Mjekesia popullore - Ne kete faqe do te gjeni keshilla dhe menyra mjekimi te semundjeve te ndryshme me bime mjekesore, te cilat rezultojne shume te efektshme. Do te pershkruhen bime te cilat perdoren per semundje te vecanta dhe principet aktive qe ato zoterojne te bazuara shkencerisht.

Sunday, February 14, 2016

QEPA


Qepa, vlerat e mbretëreshës së kuzhinës dhe disa sekrete për ta përdorur


Disa e urrejnë dhe disa e duan, disa e konsiderojnë si mbretëresha e kuzhinës dhe disa të tjerë e shohin si një torture, por e vërteta është se qepa zotëron cilësi shumë të mira për shëndetin tonë.
Bëhet fjalë për një nga perimet më të dobishme të kuzhinës, rreth se cilës, shkencëtarët e Universitetit të Katalonjës në Barcelonë kanë bërë një studim të hollësishëm.
Ata kanë analizuar të dhënat e qepës së bardhë dhe të verdhë, duke vënë re se qepa është në gjendje të parandalojë përhapjen e baktereve Bacillus cereus, Staphylocoçus aureus, Microcoçus luteus dhe Listeria monocytogenes, mikroorganizma që gjenden shpesh në ushqime.
Përbërësit fenolikë të qepës mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerogjene por kanë edhe aftësinë të ndihmojnë në një tretje të mirë. Sipas shkencëtarëve, për shkak të këtyre aftësive, qepa duhet të përdoret gjerësisht në ushqimet e konservuara si majoneza, margarina e shumë të tjera. Qepa njihet gjithashtu edhe si një perim me vlera ushqyese për shkak të përmbajtjes së mineraleve sodium, hekur, azot, silic dhe disa vitamina.
Sekretet
Kur konsumojmë ushqim të shpejtë, gjithmonë i themi jo qepës. Por pavarësisht erës jo dhe aq të këndshme që lë pas,do të ishte më mirë të hiqnim diçka tjetër nga sanduiçi për të lënë aty perimen djegëse.
Qepa përdoret gjerësisht në sallata dhe gjellë për t’u shtuar atyre shijen, por ka edhe plot efekte pozitive në shëndetin tonë. Qepët ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe këshillohet të përfshihet në dietën ushqimore të personave që vuajnë nga diabeti.
Qepa ndihmon edhe në uljen e nivelit të kolesterolit të ke. Nqë vend të ilaçeve me efekte të shumta anësore, ata që duhet të bëjnë kujdes me kolesterolin mund të konsumojnë qepë, duke e zgjidhur problemin brenda disa ditëve.
Qepa eliminon parazitët. Bakteret e dëmshme që hyjnë në trupin e një njeriu normal treten në organizëm, me ndihmën e qepës.
Qepa ndikon pozitivisht te astma bronkiale dhe pagjumësia. Ajo ka në përbërje squfur dhe kuercetinë, dy antioksidantë që reduktojnë efektin e toksinave në trup. Qepët janë të pasura me vitaminat A dhe B si dhe minerale si potasium, kalcium, fosfor, selen dhe sodium.
Varieteti i kuq i qepës është i njohur për vetitë e theksuara antibakteriale. Nëse përtypim qepë të freskët për tre minuta, eliminojmë të gjitha bakteret në gojën tonë.
Gjithashtu, qepa mban në nivele normale qarkullimin e gjakut, duke parandaluar mpiksjen. Hollimi i gjakut zvogëlon mundësitë e goditjes në zemër apo tru.
Në rastet e ftohjes, një gotë me lëng qepe e përzier me mjaltë është një ilaç i vërtetë.
Një përdorim tjetër i qepës është ai për qëllime kozmetike. Mund të habiteni, por një përzierje e uthullës së bardhe me lëngun e qepës zgjidh problemin e puçrrave në lëkurë.
Efektet e tjera
Përveç vendit të parë që mban qepa në çdo gatim kuzhine, ka edhe një tjetër virtyt. Qepa, sidomos në shtresën e parë të saj, ka fibra dhe flavonoide të cilat mbrojnë organizmin nga sëmundjet kardiake, diabeti, dhe benefiti më i madh i saj është kundër tumorit të zorrës së trashë tek meshkujt dhe tek femrat.
Studiuesit e universitetit spanjoll zbuluan këtë benefit të qepës për organizmin dhe ata rekomandojnë se qepës, kur konsumohet nuk duhet t’i hiqet shtresa e parë e saj. Edhe pse shtresa e parë e qepës duket e vështirë për tu tretur, ajo mund të gatuhet shumë mirë përmes furrës.
Qepa gjithashtu, pastron dhe detoksifikon organizmin. Sipas studiuesve spanjollë, mbretëresha e tavolinës, qepa, sidomos koka e saj është e pasur me fruktans, një substancë kimike probiotike e cila mban në ekuilibër florën bakteriale të zorrëve dhe komponimet e squfurit.
Ky ekuilibër është efikas në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Qepët gjithashtu janë efikase edhe për dietë, sepse ndihmojnë në metabolizimin e yndyrnave dhe kanë pak kalori.
Shëndeti i syve
Organizmi ka nevojë për vitaminë A për prodhim të rodopsinës, proteinës në sy që u mundëson receptorëve të retinës që të thithin dritën. Personat, ushqimi i të cilëve nuk përmban sasi të mjaftueshme të vitaminës A mund të zhvillojnë verbërinë e natës dhe çrregullim të tjera të shikimit, duke përfshirë edhe ulcerat e kornesë. Një qepë e re përmban 24 mikrogramë vitaminë A në formë të provitaminës A, e cila në organizëm shndërrohet në retinol, formën aktive të vitaminës. Kjo sasi e vitaminës A e plotëson për 3.4 për qind nevojat ditore për femrat dhe për 2.6 për qind për meshkujt. MST/ Shëndeti i zemrës Vitamina A dhe C, që mund të gjenden në gjërat ushqimore siç është qepa e re, kanë karakteristika të forta antioksiduese. Kjo do të thotë që këto vitamina mund të parandalojnë dëmtimet e indeve qelizore të shkaktuara nga ndikimi i radikaleve të lira. Ushqimet e pasura me gjëra ushqimore me nivel të lartë të antioksiduesve, para së gjithash pemët dhe perimet, lidhen me rrezik të reduktuar nga sëmundjet e zemrës. Vitamina C, gjithashtu, mund të ndihmojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut, gjë që më pas mund ta reduktojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Imuniteti
Studimet zbulojnë se qepa e re është burim i pasur me fitokimikale, veçanërisht me flavonoide, siç janë kvercetina dhe antocianet. Këto dyzime konkrete janë, në fakt, substanca natyrore kimike të cilat i përmbajnë bimët, e ato mund ta përmirësojnë imunitetin. Përveç kësaj, studimet zbulojnë që flavonidet gjithashtu mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit me eliminimin e kuantin oksidazës, enzimës që prodhon radikale të lira.
Shëndeti i eshtrave
Vetëm një qepë e re përmban rreth 20 mikrogram vitaminë C. Kur bëhet fjalë për nevojat e femrave për këto vitamina, një qepë e re përmban 22 për qind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës K dhe 2.1 për qind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C. Te meshkujt plotëson për 16 për qind nevojat për vitaminë K dhe gati 2 për qind të nevojës për vitaminë C. Të dy vitaminat janë të rëndësishme për rritjen, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e forcës dhe shëndetit të eshtrave. Nëse në ushqimin tuaj nuk ka sasi të mjaftueshme të këtyre vitaminave, rriten gjasat nga zhvillimi i osteoporozës dhe përqindja më e lartë e thyeshmërisë së eshtrave.

No comments:

Post a Comment