Mjekesia popullore - Ne kete faqe do te gjeni keshilla dhe menyra mjekimi te semundjeve te ndryshme me bime mjekesore, te cilat rezultojne shume te efektshme. Do te pershkruhen bime te cilat perdoren per semundje te vecanta dhe principet aktive qe ato zoterojne te bazuara shkencerisht.

Monday, May 23, 2016

A eshte e rrezikshme varesia nga interneti

Varësia nga interneti i bën dëm trurit si droga dhe alkooli

Kjo varësi e cila deri tani është definuar si çrregullim në kontrollimin e impulseve, dëmton materien e bardhë të trurit dhe nxit reaksione të varësisë, në mënyrë të ngjashme si te narkomanët.
Varësia nga interneti pengon punën e qelizave nervore te adoleshentët dhe shkakton dëmtim të trurit ngjashëm si tek ata që janë të varur nga droga, ka zbuluar studimi i Akademisë kineze të Shkencave nga Wuhan, i kryer në 17 persona të varur nga interneti dhe 16 që nuk kishin varshmëri. Shkencëtarët kanë përdorur pajisjen për rezonancë magnetike për të incizuar ndikimin e internetit në strukturën e trurit, bën të ditur Daily Mail.
Adoleshentët që janë të varur nga interneti kanë dëmtime në materien e bardhë të trurit e cila lidhë pjesët vitale përgjegjëse për emocione, vendimmarrje dhe vetëkontroll. Varësia e tillë për një lloj të caktuar të sjelljes mund të shkaktojë dëmtime të njëjta fizike si edhe varësia nga droga, transmeton Koha.net. E karakterizon përdorimi i pakontrolluar i internetit i cili ndikon në kualitetin e jetës së tyre. Nëse u ndalohet qasja në kompjuterë, tek të varurit shfaqet dridhje e trupit, mendime obsesive dhe lëvizja e gishtave sikur gjatë shtypjes në tastierë.
“Hulumtimi ynë tregon se si të varurit nga interneti kanë struktura të dëmtuara të fijeve nervore çka rezulton në ndryshimet në sjellje. Këtë e dëshmon matja e lëngjeve në ind apo anizotropia fraksionale. Rezultatet tregojnë që në trajtim duhet të fokusohemi në materien e bardhë”, thekson udhëheqësi i studimit, dr. Hao Lei.

Për shkak të dëmtimit çrregullohet edhe niveli i mielinës, shtresës së yndyrshme izoluese e cila mbështjellë qelizat nervore dhe u ndihmon të funksionojnë, shtoi ai.
“Abnormalitetet në materien e bardhë dhe në pjesët e tjera të trurit nuk janë karakteristike vetëm për të varurit nga droga dhe alkooli, por edhe për një sjellje të caktuar. Varësia nga interneti është e karakterizuar si çrregullim i kontrollit të impulseve, dhe jo si varësi “e vërtetë” por edhe kjo do të ndryshojë”, pohon dr. Henrietta Bowden-Jones nga Imperial College në Londër.
Hulumtimet e mëhershme tregojnë deformimet e materies së bardhë tek të varurit nga alkooli, kanabisi, kokaina dhe ketamina.

 

No comments:

Post a Comment