Mjekesia popullore - Ne kete faqe do te gjeni keshilla dhe menyra mjekimi te semundjeve te ndryshme me bime mjekesore, te cilat rezultojne shume te efektshme. Do te pershkruhen bime te cilat perdoren per semundje te vecanta dhe principet aktive qe ato zoterojne te bazuara shkencerisht.

Monday, May 23, 2016

10 mite shëndetësore që duhen hedhur poshtë

1 – Pi 8 gota ujë në ditë
Nuk është e nevojshme të numërohen gotat. Kërkimet tregojnë se njerëzit që pinë ujë sa herë ndjehen të etur atëherë është e mjaftueshme për të qëndruar të shëndetshëm dhe të hidratuar. Ushqimet e pasura me ujë, si supat, frutat, perimet apo pijet freskuese, çaji, lëngjet e kafja gjithashtu do t’ju ndihmojnë të ndjeheni të plotësuar.

2 – Vezët janë të dëmshme për zemrën
Të dashuruarit pas omëletës duhet të gëzohen. Të konsumosh 1 ose 2 vezë në ditë nuk rrit rrezikun e një sëmundje të mundshme në zemër. Edhe pse ato kanë kolesterol, kjo nuk do të thotë se ai është i dëmshëm për shëndetin. Madje vezët kanë lëndë ushqyese si acid yndyror Omega 3, që redukton rreziqet e një ataku në zemër. 

3 – Antidjersa shkakton kancer gjiri
Mos e besoni. Disa shkencëtare mendojnë se kimikatet e gjetura në antidjersë dhe deodorant përthithen nga lëkura. Ideja është se ato përfundojnë në indet e gjirit duke shkaktuar kështu kancer gjiri. Por Instituti Kombëtar i Kancerit në SHBA thotë se nuk ka prova që lidhin produkte të tilla me kancerin e gjirit. 


4 – Të rrish në të ftohtë, merr të ftohtë
Pavarësisht se sa ju kanë këshilluar prindërit për të mos shpenzuar shumë kohë në të ftohtë, ajri i ftohtë nuk ju sëmur. Madje një studim zbuloi se njerëzit e shëndetshëm që shpenzonin disa orë në temperature të ftohta, fitonin një lloj imuniteti që përmirësonte shëndetin e tyre, që luftonte viruset. Më shumë gjasa ka të sëmureni brenda.

5 – Ju keni nevoja për multivitamina të përditshme
Ju mbase keni dëgjuar se duke marrë multivitamina do të plotësoni atë pjesë që nuk ndodhet në dietën tuaj. Hulumtuesit nuk bien të gjithë dakord në këtë pikë. Por nëse doktori të thotë që merr vitamina atëherë duhet  ta bësh një gjë të tillë. Dhe nëse jeni shtatzanë, ju duhet të merrni acid folik për të ulur rrezikun e defekteve të lindjes. Megjithatë mënyra më e mirë e marrjes së vitaminave është ngrënia e një diete plot fruta, perime , drithëra, arra e vajra të shëndetshme

6 – Hani mëngjes për të rënë në peshë
Ngrënia e mëngjesit i ndihmon disa njerëz të bien nga pesha. Kjo i bën ata që të ndihen të ngopur dhe të mos kërkojnë ushqim më vonë gjatë ditës. Por një gjë e tillë nuk është e thënë, sqaron Universiteti  Cornell në SHBA. Sepse ngrënia e mëngjesit mund të bëjë që ju ta nisni ditën duke ngrënë dhe të vazhdoni duke kërkuar vazhdimisht. Oreksi vjen duke ngrënë.

7 – Mukusi i gjelbër do të thotë infeksion
Studimet tregojnë se mukusi jeshil apo i verdhë është pak më shumë i zakonshëm në infeksionet bakteriale të caktuara. Por kjo nuk është një shenjë e sigurt se ju keni infeksion apo se keni nevojë për antibiotikë. Një infeksion sinusi mund të shkaktojë mukus të gjelbër.

8 – Sheqeri i dëmton mendjen fëmijëve
Sheqeri nuk është i mirë për fëmijët, por kërkimet tregojnë se gjërat e ëmbla nuk do t’i shkaktojnë çrregullime mendore fëmijëve, apo të lëndojnë aktivitetin e tyre të përditshëm apo qoftë dhe t’i bëjnë të paaftë për t’u fokusuar. Shumë prindër besojnë se fëmijët e tyre fillojnë të sillen keq pasi kanë konsumuar shumë sheqer. Kjo nuk është e vërtetë

9 – Një ulëse tualeti mund t’ju sëmurë
Mos u stresoni nëse nuk gjeni diçka për të mbuluar ulësen e tualetit. Ato janë zakonisht të pastra. Janë dyert e banjove, dorezat e dyerve apo dyshemetë që janë të mbushura me mikrobe që ju shkaktojnë sëmundje të ndryshme.

10 – Kërcitja e kyçeve shkakton artrit
Zhurma e kërcitjes së kyçeve mund të bezdisë ndonjë që është afër jush, por ky është i vetmi dëm që shkaktohet. Ju mund të mendoni se duke kërcitur kockat apo kyçet do t’i bëni keq shëndetit tua. Studimet kanë treguar se ato nuk kanë ndonjë efekt në sëmundjen e artritit.

No comments:

Post a Comment