Mjekesia popullore - Ne kete faqe do te gjeni keshilla dhe menyra mjekimi te semundjeve te ndryshme me bime mjekesore, te cilat rezultojne shume te efektshme. Do te pershkruhen bime te cilat perdoren per semundje te vecanta dhe principet aktive qe ato zoterojne te bazuara shkencerisht.

Wednesday, June 22, 2016

Tiroidet: 10 këshilla për stinën e verës

Deti, dielli, jodi: Sugjerimet për pushime pa probleme. Kini kujdes me ushqimet dhe produktet kozmetike
Çfarë masash duhet të merren gjatë verës për ata që vuajnë nga çrregullimet e tiroideve? Deti është i mirë apo i keq? Si duhet të sillemi me ushqimin? Barbara Pirali, një specialiste në endokrinologji na jep një sërë udhëzimesh për të shmangur problemet gjatë pushimeve.
DETI. Hedhim poshtë një mit fals. Përsa i përket efekteve në tiroide, ajo çfarë me të vërtetë ka rëndësi është sasia e jodit merret nga ushqimi, ndërsa ajo e thithur nga ajri i detit nuk ndikon. Plazhi është i mirë për të gjithë
KRIPA. Kush vuan nga hipertiroidet duhet t’i kushtojë vëmendje kripës së jodizuar. Kripa në përgjithësi duhet përdorur në masë, dhe duhet të bëni kujdes me ato që përfshihen në produktet ushqimore.
NË TAVOLINË. Krustacet dhe molusqet që gjatë verës është tendenca të konsumohen më shumë, janë të gjitha ushqime të pasure me jod. Konsumojini herë pas here, jo më shumë se 1 herë në javë
SUBSTANCAT STIMULUESE. Kur je me pushime, relaksohemi dhe shpesh ja falim veten ndonjë ves më shumë. Duhani, kafeja apo dhe alkooli përkeqësojnë simptomat e hipertiroideve.
ILAÇET. Disa ilaçe mund të kenë përmbajtjen e jodit gjithashtu shumë te lartë. Prandaj shikoni etiketat e ilaçeve përpara se ti konsumoni dhe konsultohuni me farmacistët.
LARËSIT E GOJËS. Larësit e gojës apo dezifektantët, që përdoren cakonisht nga ato që kanë gjakderdhje në mishrat e dhëmbëve, duke qenë se përmbajnë jod mund të bëhen shkak i hipertiroideve.
PRODUKTET KOZMETIKE. Kur përgatitesh për plazh, vihemi përballë reklamimeve të shumë produkteve që premtojnë se përmirësojnë pamjen e lëkurës. Për fat të keq sasi e madhe jodi ndodhet në këto produkte prandaj përpiquni t’i shmangni.
DIELLI. Dielli nuk jep ndonjë problem specifik dhe nuk duhet të shmanget, por mjafton që të limitojmë disi kohën e qëndrimit përpara tij për të shmangur djegien apo lodhjen nga i nxehti.
AKTIVITETI FIZIK. Aktiviteti fizik gjatë verës duhet të jetë më i madh, sepse mund të qëndrojmë më gjatë në natyrë e ajër të pastër. Edhe aktiviteti fizik duhet të moderohet në rast se hipertiroidizmi nuk është shëruar ende.
SUPLEMENTET. Kush i ka tiroidet shumë aktive, përballet me shumë simptoma, ndër të cilat është edhe rënia në peshë. Në praktikë, hipertiroidizmi përfshin një përshpejtim të metabolizmit që ju bën të bini në peshë. Pikërisht këtë premtojnë shumë suplemente me bazë algash që premtojnë se do t’ju heqin disa kilogramë para sezonit të verës.

No comments:

Post a Comment