë që të vegjël se karotat janë të mira për shëndetin e syve, dhe shumë nëna të reja ua japin fëmijëve të tyre. Karota është një perime e mirë për sytë, ndërsa ananasi është një frut edhe më I se karota për shëndetin e syve. Nga një studim i publikuar në një revistë të njohur amerikane për shëndetin thuhet se konsumimi i 3 racioneve ananans çdo ditë ndihmon në parandalimin e humbjes apo zbehjes së shikimit.
Në një studim ku morrën pjesë mbi 110 mijë gra dhe burra, studiuesit arritën në përfundimin se frutat dhe perimet; vitamina A, C, dhe E; si dhe karotenoidet përmirësojnë shikimin dhe parandalojnë të gjitha dëmtimet që kanë të bëjnë me sytë. Megjithatë ata theksuan se të gjitha këto i gjejmë tek ananasi prandaj konsumi i tij i përditshëm është i nevojshëm. Shtoni ananas në kosin me fruta të përgatitur në shtëpi apo në smoothien e mëngjesit. Gjithashtu mund të shtoni ananas në sallatën me karota.
Këshilla për përdorimin e ananasit
Ananasi mund të përdoret në shumë gatime, por më ideal do të ishte i prerë në copa të vogla në formë sallate apo edhe në formë smoothie. Kur shkoni në supermarket për të blerë ananas duhet që fruti të jetë i freskët dhe kjo gjë dallohet tek gjethet e tij. Ato nuk duhet të jenë të zverdhura, por në ngjyrë jeshile të errët. Në sajë të përbërësve të tij ananasi vepron në organizëm për të larguar toksinat, për të shkarkuar ujërat e tepërta në organizëm etj. Ai gjithashtu lufton të gjitha format e celulitit, edemat etj. Studimet kanë treguar se sa më shumë ta ruash ananasin pas prerjes aq më shumë i shtohen elementët yshqyes. Por ai do ruajtur në frigorifer, i mbyllur hermetikisht, pasi vitamina C nëse ka kontakt me oksigjenin humb vetitë e saj. Mund të përdorni një tas sallate me ananas, ruajeni në frigorifer dhe mund ta konsumoni gjatë gjithë javës.
•Kombinojeni ananasin me karkaleca deti, shtojini pak xhenxhefil dhe vaj ulliri. Shtrati i këtij miksi të jetë një fletë sallate për më shumë ngjyrë.
•Përgatitni me ananas kosin për ju dhe familjen tuaj
•Ananasi mund t’u shtohet dhe sallatave me fruta tropikale, kryesisht atyre që përmbajnë papaya, kivi dhe mango.
Maskë me ananas për rigjenerim lëkure dhe kundër celulitit
Aplikojeni maskën me ananas një herë në javë për lëkurën e fytyrës apo në zonat ku keni celulit. Ananasi ndihmon në mbylljen e poreve dhe në rigjenerimin e lëkurës, përbërja e tij bromelin largon qelizat e vdekura nga lëkura.
1. Priteni në copa dhe vendoseni në mikser.
2. Shtoni 3 lugë vaj ulliri cilësor
3. Shtojini përzierjes një lugë mjalt dhe lëreni të miksohet deri sa të krijohet një masë. Mjalti redukton rrudhat, ul enjten dhe largon aknet po ashtu ndihmon edhe për zhdujkjen e rrathëve poshtë syve.
4. Përpara maskës lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe thajeni mirë. Aplikoni maskën dhe lereni për 15 minuta. Shplajeni fytyrën përsëri dhe thajeni me peshqir. Menjëherë do të shihni ndryshimet në lëkurën e fytyrës suaj.
Vlerat
Ananasi është një frut tropikal dhe ka një shije shumë të veçantë.
Vlerat ushqyese (165.00 gramë)
vitaminë C 131.4% (burim i shkëlqyer)
magnez  76.5% (burim i shkëlqyer)
fibra 9.2%
vitamin B6 9%
bakër 9%
vitamin B1 8.6%
folate 7.4%
kalori (82) 4%
Shkencëtarët: Kosi ul rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit 2
Kërkuesit nga Kembrixhi bënë të ditur se sipas studimeve kosi mund të ulë riskun e prekjes nga diabeti i tipit 2. Artikulli i publikuar në revistën “Diabetologia”, tregon se sa më shumë kos të konsumoni aq më shumë ulet risku (deri në 28%) i prekjes nga diabeti i tipit 2. Në këtë studim morën pjesë 4,255 persona, tek të cilët regjistrohej çdo gjë që ata konsumonin gjatë ditës. Personat të cilët kishin konsumuar më shumë kos, kishin 24% më pak mundësi të prekeshin nga diabeti, krahasuar me ata të cilët nuk kishin konsumuar kos. “Nga ky studim del se ka ushqime të veçanta luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e diabetit të tipit 2,” tha një prej studiuesve, duke shtuar se kosi mund t’i shërbejë mbarë organizmit.
***
Banania dhe problemet që trajton ajo
Bananet janë shumë të rëndësishme në përdorimin kundër hemorragjisë cerebrale, po ashtu ato ulin tensionin e lartë, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnë kundër diarresë. Në qoftë se vuani nga tensioni i lartë duhet të mendoni gjithmonë, për këtë frut tropikal. Dielli është ai që ngre tensionin, ndërsa banania bën të kundërtën e tij. Studimet tregojnë se banania është frut shumë i pasur me kalium, dhe si e tillë ajo ndihmon në uljen e rrezikut të hemorragjisë cerebrale. “Dy deri tre banane në ditë janë optimale”, thotë David Young. Banania mbron stomakun, pasi arrin të bllokojë bakteriet që mund të jenë aktive në të.
***
Mishi i kuq VS mishi i bardhë
Njerëzit që konsumojnë tepër mish të kuq dhe mish të përpunuar kanë më shumë gjasa të preken nga sëmundja e kancerit dhe sëmundjet e zemrës se sa personat që nuk konsumojnë mish të kuq, sipas një studimit amerikan. Në studim morën pjesë mbi 500 mijë persona të moshës 50-71 vjeç, studim i cili nisi në vitin 1995. Rezultatet treguan se ata të cilët konsumuan porcione të larta të mishit të kuq, rreth 127.6 gramë në ditë kishin 30% më shumë shans për të vdekur në 10 vitet e ardhshme, kryesisht nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Mishi i përpunuar shton gjithashtu rrezikun. Nga ana tjetër, ata të cilët konsumuan sasi më të larta të mishit të bardhë kishin rrezik më të ulët për sëmundje, veçanërisht rrezik më të ulët për sëmundjet e zemrës dhe të kancerit. Reduktimi i sasisë së mishit të kuq dhe atij të përpunuar do të kontribuonte në ruajtjen e shëndetit dhe në shpëtimin e jetës, thonë studiuesit. Mishi i kuq përfshin mishin e viçit, të derrit, proshutën, hamburgerët, kremviçet e derrit, filetot e viçit etj. Ndërsa mishi i bardhë përfshin mishin e gjelit të detit, peshkun, mishin e pulës etj. Mishi i përpunuar, pavarësisht i bardhë apo i kuq përfshin mishin e thatë ose atë të tymosur si proshutat, kremviçet e pulës etj.
***
12 fakte që duhet t’i dini për shegën, ja çfarë kuron
Shega është një frut që është përdorur që nga koha e Hipokratit. Mjekësia tradicionale përdor lëkurën, gjethet dhe farat e saj për të luftuar diarrenë, dizenterinë kronike dhe plagët. Farat e pabëra përdoren për temperaturën, ndërsa të pjekurat për kollën. Në Romën Antike, ajo ishte e njohur për cilësitë kozmetike të saj. Kleopatra përdorte lëngun e saj në fytyrë, në flokë dhe në thonj.
12 fakte mbi shegën:
1. Shega njihet si simbol i pjellorisë dhe i fatit të mirë
2. Brenda një shege ka rreth 800 kokrra të vogla ngjyrë të kuqe
3. Lëngu i shegës shton prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe zvogëlon ngarkesën kardiake.
4. Ideale për fëmijët e vegjël që kanë kollë dhe temperaturë.
5. Lëngu i shegës është ideal për flokët, lëkurën dhe thonjtë falë përbërësve që ka
6. Shega është e mbushur me antioksidantë
7. Parandalon kancerin e mushkërive, të prostatës, të gjirit, gjithashtu diabetin, osteoporozën, etj.
8. Studimet e fundit tregojnë se konsumi i një shege si lëng rrit dëshirën seksuale.
9. Lëngu i shegës shuan etjen, hap oreksin dhe kthjellon mendimet
10. Shega redukton rrudhat në fytyrë dhe i jep freski asaj
11. Lëngu i shegës ka 3-4 herë më shumë antioksidantëve se rrushi i zi, çaji jeshil dhe vera e kuqe.
12. Është shumë e pasur me kalium, hekur dhe vitaminat A,C dhe E.
***
Sëmundjet që lufton panxhari
Panxhari është një perime që ka përmbajtje të lartë acidi folik, kalium, kalcium dhe antioksidantë betacyanin, që i jep dhe ngjyrën. Lëngu i panxharit të kuq përmban sheqer natyral, jod, bakër dhe vitaminë B1, B2, C dhe bioflavonoide. Disa praktikues të mjekësisë holistike besojnë se kombinimi i lëngut të panxharit me lëngje të tjera si karotë, mollë dhe trangull është një mënyrë e shkëlqyer për pastrimin dhe shëndetin e veshkave dhe tëmthit. Panxhari është një bimë e mrekullueshme për shtimin e energjisë dhe ndihmon në luftën e organizmit kundër kancerit. Ai ka përmbajtje të lartë nitratesh, llogaritet rreth 20 herë më shumë se çdo perime tjetër. Dobitë dhe vlerat e panxharit në luftën kundër kancerit janë të njohura tashmë falë shumë studimeve të fundit, të cilët kanë arritur në përfundimin se nitratet ulin tensionin e gjakut. Po ashtu panxhari ul shkallën e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare me 10-20%.
*****
7 përfitimet e shurupit të panjës
Shurupi i panjës është një superushqim që përmban mineralet më të rëndësishme dhe vitaminat. Prodhohet nga panja dhe bëhet i ëmbël pasi zihet. Ky shurup përmban një sasi të lartë oksalatesh dhe purinë. Gjithashtu mineralet si mangan dhe zink.
1. I mbushur në antioksidantë
Përmban minerale si mangan dhe rrit energjinë e trupit. Përmban antioksidantë që ndihmojnë trupin të eleminojë radikale te lira. Këto radikale janë tepër të dëmshme për indet dhe pjesë të tjera të trupit. Shurupi i panjës ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit të keq në gjak. Antioksidantët ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve. Shurupi i panjës përmirëson qarkullimin e gjakut në arterie.
2. Mbron shëndetin e zemrës
Mangani është një mineral që ndihmon në reduktimin e dëmtimit në organizëm nga radikalet e lira. Gjithashtu parandalon arteriosklerozën.
3. Forcon sistemin imunitar
Prezenca e zinkut dhe manganit ndihmon në forcimin e sistemit imunitar, dhe mbron shëndetin e qelizave të bardha të gjakut. Qelizat e bardha të gjakut janë qeliza mbrojtëse, pra ndihmojnë në mbrojtjen e trupit duke rritur shtimin e antitrupave. Mungesa e zinkut çon në dobësimin e imunitetit. Ai ndihmon në formimin e qelizave të bardha të gjakut në trupin tonë duke forcuar imuitetin.
4. Ka veti antikanceroze:
Prezenca e antioksidantëve ndihmon në reduktimin e disa tipeve të kancerit si atij të prostatës, të vezoreve dhe të stomakut. Parandalon përhapjen e qelizave tumoriale në trup dhe bllokon gjenet që janë përgjegjëse për kancerin.
5. Të dobëson:
Përmban një sasi të ulët kolesteroli dhe yndyrnash, kështu që konsumi i përditshëm i këtij shurupi ndihmon në ruajtjen e peshës mesatare të një individi si dhe parandalon shëndoshjen.
6. Mban të shëndetshëm sistemin e tretjes
Shurupi i panjës përmban një sasi të konsiderueshme yndyrnash që ndihmojnë në pastrimin e brendshëm të sistemit tretës, duke mbajtur zorrët të shëndetshme dhe sistemin tretës në tërësi
7. Ruan mukozën e gojës
Zinku ndihmon në ruajtjen e funksionit të mukozës në zorrë dhe gojë, duke parandaluar nga sëmundjet e mukozës.
****
6 perimet që kanë edhe proteina
Proteinat nuk gjenden vetëm tek produktet shtazore, por edhe tek ato bimore. Proteinat i nevojiten organizmit për ndërtimin e masës muskulore, për ruajtjen e flokëve, thonjve lëkurës etj. Ja disa nga perimet që përmbajnë proteina për të gjithë ata që nuk pëlqejnë mishin.
Bizelet
Bizelet përmbajnë shumë proteina dhe ndihmojnë për formimin e masës muskulore. Gjithashtu ato ndihmojnë shumë kundër stresit falë sasisë së magnezit që përmbajnë. Përdorini ato në supë apo në gatime të tjera.
Spinaqi
Për të gjithë ju që nuk e dinit.. spinaqi nuk përmban vetëm hekur, ai përmban edhe proteina gjithashtu.
Patatja e pjekur
Patatja përmban karbohidrate, proteina dhe vitamina. Megjithëse mund të duket e çuditshme, po një studim i fundit ka zbuluar se patatet kanë më shumë vlera ushqyese sesa konsumi i një bananeje, brokoli, apo avokadoje. Hulumtuesit janë shprehur se njerëzit gabojnë kur heqin dorë nga patatet për shkak të karbohidrateve (sheqerit në formë amidoni). Patatja ka vitaminë C më shumë se në 3 avokado së bashku.
Brokoli
Brokoli nuk përmban vetëm fibra por është dhe një burim i mirë proteinash.
Lakra e brukselit
Këto lakra të vogla janë superyjet e ushqimeve: Ato kanë në përmbajtjen e tyre shumë elementë ushqyes si kalium dhe vitaminë K. Ato gjithashtu përmbajnë edhe proteina.
Misri
Misri renditet sot si një ndër drithërat më të rëndësishëm dhe më të ushqyeshëm. Ai ka në përmbajtje edhe proteina. Përmban shumë pak yndyrë, ndërsa është i pasur me niseshte, albumina dhe sheqer. Përmban vitamina B dhe C, acid folik, fosfor, kalium dhe magnez. Nëse e piqni apo zieni misrin ai bëhet akoma më i shëndetshëm, sepse çlirohen molekulat të cilat e mbrojnë organizmin nga radikalet e lira.
Soja
Nga e gjithë bima, që arrin një lartësi deri në 80 centimetra, përdoren kokrrat që janë në formën e fasuleve dhe shumë të pasura me proteina, lipide, vitamina, minerale e fibra, izoflavone. Janë pikërisht këta përbërës, fitoestrogjenët tipikë të sojës, që garantojnë një efekt mbrojtës. Izoflavonet kanë në të vërtetë një formulë kimike të ngjashme me estrogjenet dhe janë në gjendje të lidhen me të njëjtët receptorë, duke bllokuar veprimin. Përbërësi aktiv te soja është genistejni, një lloj fitoestrogjeni që mbron prej kancereve me bazë hormonale. Ai është edhe një kufizues i fuqishëm i disa proteinave që marrin pjesë në rritjen e pakontrollueshme të qelizave kanceroze. Për të përfituar nga vetitë antikanceroze të sojës, duhet të hani 50 gramë në ditë prej saj, qoftë kokrra soje të gjalla ose të pjekura, ashtu edhe toufu.
****
Ushqimet kundër sëmundjeve të ndryshme si Alzheimer-it dhe dementia
10 superushqimet për trurin
Të gjithë e dimë se mbajtja e një diete të shëndetshme është thelbësore për shëndetin fizik dhe mendor. Truri është një makinë organike e fuqishme dhe komplekse, që kërkon elementët ushqyes për të funksionuar plotësisht, ashtu si dhe zemra, mushkëritë sytë dhe muskujt. Truri kontrollon mendimet, lëvizjen etj. Truri është gjithmonë në punë dhe ruan një numër të paimagjinueshëm të dhënash. Që truri të funksionojë si duhet dhe vazhdimisht, ndikohet nga ushqimi, niveli i sheqerit në gjak, oksigjeni etj. Vetëm nëpërmjet një diete të balancuar, mund të përmirësoni punën e trurit dhe të kujtesës. Po ashtu këto ushqime do t’ju ndihmojnë kundër sëmundjeve të ndryshme si Alzheimer-it, dementia-s etj. Sot ekzistojnë shumë superushqime që mund t’i përfshini në dietë me lehtësi.
1. Arrat
Vetë forma e arrave është e njëjtë me atë të trurit, prandaj ky frut renditet në vendin e parë pasi përmirëson ndjeshëm aftësinë e të menduarit dhe kujtesën. Arrat përmbajnë nivelin më të lartë të acideve yndyrore omega-3 në mesin e frutave të tjera arrore. Acidet yndyrore Omega-3 kanë efekte mbrojtëse për trurin dhe qelizat pasi mund të zhvillojnë funksionin e neurotransmetuesve, të cilët përmirësojnë kujtesën dhe aftësitë njohëse. Arrat përmirësojnë gjithashtu rrjedhën e oksigjenit dhe të elementëve ushqyes në enët e gjakut në tru si dhe luftojnë inflamacionin. Për më tepër, arrat përmbajnë vitaminën mbrojtëse për kujtesën, vitaminën B6 dhe magnez. Nëse doni të konsumoni diçka të shpejtë, rrëmbeni një grusht me arra. Janë jo vetëm të shijshme, por dhe ushqimi numër 1 për trurin.
2. Salmoni
Trurit i duhen acide yndyrore omega-3 që të funksionojë si duhet. Salmoni është një burim i mirë i acideve yndyrore omega-3 si dhe një ushqim i shkëlqyer për të ushqyer trurin. Substancat tek salmoni parandalojnë sëmundjen e Alzheimer-it. Mundohuni të konsumoni sa më shpesh salmon, por këshillohet të jetë i egër, pasi nuk përmban mërkur.
3. Çaji jeshil
Studimi më i fundit ka treguar se çaji jeshil ndihmon që truri të funksionojë si duhet. Kërkuesit e Universitetit Basel arritën në përfundim se çaji jeshil ndihmon në rritjen e aftësisë njohëse dhe trajton dementian. Për më tepër, është zbuluar se pirja e çajit jeshil ndihmon në rritjen e përqendrimit në krahasim me ata që nuk konsumojnë çaj. Po ashtu, njerëzit që konsumojnë çaj përditë janë më pak të prirur të preken nga sëmundja e Parkinson-it. Konsumoni 2 -3 filxhanë çaj jeshil në ditë për të rritur fuqinë e trurit tuaj.
4. Boronica
Boronica është një frut që ju mban kujtesën të fortë edhe në moshë të madhe. Përbërësit tek boronica si flavonoidet luajnë një rol kyç në përmirësimin e kujtesës. Flavonoidet mbrojnë trurin nga radikalet e lira. Gjithashtu ato mbrojnë kundër çrregullimeve mendore si pasojë e moshimit, si Alzheimer dhe Parkinson. Për të arritur sa më shumë rezultat konsumoni gjysmë gote me boronicë çdo ditë.
5. Spinaqi
Spinaqi ka nivel të lartë kaliumi dhe hekuri, duke u renditur një ushqim i shkëlqyer për trurin. Kaliumi ndihmon në funksionimin e trurit. Spinaqi është i mbushur me antioksidantë, dhe mbron qelizat e trurit nga dëmtimi. Ai përmban gjithashtu folate, magnez dhe vitamina E dhe K që ndihmojnë në parandalimin e dementia-s. Për të menduar më qartë dhe për të reaguar më shpejt, konsumoni më shumë spinaq.
6. Brokoli
Shkencëtarët kanë zbuluar se një përbërës që gjendet tek brokoli, i njohur si choline ka përfitime të mrekullueshme për trurin. Studimet kanë treguar se mungesa e choline-s mund të shkaktojë probleme në trurin e të porsalindurit. Gjithashtu brokoli është një burim i shkëlqyer i vitaminës K, përmirëson fuqinë e trurit. Një tas me brokoli 3 herë në javë do t’ju rrisë ndjeshëm aftësinë mendore.
7. Kurkuma
Specialistët e Universitetit të Kalifornias kanë zbuluar se kurkuma ndihmon në mprehtësinë e trurit. Kurkuma është e pasur me kurkumin, një përbërës që parandalon sëmundjen e Alzheimer-it, falë antioksidantëve të saj.
8. Domatet
Nuk mund të injorohet fakti që domatet luajnë rol të madh në rritjen e kujtesës. Lycopene, një antioksidant i fuqishëm i pranishëm tek domatet, mbron nga radikalet e lira të cilat shkatërrojnë qelizat e trurit. Për më tepër, ata të cilët konsumojnë domate çdo ditë kanë kujtesë më të zhvilluar se ata që konsumojnë domate më rrallë. Domatet mbrojnë gjithashtu nga sulmet në tru. Mos harroni t’i hidhni domate sallatës suaj të ditës apo edhe supës
9. Çokollata e zezë
Lista e ushqimeve të shëndetshme për trurin nuk do të ishte e plotë nëse do harronim çokollatën e zezë. Antioksidantët e shumtë tek çokollata ndihmojnë në shëndetin në tërësi dhe jo vetëm për trurin. Për më tepër, çokollata e zezë është e pasur me flavonoide që ndihmojnë përmirësimin e qarkullimit të gjakut në tru. Një studim i një prej universiteteve në Ëest Virginia gjeti se çokollata e zezë rrit përqendrimin dhe shpejtësinë e reagimit.
10. Kungulli
Kungulli futet tek superushqimet për trurin pasi është i pasur në acid folik. Sipas një studimi në vitin 2007 publikuar në “The Lancet journal”, acidi folik përmirëson aftësinë e të mësuarit që normalisht zbehet me kalimin e viteve. Mungesa e acidit folik mund të shkaktojë dëmtime në tru tek të vegjëlit prandaj thuhet se gruaja para se të mbetet shtatzënë duhet të ketë rezerva të bollshme të acidit folik. Përveç konsumit të superushqimeve, për të rritur fuqinë e trurit duhet të pini shumë ujë gjatë ditës. Uji përbën 85 për qind të peshës së trurit, dhe mungesa e tij në trup mund të shkaktojë konfuzion dhe mosfunksionim të mirë të kujtesës.
****
Avokado, pse është i mirë dhe mënyrat si ta përdorim
Avokado quhet ndryshe edhe dardhë aligatori dhe është një pemë e përhapur në Karaibe, Meksikë, Amerikën Jugore dhe atë Qendrore. Ky frut ka pak a shumë formën e një veze ose të një dardhe, zakonisht me përmasat e një dardhe ka një lëkurë të ndritshme në ngjyrë të gjelbër në kafe. Ai ka një përmbajtje me të lartë yndyrore se sa frutat e tjera dhe është shumë popullor në kuzhinën vegjetariane, duke u bërë një zëvendësues i shkëlqyer për mishin.
Pse duhet të konsumojmë avokado?
Studimet e fundit kanë treguar se nëse avokado shtohet në sallatën me spinaq apo karota rrit përthitjen e karotenoideve nga kjo sallatë me 200-400%. Në fakt studimet kanë treguar gjithashtu se përqëndrimi më i madh i karotenoideve tek avokado ndodhet menjëherë poshtë lëkurës e për këtë arsye mos e hiqni lëkurën më shumë seç duhet. Në këtë rast këshillohet që lëkurën e avokados ta hiqni me dorë tamam sikur po qëroni një banane, dhe jo duke përdorur thikën apo mjete të tjera.
•Zakonisht mendojmë se karotenoidet gjenden më shumë tek portokalli apo perimet me ngjyrë të kuqe si karotat dhe domatet. Edhe pse këto perime janë burime të mira antioksidantësh, duket se edhe avokado përmban një sasi të konsiderueshme të tyre. Avokado përmban beta-carotene, alpha-carotene dhe lutein, por edhe karotenoide të tjera si neochrome, neoxanthin etj.
•Shpeshherë avokado nuk ka nam të mirë për shkak të sasisë së yndyrës që përmban, por ajo futet në grupin e yndyrnave të mira. Vetitë anti-inflamatore që i gjejmë tek këto yndyrna kanë dëshmuar se ndihmojnë për lehtësimin e artritit
Vlerat ushqimore (146.00 gramë)
Nutrient%Daily Value
Fibra 39.1%
Vitaminë K 38.3%
Folate 29.5%
Vitaminë C 24.3%
Vitaminë B5 20.2%
Kalium 20.2%
Vitaminë B6 19%
Kalori (233)12%
Avokado përmban vitamin E, K, B si dhe shumë minerale si kalium, magnez etj.
Veti anti-inflamatore
Është një nga frutat që kryeson listen përsa i përket vetive të tij anti-inflamatore pasi ai përmban…
•phytosterols, përfshi beta-sitosterol, stigmasterol, dhe campesterol
•carotenoide antioksidantë, përfshi lutein, neoxanthin, neochrome, chrysanthemaxanthin, beta-cryptoxanthin, zeaxanthin, violaxanthin , beta-carotene dhe alpha-carotene.
•përmban gjithashtu antioksidantë, si epicatechin dhe epigallocatechin vitaminë C dhe E, dhe zink
•Acide yndyrore omega-3
Kurë natyrale për artritin
Artriti—përfshi osteoartritin dhe artritin reumatoid—janë probleme shëndetësore që kanë marrë të gjithë vëmendjen e duhur në sistemin shëndetësor. Kërkuesit kanë dalë në përfudnim se avocado ka aftësi për të lehtësuar simptomat e artritit për shkak të përmbajtjeve që ka.
Mbështet shëndetin kardiovaskular
Në fakt kjo mund të jetë kontradiktore me atë që mendojnë shumica e njerëzve se avokado ka shumë yndyrë dhe nuk ka se si të shërbejë për shëndetin e zemrës. Por, studimet tregojnë pikërisht të kundërtën, pasi ky frut mund të ndihmojë për të ulur shumë rreziqe si dhe për të përmirësuar yndyrnat në gjak. Shumica prej nesh e di që shëndeti i zemrës përmirësohet nga marrja e acidit oleic (që ndodhet tek avokado) dhe nga marrja e acideve yndyrore omega-3 (që e gjejmë gjithashtu tek avokado në formën e acidit alpha-linolenic). Pra yndyrnat që i gjejmë tek avokado janë të dobishme për zemrën, për shkak se rrisin nivelin e kolesterolit të mirë në gjak (HDL). Avokado po ashtu përmban sasi të mëdha të kaliumit, i cili ndihmon të ulet tensioni i gjakut. Vetëm gjysma e avokados përmban 487 miligramë kalium, çka është më shumë se një banane. Një nga to është edhe beta-karoten, i cili ndihmon regjenerimin e lëkurës dhe ushqen flokët. Luteina është nutrient i rëndësishëm për shëndetin e syve, ndërsa redukton rreziku nga degjenerimin makular, i cili është shkaku kryesor i verbërisë te personat më të vjetër se 60 vjeç.
Nxit rregullimin e sheqerit në gjak
Një nga aftësitë që ka avokadoja është se ndërhyn në rregullimin e nivelit të karbohidrateve dhe sheqerit në gjak. Në përgjithësi avokado është ushqim që përmban një sasi të paktë sheqeri dhe karbohidratesh, në të njëjtën kohë një gotë avokado përmban 7-8 gramë fibra, të cilat janë thelbësore për rregullimin e sheqerit në gjak.
Avokado parandalon kancerin e lëkurës dhe prostatës
Aftësia që ka avokado në parandalimin e kancerit të gojës, lëkurës dhe prostatës është studiuar gjerësisht në laborator. Kjo aftësi vjen si pasojë e një miksi të pazakonshëm të vlerave anti-inflamatore dhe antioksidante.
Këshilla për përdorimin e avokados
Përdorni një thikë për ta ndarë avokadon në dy pjesë, ndërsa bërthamën hiqjani me ndihmën e një luge apo me majën e thikës. Më pas ndajeni avokadon në katër pjesë, secila nga gjysmat ndahet në dy pjesë. Më pas hiqjani lëvoren me dorë, tamam sikur po qëroni një banane, kjo bëhet për të ruajtur sasinë e madhe të karotenoideve që gjenden menjëherë pas lëkurës. Gjatë kontaktit me ajrin tuli i avokados mund të nxihet dhe për ta evituar këtë spërkateni me lëng limoni apo uthull.
Mënyrat e shëndetshme të përgatitjes së avokados
Sot në internet apo në libra gatimi gjenden shumë receta ku avokado ruhet e pagatuar dhe në fakt kjo është mënyra më e mirë për të përfituar të gjitha vlerat nga ky frut. Vende të ndryshme sot në botë e gatuajnë avocadon në mënyra të ndryshme. Për shembull, në Meksikë e presin avokadon në copa të vogla dhe ia hedhin supës së pulës pasi ajo është gatuar.
•Mund ta hidhni në supë
•Mund ta shtoni në salcat e ndryshme të sallatës për një ngjyrë mbresëlënëse.
•Përzieni avokado, qepë, domate, vaj ulliri për një sallatë të shijshme.
•Shtojani sallatave
1. Maskë me kos dhe avokado
Kjo maskë është e shkëlqyer për të rikthyer shkëlqimin e lëkurës në stinën e dimrit.
1/4 e avokados pa lëkurë
1 lugë kos
Gjysmë luge mjaltë
Përdorni një pirun për të shtypur avokadon dhe më pas shtojini mjaltin dhe kosin për të bërë një masë si pastë. Aplikojenio në fytyrë dhe lëreni për 10 – 15 minuta. Shplajeni me ujë të ngrohtë.
2. Maskë me avokado dhe vezë
Kjo maskë këshillohet për fytyrat me yndyrë.
1/2 avokado
1 të bardhë veze
1 lugë gjelle lëng limoni të freskët
Përdorni pirunin për të shtypyr avokadon dhe më pas shtojini të bardhën e vezës dhe lëngun e limonit. Lereni në fytyrë për 10 deri në 15 minuta. Kini kujdes që maska mos t’ju futet në sy. Aplikojeni maskën një herë në javë dhe shihni rezultatet..
Sekreti i flokëve të shëndetshëm, maska me avokdo,vezë dhe vaj ulliri
1. Një avokado
2. Një të verdhe veze
3. gjysmë luge vaj ulliri
4. përziejini mirë në mënyrë që të bëhet një masë e njëtrajtshme.
Aplikojeni maskën në kokë, mirë është për personat që kanë probleme me yndyrën ta evitojnë rrënjën. Lëreni nga 1-3 orë. Mirë është ta mbuloni kokën me një kapuç plastmasi. Shplajini mirë flokët.
******
10 ushqimet më të mira për shëndetin e prostatës
Një dietë e pasur në drithëra integrale dhe ushqime natyrale është efikase jo vetëm për shëndetin në tërësi, por edhe për shëndetin e prostatës. Studimet kanë treguar se ka disa ushqime që ndihmojnë shumë për ta mbajtur prostatën të shëndetshme.
1. Arrat braziliane
Arrat braziliane, ndryshe nga arrat e tjera, përmbajnë një nivel të lartë seleni, mineral ky shumë thelbësor për shëndetin e prostatës. Nëse konsumoni pak nga këto arra çdo ditë përmbushni fare mirë kërkesat ditore që ka trupi për selen. Studimet e mëparshme kanë treguar se seleni lidhet ngushtë me reduktimin e rrezikut kundër kancerit të prostatës. Ato rriten në Brazil, Venezuelë, Kolumbi, Peru, dhe Bolivi. Këto arra përmbajnë gjithashtu sasi të lartë zinku, një mineral tjetër ky i cili luan një rol shumë të rëndësishëm për shëndetin e prostatës.
2. Brokoli
Brokoli gjithnjë bën pjesë tek superushqimet. Brokoli është një luftues natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj. Studimet kanë treguar se brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës sepse heq estrogjenin shtesë nga trupi. Kjo për shkak të pranisë së fortë anti-kancerogjene si sulforaphane, diindolylmethane, beta-karotene, selen dhe vitamina të tjera si-vitaminë C, vitaminë A dhe-vitaminë E, zink, kalium dhe disa amino, të cilat janë shumë të vlefshme kundër agjentëve kancerogjenë. Tek brokoli gjendet vitamina C dhe disa aminoacide duke e kthyer këtë perime në një detoksikuese shumë të mirë. Brokoli ndihmon në largimin e radikaleve të lira dhe toksinave. Megjithatë duhet të dini që brokoli lufton kancerin vetëm nëse përgatitet në avull dhe jo të zihet, pasi i humb të gjitha vlerat. Për të shtuar edhe më shumë vlerat e brokolit, pas përgatitjes në avull shtojini vaj ulliri dhe hudhra.
3. Specat djegës
Speci djegës është një përbërës që mbështet shëndetin e prostatës. Në të ndodhet një substancë e quajtur capsaicin. Kjo substancë njihet për aftësitë e saj në reduktimin e dhimbjes, megjithatë studimet kanë treguar që kjo substancë vret qelizat e kancerit, përfshi edhe ato të prostatës. Përveç potencialeve që ka kjo substancë kundër kancerit, thuhet se specat djegës i bëjnë mirë edhe shëndetit kardiovaskular, pasi përmbajnë antioksidantë të fuqishëm që eleminojnë radikalet e lira, të cilat shkaktojnë arteriosklerozë. Përfitimet të tjera që kemi nga konsumimi i specave të kuq djegës është parandalimi i ulcerës, hapja e rrugëve të frymëmarrjes dhe reduktimi i dëmtimeve qelizore që çojnë në diabet apo probleme të tjera.
 4. Çaji jeshil
Fuqitë medicinale të çajit jeshil i atribuohen antioksidantit të quajtur katekinë, një lloj polifenoli që është vërtetuar se shkatërron disa bakterie dhe viruse, forcon sistemin imunitar dhe lufton disa lloje të kancerit, përfshi atë të prostatës. Megjithëse ka disa lloje katekinash, ekspertët thonë se epigallocatechin gallate, EGCG, është më e fuqishmja. Studimet e fundit kanë treguar se meshkujt që konsumojnë të paktën 3 filxhanë me çaj jeshil në ditë ulin ndjeshëm riskun e prekjes nga kanceri i prostatës. Një aftësi tjetër e katekinës është se ajo riparon AND-në e dëmtuar, që mund të jetë përgjegjëse për rritjen e kancerit, po ashtu katekina pengon aktivizimin e një enzime të quajtur COX-2, që përfshihet në procesin e kancerit të prostatës.
5. Kërpudhat
Kërpudhat, sidomos ato aziatike, na ofrojnë shumë përfitime të mrekullueshme për shëndetin, përfshi luftën kundër kancerit. Një nga kërpudhat më të famshme aziatike, me një histori mbi 6,000 vjeçare është kërpudha shiitake. Këto kërpudha përmbajnë lentinan, një lloj beta-glucan që ka veti kundër-kancerogjene. Studimet kanë treguar se lentinan frenon zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë tek minjtë, po ashtu janë efikase edhe kundër kancerit të prostatës.
6. Shega
Kohët e fundit shega ka qenë objekt studimi i shumë kërkimeve dhe diskutimeve të shkencëtarëve. Shega është e pasur me antioksidantë dhe një përbërës të quajtur ellagitaninë, që është veçanërisht e dobishme për shëndetin e prostatës. Testimet kanë treguar se ekstrakti i shegës mund të ngadalësojë riprodhimin e qelizave të kancerit të prostatës.
7. Farat e kungullit
Farat e kungullit kanë disa përfitime unike për shëndetin e prostatës. Ato përmbajnë karotenoide dhe acide yndyrore omega-3. Studimet kanë treguar se meshkujt që kishin nivel të lartë karotenoidesh në dietën e tyre të përditshme, kishin risk më të ulët për të patur probleme me prostatën. Një përbërës tjetër tek farat e kungullit është zinku, i cili lidhet ngushtë me shëndetin e prostatës. Një studim i fundit nga Instituti “Linus Pauling” bën të ditur se zinku mbron kundër zhvillimit të kancerit të prostatës.
 8. Salmoni
Acidet yndyrore Omega-3 janë tejet të rëndësishme për shëndetin e prostatës dhe këto i gjejmë me shumicë tek salmoni. Specialistët thonë se omega-3 që gjendet tek peshku mund të ngadalësojë zhvillimin e kancerit të prostatës, po ashtu edhe parandalimin e kësaj sëmundjeje. Gjithashtu ata raportojnë se ngrënia e peshkut salmon të paktën një herë në javë mund të reduktojë riskun e prekjes nga kanceri i prostatës.
9. Domatet
Domatja përmban antioksidantin e fuqishëm që quhet likopen, që ka një veprim mbrojtës të fuqishëm kundër sëmundjeve të prostatës. Megjithëse domatet e freskëta përmbajnë vlera të larta ushqimore, niveli i likopenit rritet kur ato janë të gatuara. Gjatë gatimit tek domatet ndodh një proces kimik që rrit nivelin e likopenit. Nga ana tjetër, domatet e freskëta çlirojnë vetëm 4% të këtij antioksidanti që lidhet me uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Salca e domateve ka gjithashtu shumë vlera kur gatuhet, por duhet të bëni kujdes që të mos përdorni salcën nga kutitë prej teneqeje, por nga shishet apo vazot prej qelqi.
10. Kurkuma
Kurkuma është një bimë që i përket familjes së xhenxhefilit dhe rritet në Azinë Jugore. Kurkuma, apo shafrani i Indisë ka mbi 2500 vjet që përdoret në Indi, ku përdoret si ilaç, për gatim, po ashtu edhe për ngjyrosje. Ndër vetitë medicinale të kësaj erëze përmenden veçoritë inflamatore, pasi studimet e fundit kanë treguar se kurkuma trajton probleme të ndryshme me shëndetin, madje vret dhe qelizat kancerogjene. Kur kombinohet me lulelakrën është zbuluar se kurkuma parandalon kancerin e prostatës dhe frenon rritjen e kancerit ekzistues.
****
Receta të sugjeruara nga mjekësia popullorë
Sëmundjet dhe problemet me shëndetin mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por mjekët popullorë theksojnë se parandalimi i tyre është mënyra më e sigurtë për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Megjithatë, gjatë jetës prekemi nga probleme dhe sëmundje të lehta për të cilat mund të kujdesemi edhe në kushtet e shtëpisë me anën e barnave. Recetat popullore ju ndihmojnë për të lehtësuar gjendjen tuaj aktuale e disa prej tyre çojnë deri në shërim. Ju sjellim disa kura popullore të sugjeruara nga mjekët popullorë në Shqipëri, Kinë dhe më gjerë.
1. Hithra për pastrimin e gjakut
Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore. Ajo përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A, C, K, si dhe serotoninë dhe minerale siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Pra, për shkak të vlerave të shumta që ajo përmban dhe efektet e saj janë të menjëhershme. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut. Mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta.
2. Farat e lulediellit, ibuprofen natyror dhe antidepresantë
Farat e lulediellit thuhet se kanë veti më të fortë se ilaçi i njohur me emrin “Ibuprofen”. Ato përmbajnë sasi të mëdha të kalciumit dhe magnezit, vitaminës B, A, D, E, acide yndyrore që janë të dobishme për lëkurën dhe flokët. Ato përmbajnë vitaminë B6 dhe acidit folik, duke ndihmuar gjatë momenteve të çrregullimeve nervore dhe luhatjeve të humorit. Pra farat e lulediellit janë një antidepresant i shkëlqyer.
3. Çaj xhenxhefili kundër kollës dhe ftohjes
Nëse sapo ju ka nisur dhimbja e fytit, apo keni temperaturë dhe kollë duhet të konsumoni çajin me kombinimin xhenxhefil-mjaltë- lëng limoni. Kur jeni me grip apo keni kollë vitamina C është shumë e domosdoshme. Po ashtu edhe elementët e tjera që gjenden tek mjalti ju ndihmojnë për forcimin e sistemit imunitar. Për ta bërë këtë çaj ju nevojiten—ujë i nxehtë, 1/2 lugë çaji xhenxhefil pudër, mjaltë dhe lëng limoni që i shtohet në fund. Konsumojeni këtë çaj dy herë në ditë.
4. Pija e mrekullisë nga mjeku kinez
Kombinoni një molle jeshile, 1 karotë dhe panxhar. Pija u prezantua për herë të parë nga herbalisti kinez për trajtimin e kancerit të mushkërive. Por aktualisht ka fituar shumë famë në mbarë botën për vetitë magjike tek shëndeti ynë. Kjo pije përgatitet fare lehtë, mjafton të keni një mollë jeshile, një karotë dhe panxhar. Pasi i keni larë dhe grirë mirë të gjitha i fusni në një shtrydhëse frutash për të përftuar lëngun. Konsumojeni menjëherë. Për një rezultat dhe shije më të mirë shtoni pak limon dhe pak mjaltë. Kurrsesi nuk duhet t’i shtoni sheqer. Kjo pije që përbëhet nga fuqia e dy perimeve dhe një fruti ka antioksidantë që të shpëtojnë jetën. Mollët përmbajnë vitaminë A, B1, B2, B6, C, E dhe K, folate, niacinë, zink, bakër, magnez, kalium, fosfor, hekur, kalcium etj. Karotat përmbajnë vitaminë A, B1, B2, B3, B6, C, E and K, folate, niacinë dhe acid pantothenic. Po ashtu përmban mineralet si kalium, kalcium, fosfor, magnez. Një nga komponentët më të rëndësishëm tek karota është betakaroteni. Dhe pa harruar panxharin i cili është një perime e pasur me vitaminë A, C, B-complex, kalium, hekur, magnez dhe bakër. Ai gjithashtu përmban substanca që luftojnë plakjen.
Me efektin e kombinuar të tyre ju përftoni të gjithë elementët ushqyes që ju duhen për shëndetin Ja disa mrekulli që bën kjo pije:
•Kjo pije është shpresë e re për pacientët që vuajnë me kancer. Në fakt, disa vite më parë një herbalist kinez ia rekomandoi këtë pije një pacienti të tij që vuante nga kanceri i mushkërive. Duke e konsumuar këtë pije çdo ditë për 3 muaj pacienti u shërua nga sëmundja që i kërcënonte jetën. Nuk është vetëm efektive për sëmundjen e kancerit të mushkërive, por kuron gjithashtu çdo lloj kanceri dhe rritjen e qelizave të kancerit.
Pija është shumë efektive në ruajtjen e shëndetit të organeve si veshkat, mëlçia dhe pankreasi. Gjithashtu, ajo forcon edhe organe si zemra dhe mushkëritë.
Për një rezultat më të mirë konsumojeni këtë pije me stomak bosh, pra esëll, në mëngjes. Një orë më pas konsumoni mëngjesin si zakonisht.
Këtë pije mund ta konsumoni dy herë në ditë, një në mëngjes dhe një gotë para orës 5 të mbrëmjes
5. Qepët në verë të kuqe kundër sëmundjeve kronike
Mjekët në Kinë thonë se qepa në verë të kuqe ndihmon në eliminimin e sëmundjeve kronike. Për këtë ju duhen 2 qepë dhe 500 ml verë të kuqe.
Vendoseni qepën e prerë në një enë qelqi dhe mbulojeni me verë.
Mbyllini kapakun dhe lëreni të qëndrojë në ambjent të freskët për 7-8 ditë.
Më pas vendoseni në frigorifer
Si ta pini:
1. Konsumoni një gotë (50ml) me këtë verë një herë në ditë
2. Për një efekt më të mirë, hani qepën që ka qëndruar në verë
Përfitimet:
1. Kjo pije ju ndihmon të stabilizoni tensionin e gjakut tek ata që vuajnë nga hipertensioni.
2. Ndihmon në uljen e sheqerit në gjak tek pacientët me diabet
3. Kuron urinimin e shpeshtë gjatë natës.
4. Trajton pagjumësinë.
5. Lehtëson problemet me sytë
6. Trajton infeksionet në traktin urinar
7. Trajton kapsllëkun
6. Luftoni hipertensionin me hudhër dhe uthull.
Mjekët kinezë sugjerojnë një thelbi hudhër të zhytur në uthull esëll në mëngjes për të luftuar problemet me hipertensionin.
7. Mjaltë me gjethe murrizi kundër ulçerës
Për kurimin e kësaj sëmundjeje shpesh mjalti mund të përdoret me lëngun e gjetheve të murrizit. Çaji këtyre gjetheve duke u përzier me një sasi mjalti duhet lënë për 24 orë në një enë dhe më pas pihet nga 1 lugë çdo mëngjes.
8. Çaj rigoni për gurët në tëmth
Rigoni është një bimë shumë e rëndësishme në mjekësinë popullore. Është jo vetëm një erëz shumë popullore në kuzhinën shqiptare, por ajo është dhe shumë e shëndetshme. Si shumë bimë të tjera, edhe çaji i përgatitur me degët e rigonit të njomë jep rezultate të menjëhershme në rastet e dhimbjes së kokës me prejardhje nervore.
Një gotë çaj do të sillte qetësinë që ju mundonte prej kohësh. Çaji i kësaj bime ndihmon edhe në rastet kur aparati tretës nuk e kryen mirë funksionin e tij, kur ka vështirësi në tretjen e ushqimit.
Për përgatitjen e çajit të rigonit nevojitët një litër ujë i ftohtë dhe në të vendosen 40 gramë nga bima në lulëzim. Zihen për 10 minuta, më pas kullohet lëngu dhe pihet i pa ëmbëlsuar. Pjesa që ndihmon në kurimin e sëmundjeve është e gjithë bima, por mund të përdoren edhe gjethet e saj, të mbledhura gjatë kohës së lulëzimit nga qershori deri në shtator.
 9. Çaj kopre për pastrimin e veshkave
Guri në veshka është një masë e fortë që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale rriten dhe formojnë gurë, madhësia e të cilëve luhatet nga një kokërr gruri deri në një top golfi. Çaji i përftuar nga bima e koprës ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga helmet përmes urinimit.
Gurët në veshka kurohen gjithashtu edhe me bishta të thara qershie.
Pastrimi i veshkave bëhet edhe me anën e majdanozit. Merrni një grusht me majdanoz të larë, priteni dhe vendoseninë një enë. Shtojini ujë derisa të mbulohen gjethet. Vendoseni të ziejë për 10 minuta. Më pas lëreni të ftohet, kullojeni dhe ruheni në frigorifer.
Konsumojeni të ftohtë, një herë në ditë nga një gotë. Pas disa ditësh përdorimi do të shihni përmirësim, pasi me anën e kësaj pije trupi heq te gjitha helmet e mbledhura në veshka.
10. Lëng qepe kundër diabetit
Lëngu i qepës ndihmon shumë për të mbajtur nivelet e sheqerit në gjak. •Merrni një kokërr qepë dhe e ndani në katër pjesë
•Pjesët i hidhni në një kavanoz të mbushur me ujë të pastër (rreth 200 mililitër)
•Mbyllni kavanozin dhe e lini të qëndrojë për tetë deri në 10 orë në një vend të errët.
•Në mëngjes tretësira e fituar kullohet nga qepa dhe pihet esëll.
•Pirja e saj duhet të bëhet brenda 10 minutash.
•Përsëriteni këtë për 40 ditë pa ndërprerje.
Lëngu i qepës ndihmon gjithashtu edhe kundër problemeve me shikimin, si dhe lufton parazitët që mund të gjenden në aparatin tretës dhe në zorrë.
11. Kura popullore për pushimin e dhimbjes së kokës
Përzieni lëng karote, luleradhiqes dhe spinaq tri herë në ditë përpara se të ushqeheni. Efikas për t’u pirë është edhe lëngu i karotës, kastravecit dhe spinaqit. Aplikoni kompresa me qepë mbi ballë. Në kohët e vjetra për dhimbjet e migrenës këshillohej që në vesh të vendosej një tampon me lëng qepe.
Kinezët këshillojnë futjen e këmbëve në ujë të ngrohtë çdo darkë për rreth 10 minuta. Për ata persona që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut kjo metodë nuk rekomandohet.
 12. Çaj jeshil kundër shumë problemeve
Çaji jeshil e ka origjinën nga Kina. Kinezët kanë mbi 4 mijë vjet që konsumojnë çaj jeshil. Gjatë disa dekadave të fundit çaji jeshil ka qenë në qendër të shumë studimeve shkencore dhe mjekësore, ku është zbuluar se fanatikët e çajit jeshil kanë rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit. Çaji jeshil përmban enzima, aminoacide, polifenole, karotenoide, vitamina, kafeinë etj
Ja arsyet pse duhet të pimë çaj jeshil përditë
1. Çaji jeshil redukton nivelet e kolesterolit në gjak. Përbërësi i tij aktiv, EGCG, përshpejton djegien e yndyrnave në trup, duke na mbrojtur nga mbishëndoshja.
2. Heq barkun. Kërkimet në Universitetin Tufts kanë treguar se katekina tek çaji jeshil, aktivizon djegien e yndyrnave në zonën e abdomenit me një shpejtësi rënieje nga pesha prej 77 përqindësh.
3. Pirja e çajit jeshil përditë ju mban në ekuilibër duke balancuar nivelin e sheqerit në gjak. EGCG-ja përmirëson përdorimin e insulinës në trup, duke parandaluar problemet që çojnë në rraskapitje dhe irritim.
4. Disa studime të tjera theksojnë se çaji jeshil mund të ndihmojë kundër kancerit të mushkërive. Në një studim të vitit 2010 u zbulua se EGCG-ja frenon rritjen e qelizave kancerogjene.
5. Çaji jeshil parandalon të gjitha dëmtimet e lëkurës dhe rrudhat. Mendohet se EGCG-ja është 200 herë më e fuqishme se vitamina E për shkatërrimin e radikaleve të lira. Radikalet e lira, apo qelizat e vdekura ndërveprojnë me qelizat e shëndetshme në trup, duke shkaktuar dëme jo vetëm brenda organizmit, por edhe jashtë.
6. Çaji jeshil përdoret gjithashtu për shkrirjen e dhjamit të tepërt në trup, për trajtimin e çrregullimeve të stomakut, të përzierat, diarre, dhimbjet e kokës, osteoporozën dhe tumoret.
Disa njerëz e përdorin çajin jeshil për të parandaluar disa lloje të kancerit, përfshi kancerin e gjirit, të prostatës, zorrës së trashë dhe të lëkurës. Disa femra e përdorin çajin jeshil për të luftuar virusin papiloma (HPV), që mund të shkaktojë rritjen e qelizave abnormale në serviks po ashtu mund të shkaktojë dhe kancer në qafën e mitrës.
Çaji jeshil përdoret edhe kundër sëmundjes së Parkinsonit, diabetit, gurëve në veshka, po ashtu është cilësuar edhe si një pije që rregullon tensionin e gjakut.
Paketat e çajit jeshil përdoren për të ulur enjtjen poshtë syve, në formë komprese për sytë e lodhur, po ashtu edhe për të frenuar daljen e gjakut nga mishrat e dhëmbëve, në momentin e heqjes së dhëmbit apo dhëmballës.
Çaji jeshil nuk është i ferementuar dhe prodhohet duke avulluar gjethet e freskëta në temperature të lartë. Gjatë këtij procesi është shumë e rëndësishme të ruhen molekulat e duhura të quajtura polifenole, që janë përgjegjëse për vetitë që ka çaji.
Polifenolet parandalojnë inflamacionin dhe fryrjet, mbrojnë kockat dhe luftojnë dhimbjet e kyçeve. Po ashtu luftojnë dhe infeksionet tek femrat.
Çaji jeshil përmban 2 deri në 4% kafeinë, e cila përmirëson funksionet e trurit. Kafeina mendohet gjithashtu se stimulon sistemin nervor, zemrën dhe muskujt duke rritur çlirimin e disa kimikateve në tru, të quajtura “neurotransmetues.”
Antioksidantët dhe substancat e tjera tek çaji jeshil mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut.
Burimi: www.tiranaobserver.al