Mjekesia popullore - Ne kete faqe do te gjeni keshilla dhe menyra mjekimi te semundjeve te ndryshme me bime mjekesore, te cilat rezultojne shume te efektshme. Do te pershkruhen bime te cilat perdoren per semundje te vecanta dhe principet aktive qe ato zoterojne te bazuara shkencerisht.

Saturday, September 3, 2016

Lajthia, efektet pozitive në shëndetin tonë

Lajthia është një element shumë i rëndësishëm ushqimi në një dietë të ekuilibruar. Ajo ka disa veti të rëndësishme shëndetësore në mbrojtjen kundër sëmundjeve. Ajo ka një kombinim të veçantë të acid oleik të proteinave, karbohidrateve dhe beta-sitosterolit. Lajthia dhe vaj i lajthisë janë një burim i mirë i vitaminës E, e cila është thelbësore për muskujt e zemrës dhe muskujt e tjerë të trupit duke i mbajtur të shëndetshëm.
Vitamina E parandalon shpërbërjen e qelizave të kuqe të gjakut, pra ajo shërben si një mbrojtëse kundër mungesës së gjakut e cila quhet anemi. Një tjetër dobi e vitaminës E, e cila është gjetur në lajthi, është për të parandaluar faktorët që përgatisin bazën për sëmundjen e kancerit. Nëse kanceri është formuar tashmë në trup, atëherë ajo lufton për të shpërndarë qelizat e dëmshme. Beta-sitosteroli e cila gjendet me bollëk në lajthi, është e rëndësishme. Kështu në qoftë se konsumojmë 25 gr. në ditë e mbrojmë trupin nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri.
Një nga përfitimet shëndetësore të mëdha te lajthia është se ajo është e pasur me acid folik. Acidi folik është i dobishëm për rritjen e foshnjave dhe për të rriturit. Ai luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut të cilat janë të domosdoshme për transportin e oksigjenit në të gjithë trupin e njeriut. Lajthia ka në përbërje të saj vitaminën B, vitaminat B1, B2, B6 e B12 të cilat janë të pranishme tek ajo janë thelbësore në formimin e gjakut dhe të shëndetit mendor, sidomos për ata të fëmijëve në moshë të zhvillimit. Një tjetër veti e rëndësishme e lajthisë është se ajo siguron trupin me proteina.
Proteina është materiali bazë i përdorur për prodhimin e indeve të muskujve dhe kjo është një nga përfitimet më të rëndësishme të lajthisë. Trupi i njeriut gjithashtu kërkon yndyrë edhe pse në sasi të moderuar. Cilësia e yndyrës është gjithashtu e rëndësishme, lajthia përmban yndyrë omega e cila është e rëndësishme për shëndetin e individit. Në mënyrë që të nxjerrim maksimumin e përfitimeve të lajthisë është e rekomandueshme që të konsumoni të paktën 25 gram lajthi të freskëta çdo ditë. Vaj i lajthisë është i njohur edhe si mbrojtës për lëkurën nga rrezatimi ultravjollcë dhe për këtë arsye është përdorur në shumë produkte kremrash solar.
Vaji i lajthisë ka një efekt shumë relaksues dhe qetësues në lëkurë dhe për këtë arsye zakonisht përdoret nga SPA të ndryshme. Vaj i lajthisë është gjithashtu i njohur edhe për vetitë e tij të shkëlqyera hidratuese. Shumë mjekë distikë gjithashtu ju rekomandojnë të konsumoni një sasi minimale të lajthisë në mënyrë të rregullt se ata kanë tendencë për të shkurtuar rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës dhe gjithashtu përmirëson mbajtjen e oksigjenit prej qelizave të kuqe të gjakut në një individ. 

Monday, August 15, 2016

Mënyra më e mirë për të eleminuar dhjamin në bark

Problemi me dhjamin në bark nuk është vetëm mënyra se si duket në plazh – por mund të jetë një shenjë se shëndeti juaj është në rrezik.
Një studim i publikuar nga BBC tregon se si mund ta eleminoni atë.
Ekspertët rekrutuan 35 vullnetarë dhe i ndanë ata në katër grupe. Grupi i parë u përqëndrua në një stil jetese aktiv pa ndryshime në dietë, ndërsa grupi i dytë te ushtrimet për barkun.
Grupi i tretë ndoqi sugjerimin për të pirë tre gota qumësht në ditë (pasi bulmetet ekskretojnë yndryrnat). Grupi i katërt ishte grupi i dietës. Ata nuk ndaluan së konsumuari ushqimet që hanin më parë, por pakësuan sasinë dhe racionet e tyre.
Nga studimi që zgjati 6 javë, rezultoi se pavarësisht se të gjitha vullnetarët panë ndryshime në barkun e tyre, fituesi ishte grupi i katërt – ai me dietë të kontrolluar.

Sunday, July 31, 2016

12 mënyrat se si ju e shkatërroni lëkurën tuaj

Mëkatet e lëkurës
Lëkura juaj është organi më i madh në trupin tuaj dhe iu nënshtrohet shumë abuzimeve. Ekspozuar në mënyrë konstante ndaj elementëve të ndryshëm, epiderma juaj (dhe shtresat nën të) vërtet që i marrin goditjet, veçanërisht kur ju jeni fajtor për mëkate të lëkurës. A doni ta ruani lëkurën tuaj? Më poshtë tregohet se çfarë nuk duhet bërë.
1-Të ekspozoheni së tepërmi
Ishte një kohë kur njerëzit mendonin se ishte e shëndetshme që të lyenin trupat e tyre me vaj për fëmijët dhe të kalonin ditë të tëra në diell për të nxirë lëkurën e tyre. Me kalimin e viteve dermatologët na çuan në rrugë të drejtë duke na treguar me terma të sigurta që adhurimi i diellit vetëm se na çon në rrugën e plakjes së lëkurës dhe të kancerit të lëkurës. Në qoftë se ka një gjë në botë që mund të bëni për të shmangur shkatërrimet e lëkurës tuaj nga dëmtimet, kjo është të shmanget dielli, thotë Norman Levine, dermatolog në Tucson, Arizona. “Kur dielli dëmton qelizat dhe indet më të thella të lëkurës në mënyrë të pariparueshme ju bën që lëkura juaj të plaket dhe të jeni më i prirë ndaj kancerit të lëkurës.”
2- Krem mbrojtës nga dielli i përdorur pa kujdes
Kremi juaj mbrojtës nga dielli ndoshta nuk iu mbron nga dëmtimi i diellit sepse shumica prej nesh nuk e përdorin atë në sasinë e duhur që nevojitet për të na mbrojtur. Shumica prej nesh përdorin gati çerekun e sasisë që duhet. Çfarëdo kremi që të përdorni është ndoshta në sasi të vogël, kështu që të paktën dyfishojeni atë. Gjithashtu, njerëzit nuk e përdorin kremin mbrojtës për çdo dy orë siç rekomandojnë dermatologët.
3- Të shtriheni nën aparatet për nxirjen e lëkurës
Mendoni se aparatet për nxirjen e lëkurës janë më të parrezikshëm se sa qëndrimi jashtë nën diell? Mendoni përsëri. Aparaturat për nxirjen e lëkurës ju japin juve një shpërthim të dritës ultravjollcë që shkakton plakjen e lëkurës dhe do të rrisë rrezikun për kancerin e lëkurës – melanomën. Nuk mund të ketë gjë më të keqe për t’i bërë lëkurës tuaj.
4- Duhanpirja
Në qoftë se rreziku i kancerit të lëkurës, emfizemës, sëmundjes së zemrës nuk janë të mjaftueshme për t’ju trembur ju nga cigaret, po ato rrudha që do t’ju krijohen? Studime të njëpasnjëshme kanë treguar se sa ekstensivisht e plak lëkurën duhanpirja. Ajo bën shumë nga ato çfarë bën edhe dielli. Por e bën brenda trupit në vend që ta bëjë jashtë. Ajo e bën lëkurën të dobët, të lodhur dhe të flashkët. Në qoftë se këto nuk ju mjaftojnë, duhanpirja gjithashtu e zverdh lëkurën, ndërhyn në furnizimin e saj me gjak dhe ngadalëson shërimin e plagëve. Pra në qoftë se ju e plagosni lëkurën tuaj, ajo mund të mos shërohet aq mirë në qoftë se ju jeni duhanpirës.
5- Përdorimi i pastruesit të gabuar
Një gabim i madh që njerëzit bëjnë kur lajnë fytyrën e tyre është përdorimi i një sapuni të ashpër. Mbajeni kallëpin e sapunit tek dushi. Përdorni vetëm pastrues të butë për fytyrën, veçanërisht në qoftë se keni një lëkurë të ndjeshme. Në qoftë se lëkura juaj është e prirë për akne, sigurohuni që pastruesi të jetë pa yndyra dhe jo komedogjenik, që do të thotë që nuk e nxit aknen. Njerëzit, lëkura e të cilëve është e thatë duhet ta pasojnë çdo larje me një shtresë lëngu për fërkim (preferohet ai që ka mbrojtës nga dielli) për të mbajtur brenda lagështinë e lëkurës.
la dona
6- Pastrimi me forcë i lëkurës
Larja e fytyrës është ide e mirë. Fërkimi fort nuk është. Fërkimi fort mund të jetë shumë acarues për lëkurën. Shumë herë njerëzit që kanë akne ndjejnë sikur duhet ta fërkojnë fort lëkurën e tyre për ta bërë më të mirë, por ata në të vërtetë mund ta keqësojnë aknen. Jini i butë me lëkurën tuaj. Lajeni fytyrën duke përdorur një lëvizje të butë rrethore duke përdorur mollëzat e gishtave.
7- Shtrydhja e puçrrave
Kurdoherë që ndjeheni të joshur për të shtrydhur një puçërr, kontrollojeni nxitjen. Kjo gjë mund ta bëjë më të keqe aknen dhe të lërë një shenjë të përhershme. Më mirë lëreni atë rehat. Në vend që t’i shtrydhni puçrrat, provoni një mjekim pa recetë që përmban peroksid benzoli ose acid salicilik. Në qoftë se puçrrat nuk pastrohen, vizitohuni tek dermatologu. Në qoftë se përdorni një pasqyrë zmadhuesi, bëjeni atë armikun tuaj më të keq.
8- Stresi
Nuk është fantazi. Në qoftë se jeni të stresuar kjo me të vërtetë do të tregohet në lëkurën tuaj. Nuk është e kuptueshme mirë por është e qartë që stresi e keqëson gjendjen e lëkurës tuaj. Stresi mund t’i japë vrull psoriazës dhe rosacea-s si edhe akneve. Ai gjithashtu mund të ulë aftësinë e lëkurës për të penguar acaruesit e dëmshëm dhe infeksionet. Plus kësaj, njerëzit që janë të pushtuar nga stresi kanë më pak kohë të kujdesen siç duhet për lëkurën e tyre.
9- Teprimi
Dukja të rinj dhe drithërues vlerësohet shumë, por rendja pas kësaj ka një çmim, veçanërisht në qoftë se ju ia besoni mjekimin e lëkurës tuaj kimikisht dikujt pa titull doktori në mjekësi. Kjo duhet bërë nën udhëheqjen rigoroze të një mjeku sepse kimikatet mund të jenë shumë acaruese, veçanërisht për një lëkurë të ndjeshme ose tek persona që kanë sëmundje të lëkurës. Në duar të gabuara, një medikament mund t’ju lërë me një infeksion ose shenja të përhershme.
10- Ushqimi i tepruar
Para se të hani një copë tjetër të atij hamburgerit me dyfish proshutë, mendoni këtë gjë: Kur ju shtoni shumë peshë, lëkura juaj duhet të tendoset që të akomodojë volumin e shtuar. Kur bini nga pesha, mbeteni me një lëkurë të squllur e të lëshuar. Në qoftë se lëkura juaj nuk është mjaft elastike për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme mund t’ju duhet t’i drejtoheni kirurgjisë për ta tërhequr atë.
11- Gjumë i pakët
Më shumë se çereku prej nesh nuk bëjnë shtatë deri nëntë orë gjumë të cilat ne na nevojiten për çdo natë dhe lodhja jonë është e dukshme ashtu si dhe zbehtësia e lëkurës dhe qeskat nën sy. Lëkura juaj rinohet në kohën që ju flini. Një mungesë e gjumit ju bën të dukeni të topitur dhe apatikë dhe mund ta ekzagjerojë pamjen e rrathëve të errët rreth syve.
12- Injorimi i shenjave paralajmëruese
Një nishan që ndryshon është një nga shenjat më të qarta të kancerit të lëkurës. Zbulimi i kësaj i jep mjekut tuaj një shans ta mjekojë para se të ketë kohë të përhapet. Por si do ta mësoni që një nishan po ndryshon në qoftë se nuk e shikoni asnjëherë lëkurën tuaj? Një herë në muaj, duhet ta kontrolloni lëkurën tuaj nga koka në këmbë, para e prapa me anë të një pasqyre të madhe sa gjatësia juaj. Kërkoni ndryshime në madhësi, formë e ngjyrë të nishaneve, ose për nishane të rinj. Në qoftë se zbuloni diçka, ose në qoftë se keni një histori në familje të kancerit të lëkurës, bëni një ekzaminim të plotë tek dermatologu juaj.

Sunday, July 17, 2016

Pija “magjike” e bamjes që trajton diabetin

Bamjet nuk janë vetëm për tu ngrënë por edhe për tu pirë. Lexoni këtë artikull dhe do të mësoni më shumë për perimen magjike. Bamja ka origjinë afrikane, e ndryshe njihet edhe si “gishti i damës.”
Kultivohet përgjatë zonave tropikale dhe me temperatura të nxehta. Ajo ka shumë vlera ushqyese dhe përmban 30 kalori, 21 miligramë vitaminë C, 3 gramë fibra dietal, 7.6 gramë karbohidrate, 2 gramë proteina, 0.1 gramë yndyrë, 80 mikrogramë folat dhe 60 miligramë magnez.
Këta përbërës e bëjnë bamjen një hero të vlerave ushqyese kur është fjala për shëndetin tonë. Efektet e kësaj bime mund t’i fitoni edhe ne qoftë se e konsumoni të zier, të fërguar etj.

Ja disa nga përfitimet shëndetësore që i sjell bamja:
* Forcon imunitetin
* Zvogëlon sasinë e glukozës që absorbohet nga ushqimi
* Zvogëlon nivelet e kolesterolit
* Parandalon sëmundjet në veshkë
* Ndihmon me simptomat e astmës.
Një pije e përftuar nga bamja lufton diabetin. Për ta përgatitur pijen fillimisht duhet t’i merrni katër bamje të freskëta me madhësi mesatare dhe t’ua prini majat. Pritini në mes dhe i vendosni në një gotë me ujë. Ato i lini ashtu gjatë tërë natës të zhytura në ujë, ndërsa të nesërmen i shtrydhni në një gotë të re me ujë të freskët dhe pijeni.

Çfarë është aspirina: 12 fakte që duhet të dini për efektet pozitive të aspirinës

Çfarë është aspirina, dhe si njihet në mjekësi
Aspirina emrin e saj të vërtetë e ka acid salicilik dhe gjatë metabolizmit të vet transformohet në salicilat. Salicilati lidhet me albuminën,që ka aftësi të lidhë edhe ilaçe të tjera. Ajo që më shumë përmendet në rastet kur këshillohet kujdes në përdorim e shumë ilaçeve është që aspirina të mos jepet në të njëjtën kohë me warfarin (antikoagulant që bllokon një enzimë në metabolizmin e vitaminën K, që duhet për të formuar faktorët e ndryshëm për mpiksjen e gjakut). Një përdorim i aspirinës me warfarin psh, mund të japë rrezik të madh për faktin se lidh albuminën (gjë që e bën edhe warfarini) por në këtë rast kemi një kompeticion për lidhjen me albuminën mes 2 ilaçeve dhe përqendrimi i warfarinit që është aktiv mund të rritet si pasojë e spostimit të sasisë së lidhjeve më shumë drejt aspirinës.
Aspirina ofron mbrojtje për sëmundje të ndryshme në organizmin tonë. Por ka dhe raste kur efektet e saj në organizëm nuk janë pozitive, apo ndikojnë negativisht.
“Aspirina mund të ndihmojë në shëndetin e grave mbi moshën 40 vjeç duke parandaluar goditjet dhe atakun e zemrës. Gjithashtu edhe për gratë e reja në mbipeshë aspirina është e dobishme. Në testet e piketuara për meshkujt fizikanët zbuluan në vitin 1988 se aspirina ndihmon në parandalimin e atakut kardiak fillimisht te meshkujt…



Por lindi pyetja: A do të funksionojë aspirina edhe për femrat”? Kërkimet për të gjetur përgjigjen e kësaj pyetjeje filluan menjëherë. Ekipi kërkues në Harward Brigham dhe Women’s Hospital u bind për shumë rezultate të arritura për zemrën, mushkërinë dhe gjakun; si dhe u hartua një test i ngjashëm dhe për gratë. Në këtë kohë lindi dhe Women’s Health Study. Gjurmuesi i parë Julie Buring dhe kolegu i tij angazhuan 40 mijë gra për shëndetin, të cilat ishin rreth moshës 45 vjeç dhe u testuan për 10 vjet. Gjysma e grave morën çdo ditë një tabletë, e cila përmbante 100 miligramë aspirinë. Gjysma tjetër e grave morën një qetësues të padëmshëm, identik me të dhe në të njëjtën sasi. Por në të njëjtën kohë në këtë test u përfshi edhe vitamina E. Gjysma e grave mori vitaminë E dhe gjysma tjetër jo. Kjo nuk ishte e lehtë, por efekti shumë i mirë që jepte aspirina te meshkujt bëri që dhe gratë ta përdornin aspirinën për të parandaluar atakun kardiak. Këtu zë vend dhe një fjalë e urtë angleze “çfarë është e mirë për patokun, është e mirë dhe për patën”.
Me pak fjalë, aspirina e dha efektin e saj si te meshkujt ashtu edhe te femrat. T’i rezervosh vetes energji, është zgjedhja më e mirë.

Efektet negative të aspirinës
Kur arrin në zemër aspirina ka aftësi të parandalojë mpiksjen e gjakut. Ky grumbull i qelizave të kuqe të gjakut, pllakëzave të gjakut dhe proteinat fijëzore mund të bllokojnë enët e gjakut që ushqejnë zemrën dhe trurin. Marrja e shumtë e aspirinave mund të shkaktojë rrjedhje gjaku në zorrë apo në organe të tjera të brendshme. Kjo mund të shkaktojë hemorragji. Rezultatet e institutit kërkimor shpallën edhe rreziqet që sjell aspirina veçanërisht te gratë. Edhe gjatë testimit të bërë për aspirinën pati raste ku gratë patën hemorragji pas marrjes së aspirinës. Por në disa raste rrjedhja e gjakut është me probleme serioze jo për ata që marrin aspirina, por dhe për ata e kanë të nevojshme transfuzionin e gjakut.
Efektet e shëndetshme të aspirinës Aspirina është pranuar se ndihmon meshkujt dhe femrat në këto situata: Si do të kuptohet kjo? Në terma të përgjithshëm, një aspirinë në ditë është e një ide e mirë për një grua të shëndetshme mbi moshën 65 vjeç, por jo për gratë në moshë më të re. Aspirina përpiqet të parandalojë atakun kardiak apo rritjen e rrahjeve të zemrës, edhe për ata persona që nuk vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Aspirina është e rekomanduar për shumë gra dhe burra me sëmundje zemre apo shqetësime të tjera të kësaj natyre. Por a mund të përdoret aspirina nga të gjithë? Shumë faktorë ndikojnë që aspirina të mund të na ndihmojë, dëmtojë apo të shkaktojë efekte të tjera. Një nga këta faktorë ndikues është mosha juaj. Faktorët e tjerë varen nga organizmi i gjithësecilit. Pra përdorimi i aspirinës duhet të paraprihet nga një konsultim me mjekun dhe nga një analizë e përgjithshme e gjakut, kjo për të parë a jeni të predispozuar për të patur atak kardiak apo nuk rrezikoni diçka të tillë. Por një studim në Amerikë ka folur për një mënyrë tjetër se si të parandalohen këto sëmundje. Sipas këtij studimi, gratë të cilat ushtroheshin 4 herë në javë nuk pinin duhan, kishin një peshë të përshtatshme trupore, një dietë të shëndetshme dhe pinin vetëm një gotë verë në ditë, ishin më të shëndetshme sa gratë që nuk zbatonin këtë praktikë. Këto gra nuk patën as efekte anësore nga përdorimi i aspirinës.

Aspirina ul rrezikun e kancerit
Shkencëtarët thonë se sipas një studimi të ri gratë që marrin rregullisht aspirinë mund ta pakësojnë rrezikun për t’u prekur nga kanceri në gjoks. Në këtë studim morën pjesë 3 mijë gra nga New Yorku, dhe rezultoi se ato gra që merrnin aspirinë ishin më pak të rrezikuara për të patur kancer në gji, se sa ato që nuk merrnin aspirinë. Kështu mjekët arritën në përfundimin se marrja e një aspirine në ditë mendohet se pakëson rrezikun e kancerit të gjirit me rreth 25 për qind dhe se një tip i veçantë të kancerit të gjirit që kushtëzohet nga hormoni i estrogjenit. Mjekët thonë se aspirina duket se zhduk prodhimin e hormonit të estrogjenit në gji. Estrogjeni është pjesërisht faktori që shkakton 70 për qind të kancerit të gjirit.

Të gjitha dhimbjet që kuron aspirina
Dhimbjet e kokës janë të padurueshme për cilindo si dhimbjet poshtë vetullave ashtu edhe në tëmthat. Substanca që i lehtëson dhimbjet u zbulua pikërisht 103 vjet më parë. I njohur si acid acetilsalicilik, aspirina ka një histori të suksesit të rrallë. Efektet për lehtësimin e dhimbjeve të acidit salicilik njiheshin që në kohët e lashta. Sipas mjekut Gebel, shumë pacientë që përdorin aspirinën për të luftuar migrenën janë plotësisht të kënaqur edhe për faktin se ajo ka pak efekte anësore kundrejt paracetomolit, i cili mbart më shumë rreziqe për dëmtimin e veshkave, aspirina ka pak tregues për efekte të padëshirueshme anësore. Mjekët tregojnë se aspirina ka edhe cilësi të tjera si pakësimin e inflamacionit dhe ul temperaturat e larta, por ajo është e dobishme në parandalimin e atakeve në zemër dhe të sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.

Dy aspirina në ditë për zbokthin dhe shiatikun
Përdorimi i dy aspirinave në ditë largon dhimbjet e nervit shiatik. Në vendin tonë, si kurë apo masazh përdoren pomada të krijuara në mënyra popullore, siç është dhe përzierja e 100 gramëve jodi, 30 gramë vajguri, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 30 kokrra aspirinë dhe rozmarinë, pomadë e cila mund të përdoret gjate 10 ditëve. Gjithashtu nëse shkrini dy aspirina brenda sasisë së shampos me të cilën do të lani flokët kjo ju ndihmon për të larguar zbokthin. Specialistët këshillojnë që kjo lloj maske të përdoret 6 herë në muaj, për pesë muaj rresht.






Por cilat janë grupmoshat që duhet të marrin aspirinën, cilat janë efektet e saj të meshkujt dhe femrat. Më poshtë jepen 12 fakte lidhur me efektet e aspirinës në kurimin e sëmundjeve të ndryshme që prekin organizmin e njeriut.

1) Largon para-eklampsinë gjatë shtatzënisë
Një studim i publikuar në “The Lancet” në vitin 2007 tregoi se gratë shtatzëna që merrnin aspirinë apo ndonjë ilaç tjetër kundër mpiksjes së pllakëzave të gjakut, kishin 10 për qind më pak rrezik për të zhvilluar çrregullime që përfshinin presionin e lartë të gjakut apo komplikacione serioze për nënë dhe fetusin. Terapia me aspirinë gjatë shtatzënisë duhet të bëhet nën vëzhgimin e mjekut përkatës.
2) Redukton rrezikun e zhvillimin e kancerit
Sipas raporteve dhe zbulimeve mjekësore të publikuara kohët e fundit, aspirina ndihmon në reduktimin e zhvillimit të formave të ndryshme të kancerit. Por sigurisht rezultate të kënaqshme janë arritur në ato raste kur personat e kanë përdorur atë rregullisht për pesë vjet. E rëndësishme është që konsumimi i saj të jetë në dozat e rekomanduara nga specialistët.
3) Zvogëlon rastet e kancerit të gjirit te gratë
Studimi publikuar para një muaji në gazetën e Institutit Kombëtar Kundër Kancerit (National Cancer Institute), tregoi se femrat të cilat përdornin aspirinën ishin 13 për qind më pak të rrezikuara për të shfaqur kancer gjiri, krahasuar me gratë që e mohonin atë.
4) Mban larg kancerin e prostatës
Në çështjet e trajtuara këtë muaj në gazetën “Cancer”, kërkuesit kanë raportuar se meshkujt të cilët përdornin rregullisht aspirinën kishin rreth 10 për qind më të ulët rrezikun e shfaqjes së antigjeneve specifike, përgjegjëse për shfaqjen e kancerit në prostatë. Kërkuesit sugjeruar se përdorimi i rregullt i aspirinës do të mund të mbante larg kancerin e prostatës.
5) Ofron mbrojtje nga sëmundja e Alzheimerit
Studimet nuk u përfunduan plotësisht, por një revistë publikoi këtë vit në gazetën “Neurology” zbulimin se njerëzit të cilët përdornin aspirinën kishin 13 për qind më pak rrezik për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit.
6) Ndihmon në shmangien e artritit
Sëmundjet e muskujve dhe kockave forcohen me kalimin e moshës. Mund të shfaqen forma të ndryshme të artritit, osteoporozës, etj. studimet më të fundit kanë treguar se aspirinë mund të jetë një faktor pozitiv plus në parandalimin e këtyre problemeve. Edhe pse përfitimi nuk është shumë i lartë dhe i dukshëm, rezultati pozitiv është ai që ka rëndësi.
7) Parandalon astmën te gratë e moshës së mesme
Një studim i publikuar në gazetën “Thorax” ka treguar se gratë mbi moshën 45-vjeçare të cilat marrin 100 miligramë aspirinë çdo ditë ishin 10 për qind më pak të rrezikuara për të shfaqur astmën në dekadën e ardhshme, krahasuar me gratë të cilat merrnin qetësues. Autorët e studimit vunë re se aspirina mund të reduktonte simptomat në rreth 10 përqind të personave të diagnostikuar me astmë.
8) Mbrojnë nga sëmundja e Parkinsonit
Një studim i publikuar në 2007 për neurologjinë sugjeronte se femrat të cilat konsumojnë aspirinë rregullisht (rreth 2 ose më shumë në javë për gjatë një muaji në një periudhë të jetës së tyre) janë rreth 40 për qind më pak të predispozuar për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit.
9) Ndihmojnë në reduktimin e atakut kardiak
Personat të cilët përdorin aspirinën janë më pak të rrezikuar ët vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe të pësojnë atak kardiak. Rastet e shfaqjes së këtyre sëmundjeve janë më të shpeshta tek të sëmurët me diabet. Konsumimi i aspirinës do të ndikonte në reduktimin e këtij rreziku.
10) Nuk ndihmon në disa probleme kardiake
Gjendja e muskujve të zemrës apo rregullimi i ritmit kardiak nuk përmirësohet nga konsumimi i aspirinës. Kështu në raste problemesh të kësaj natyre nuk është i këshillueshëm konsumimi i aspirinës apo abuzimi i dozave të përdorura. Në një eksperiment të realizuar kohët e fundit 30 përqind e personave të testuar me probleme kardiake nuk patën përmirësime nga përdorimi i aspirinës.
11) Shkaktojnë shqetësime në stomak
Personat të cilët marrin aspirinën ose medikamente si NSAID, shfaqin rrezik të lartë për të pasur probleme gastrointestinale dhe ulcerë në stomak, sidomos nëse këto medikamente përdoren me tepri.
12) Është më pak e efektshme për femrat
Një studim i publikuar në gazetën “BMC Medicine” zbuloi se studimet më të fundit kanë treguar përfitimin e madh që kanë meshkujt të cilët marrin aspirinën, për të reduktuar rastet e shfaqjes së atakut të zemrës. Por femrat nuk shfaqnin të njëjtat përfitime.












Saturday, July 2, 2016

Tri ushqimet që e shpejtojnë metabolizmin

Zakonisht metabolizmi “udhëhiqet” nga gjenetika, por me konsumimin e produkteve të duhura ju mund ta shpejtoni atë. Këto ushqime të caktuara mund t’ua shpejtojnë metabolizmin, të djegin yndyrën, të eliminojnë toksina etj.
Bajamet
Bajamet janë jashtëzakonisht të pasura me vlera ushqyese. Kjo do të thotë se një tas i vogël me bajame mund t’ju furnizoj me shumë vlera ushqyese dhe kalori.
Selino
Konsumimi i selinos ju ndihmon të humbni peshë. Selino është e përbërë kryesisht nga uji dhe celuloza e patretshme, prandaj përfshirja e selinos në vakte mund t’ju ndihmoj të hani më pak dhe rrjedhimisht të humbni peshë.
Kastravecët
Kastravecët e pastrojnë tërë trupin, pasi kanë efekte shëruese natyrale, si dhe përmbajnë kalium dhe vitaminë A, C etj., të cilat i largojnë toksina nga trupi dhe e shpejtojnë metabolizmin.

Wednesday, June 22, 2016

Tiroidet: 10 këshilla për stinën e verës

Deti, dielli, jodi: Sugjerimet për pushime pa probleme. Kini kujdes me ushqimet dhe produktet kozmetike
Çfarë masash duhet të merren gjatë verës për ata që vuajnë nga çrregullimet e tiroideve? Deti është i mirë apo i keq? Si duhet të sillemi me ushqimin? Barbara Pirali, një specialiste në endokrinologji na jep një sërë udhëzimesh për të shmangur problemet gjatë pushimeve.
DETI. Hedhim poshtë një mit fals. Përsa i përket efekteve në tiroide, ajo çfarë me të vërtetë ka rëndësi është sasia e jodit merret nga ushqimi, ndërsa ajo e thithur nga ajri i detit nuk ndikon. Plazhi është i mirë për të gjithë
KRIPA. Kush vuan nga hipertiroidet duhet t’i kushtojë vëmendje kripës së jodizuar. Kripa në përgjithësi duhet përdorur në masë, dhe duhet të bëni kujdes me ato që përfshihen në produktet ushqimore.
NË TAVOLINË. Krustacet dhe molusqet që gjatë verës është tendenca të konsumohen më shumë, janë të gjitha ushqime të pasure me jod. Konsumojini herë pas here, jo më shumë se 1 herë në javë
SUBSTANCAT STIMULUESE. Kur je me pushime, relaksohemi dhe shpesh ja falim veten ndonjë ves më shumë. Duhani, kafeja apo dhe alkooli përkeqësojnë simptomat e hipertiroideve.
ILAÇET. Disa ilaçe mund të kenë përmbajtjen e jodit gjithashtu shumë te lartë. Prandaj shikoni etiketat e ilaçeve përpara se ti konsumoni dhe konsultohuni me farmacistët.
LARËSIT E GOJËS. Larësit e gojës apo dezifektantët, që përdoren cakonisht nga ato që kanë gjakderdhje në mishrat e dhëmbëve, duke qenë se përmbajnë jod mund të bëhen shkak i hipertiroideve.
PRODUKTET KOZMETIKE. Kur përgatitesh për plazh, vihemi përballë reklamimeve të shumë produkteve që premtojnë se përmirësojnë pamjen e lëkurës. Për fat të keq sasi e madhe jodi ndodhet në këto produkte prandaj përpiquni t’i shmangni.
DIELLI. Dielli nuk jep ndonjë problem specifik dhe nuk duhet të shmanget, por mjafton që të limitojmë disi kohën e qëndrimit përpara tij për të shmangur djegien apo lodhjen nga i nxehti.
AKTIVITETI FIZIK. Aktiviteti fizik gjatë verës duhet të jetë më i madh, sepse mund të qëndrojmë më gjatë në natyrë e ajër të pastër. Edhe aktiviteti fizik duhet të moderohet në rast se hipertiroidizmi nuk është shëruar ende.
SUPLEMENTET. Kush i ka tiroidet shumë aktive, përballet me shumë simptoma, ndër të cilat është edhe rënia në peshë. Në praktikë, hipertiroidizmi përfshin një përshpejtim të metabolizmit që ju bën të bini në peshë. Pikërisht këtë premtojnë shumë suplemente me bazë algash që premtojnë se do t’ju heqin disa kilogramë para sezonit të verës.

Thursday, June 9, 2016

8 arsye se pse duhet të konsumoni ujë me kripë

Këto janë përparësitë më të rëndësishme të konsumimit të ujit me kripë. 
Futja e mineraleve në organizëm
Shkencëtarët pajtohen me faktin se gota me ujë dhe kripë do të ndikojë për mirë në trupin tuaj. Kjo pije e thjeshtë ndihmon trupin të rigjenerohet dhe të largoj helmet, pasi jonet pozitive dhe negative të ujit dhe kripës së detit bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.
Hidratimi
Trupi e absorbon ujin dhe kripën në mënyrë të mirë dhe të shpejtë sepse të dyja janë substanca natyrore. Jonet pozitive të trupit dhe jonet negative të ujit lidhen me njëra tjetrën.
Detoksifikimi
Uji i kripur ka aftësi antibakteriale dhe ka aftësi që të largojë toksina nga trupi. Kjo do të parandalojë edhe krijimin e baktereve dhe sëmundjeve të ndryshme nga to.
Ndihmon në tretje
Uji i kripur është një zgjidhje për traktin tretës sepse enzimat që gjenden në të e përmirësojnë këtë proces. Kujdes! Ju lutemi, nëse keni probleme me stomakun apo probleme të tjera që lidhen me mos absorbimin e kripës në trup, mos e përdorni këtë metodë!
Trajton pagjumësinë
Mineralet e gjendura në ujin me kripë mund të shërbejnë për të qetësuar sistemin nervor sepse këto minerale gjenden me shumicë në ujë dhe kripë.
Eshtra të shëndetshëm
Është e dobishme për kockat sidomos për ata që vuajnë nga osteoporoza.
Përfitimet në lëkurë
Nëse keni provuar kremra dhe losione të ndryshme të lëkurës, duhet ta provoni edhe këtë përzierje. Ju do të shihni se një gotë me ujë të kripur mund të largojë papastërtitë nga lëkura juaj dhe ajo do të duket e shëndetshme dhe plot jetë.
Humbje e peshës
Kjo pije do të ndihmojë edhe në humbjen e peshës dhe do të mbush trupin tuaj me minerale dhe kripëra të nevojshëm për organizmin

Sunday, June 5, 2016

Pija magjike që heq thinjat!

Kjo pije e mahnitshme heq thinjat, dhe shëron shumë sëmundje të lëkurës.
Përbërësit:
– Një kilogramë mjalt
– Karafil hudhrash
– Katër limonë
– 200 ml vaj farë liri
Përgatitja:
Dy limonëve ia hiqni lëvoren dhe pastaj të katërtit, bashkë me tre karafile të hudhrave i përzieni bashkë. Shtoni vajin e farës së lirit dhe mjaltin dhe i përzieni prapë. Produktin hidheni në një enë xhami dhe mbylleni me kapak. Pasi ta keni mbajtur për një kohë të gjatë në frigorifer, konsumoni një lugë gjelle tri herë në ditë.

Pse duhet të hamë shalqi, gjithë vlerat e frutit të stinës

Ekspertët thonë se shalqiri është një frut, i cili nuk duhet të mungojë gjatë konsumimit të përditshëm. Kjo për shkak se shalqiri është i mbushur me vitamina, proteina dhe kolagjen, të cilat ndihmojnë në hidratimin e lëkurës dhe rigjenerimin e saj.
Gjithashtu ngjyruesi i tyre është një antioksidant i fuqishëm, “Lycopene” , që përmirëson funksionin e enëve të gjakut dhe ul nivelin e kolesterolit ne gjak.
Gjithnjë e më shumë studime tregojnë se “Lycopene”, përbërësi ngjyrues i shalqirit, ndihmon në shkatërrimin e qelizave të hershme të kancerit.
Doktori britanik Sam Christie thotë për “Daily Mail”: “Duhet të konsumojnë ushqim të pasur me Lycopene, sepse ky përbërës ul rrezikun e sëmundjeve me rreth 20%. Për përfitim maksimal, zgjidhni një shalqi shumë të pjekur dhe me ngjyrë të kuqe të ndezur.

Thursday, May 26, 2016

Qepa, vlerat e mbretëreshës së kuzhinës dhe disa sekrete për ta përdorur

Disa e urrejnë dhe disa e duan, disa e konsiderojnë si mbretëresha e kuzhinës dhe disa të tjerë e shohin si një torture, por e vërteta është se qepa zotëron cilësi shumë të mira për shëndetin tonë.
Bëhet fjalë për një nga perimet më të dobishme të kuzhinës, rreth se cilës, shkencëtarët e Universitetit të Katalonjës në Barcelonë kanë bërë një studim të hollësishëm.
Ata kanë analizuar të dhënat e qepës së bardhë dhe të verdhë, duke vënë re se qepa është në gjendje të parandalojë përhapjen e baktereve Bacillus cereus, Staphylocoçus aureus, Microcoçus luteus dhe Listeria monocytogenes, mikroorganizma që gjenden shpesh në ushqime.
Përbërësit fenolikë të qepës mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerogjene por kanë edhe aftësinë të ndihmojnë në një tretje të mirë. Sipas shkencëtarëve, për shkak të këtyre aftësive, qepa duhet të përdoret gjerësisht në ushqimet e konservuara si majoneza, margarina e shumë të tjera. Qepa njihet gjithashtu edhe si një perim me vlera ushqyese për shkak të përmbajtjes së mineraleve sodium, hekur, azot, silic dhe disa vitamina.
Sekretet
Kur konsumojmë ushqim të shpejtë, gjithmonë i themi jo qepës. Por pavarësisht erës jo dhe aq të këndshme që lë pas,do të ishte më mirë të hiqnim diçka tjetër nga sanduiçi për të lënë aty perimen djegëse.
Qepa përdoret gjerësisht në sallata dhe gjellë për t’u shtuar atyre shijen, por ka edhe plot efekte pozitive në shëndetin tonë. Qepët ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe këshillohet të përfshihet në dietën ushqimore të personave që vuajnë nga diabeti.
Qepa ndihmon edhe në uljen e nivelit të kolesterolit të ke. Nqë vend të ilaçeve me efekte të shumta anësore, ata që duhet të bëjnë kujdes me kolesterolin mund të konsumojnë qepë, duke e zgjidhur problemin brenda disa ditëve.

Qepa eliminon parazitët. Bakteret e dëmshme që hyjnë në trupin e një njeriu normal treten në organizëm, me ndihmën e qepës.
Qepa ndikon pozitivisht te astma bronkiale dhe pagjumësia. Ajo ka në përbërje squfur dhe kuercetinë, dy antioksidantë që reduktojnë efektin e toksinave në trup. Qepët janë të pasura me vitaminat A dhe B si dhe minerale si potasium, kalcium, fosfor, selen dhe sodium.
Varieteti i kuq i qepës është i njohur për vetitë e theksuara antibakteriale. Nëse përtypim qepë të freskët për tre minuta, eliminojmë të gjitha bakteret në gojën tonë.
Gjithashtu, qepa mban në nivele normale qarkullimin e gjakut, duke parandaluar mpiksjen. Hollimi i gjakut zvogëlon mundësitë e goditjes në zemër apo tru.
Në rastet e ftohjes, një gotë me lëng qepe e përzier me mjaltë është një ilaç i vërtetë.

Një përdorim tjetër i qepës është ai për qëllime kozmetike. Mund të habiteni, por një përzierje e uthullës së bardhe me lëngun e qepës zgjidh problemin e puçrrave në lëkurë.
Efektet e tjera
Përveç vendit të parë që mban qepa në çdo gatim kuzhine, ka edhe një tjetër virtyt. Qepa, sidomos në shtresën e parë të saj, ka fibra dhe flavonoide të cilat mbrojnë organizmin nga sëmundjet kardiake, diabeti, dhe benefiti më i madh i saj është kundër tumorit të zorrës së trashë tek meshkujt dhe tek femrat.

Studiuesit e universitetit spanjoll zbuluan këtë benefit të qepës për organizmin dhe ata rekomandojnë se qepës, kur konsumohet nuk duhet t’i hiqet shtresa e parë e saj. Edhe pse shtresa e parë e qepës duket e vështirë për tu tretur, ajo mund të gatuhet shumë mirë përmes furrës.
Qepa gjithashtu, pastron dhe detoksifikon organizmin. Sipas studiuesve spanjollë, mbretëresha e tavolinës, qepa, sidomos koka e saj është e pasur me fruktans, një substancë kimike probiotike e cila mban në ekuilibër florën bakteriale të zorrëve dhe komponimet e squfurit.
Ky ekuilibër është efikas në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Qepët gjithashtu janë efikase edhe për dietë, sepse ndihmojnë në metabolizimin e yndyrnave dhe kanë pak kalori.
Shëndeti i syve
Organizmi ka nevojë për vitaminë A për prodhim të rodopsinës, proteinës në sy që u mundëson receptorëve të retinës që të thithin dritën. Personat, ushqimi i të cilëve nuk përmban sasi të mjaftueshme të vitaminës A mund të zhvillojnë verbërinë e natës dhe çrregullim të tjera të shikimit, duke përfshirë edhe ulcerat e kornesë. Një qepë e re përmban 24 mikrogramë vitaminë A në formë të provitaminës A, e cila në organizëm shndërrohet në retinol, formën aktive të vitaminës. Kjo sasi e vitaminës A e plotëson për 3.4 për qind nevojat ditore për femrat dhe për 2.6 për qind për meshkujt. MST/ Shëndeti i zemrës Vitamina A dhe C, që mund të gjenden në gjërat ushqimore siç është qepa e re, kanë karakteristika të forta antioksiduese. Kjo do të thotë që këto vitamina mund të parandalojnë dëmtimet e indeve qelizore të shkaktuara nga ndikimi i radikaleve të lira. Ushqimet e pasura me gjëra ushqimore me nivel të lartë të antioksiduesve, para së gjithash pemët dhe perimet, lidhen me rrezik të reduktuar nga sëmundjet e zemrës. Vitamina C, gjithashtu, mund të ndihmojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut, gjë që më pas mund ta reduktojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Imuniteti
Studimet zbulojnë se qepa e re është burim i pasur me fitokimikale, veçanërisht me flavonoide, siç janë kvercetina dhe antocianet. Këto dyzime konkrete janë, në fakt, substanca natyrore kimike të cilat i përmbajnë bimët, e ato mund ta përmirësojnë imunitetin. Përveç kësaj, studimet zbulojnë që flavonidet gjithashtu mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit me eliminimin e kuantin oksidazës, enzimës që prodhon radikale të lira.

Shëndeti i eshtrave
Vetëm një qepë e re përmban rreth 20 mikrogram vitaminë C. Kur bëhet fjalë për nevojat e femrave për këto vitamina, një qepë e re përmban 22 për qind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës K dhe 2.1 për qind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C. Te meshkujt plotëson për 16 për qind nevojat për vitaminë K dhe gati 2 për qind të nevojës për vitaminë C. Të dy vitaminat janë të rëndësishme për rritjen, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e forcës dhe shëndetit të eshtrave. Nëse në ushqimin tuaj nuk ka sasi të mjaftueshme të këtyre vitaminave, rriten gjasat nga zhvillimi i osteoporozës dhe përqindja më e lartë e thyeshmërisë së eshtrave.

Wednesday, May 25, 2016

RECETA: Lëng qepe kundër diabetit

Lëngu i qepës ndihmon shumë për të mbajtur nivelet e sheqerit në gjak.
-Merrni një kokërr qepë dhe e ndani në katër pjesë
-Pjesët i hidhni në një kavanoz të mbushur me ujë të pastër (rreth 200 mililitër)
-Mbyllni kavanozin dhe e lini të qëndrojë për tetë deri në 10 orë në një vend të errët.
-Në mëngjes tretësira e fituar kullohet nga qepa dhe pihet esëll.
-Pirja e saj duhet të bëhet brenda 10 minutash.
-Përsëriteni këtë për 40 ditë pa ndërprerje.
Lëngu i qepës ndihmon gjithashtu edhe kundër problemeve me shikimin, si dhe lufton parazitët që mund të gjenden në aparatin tretës dhe në zorrë.

Monday, May 23, 2016

10 mite shëndetësore që duhen hedhur poshtë

1 – Pi 8 gota ujë në ditë
Nuk është e nevojshme të numërohen gotat. Kërkimet tregojnë se njerëzit që pinë ujë sa herë ndjehen të etur atëherë është e mjaftueshme për të qëndruar të shëndetshëm dhe të hidratuar. Ushqimet e pasura me ujë, si supat, frutat, perimet apo pijet freskuese, çaji, lëngjet e kafja gjithashtu do t’ju ndihmojnë të ndjeheni të plotësuar.

2 – Vezët janë të dëmshme për zemrën
Të dashuruarit pas omëletës duhet të gëzohen. Të konsumosh 1 ose 2 vezë në ditë nuk rrit rrezikun e një sëmundje të mundshme në zemër. Edhe pse ato kanë kolesterol, kjo nuk do të thotë se ai është i dëmshëm për shëndetin. Madje vezët kanë lëndë ushqyese si acid yndyror Omega 3, që redukton rreziqet e një ataku në zemër. 

3 – Antidjersa shkakton kancer gjiri
Mos e besoni. Disa shkencëtare mendojnë se kimikatet e gjetura në antidjersë dhe deodorant përthithen nga lëkura. Ideja është se ato përfundojnë në indet e gjirit duke shkaktuar kështu kancer gjiri. Por Instituti Kombëtar i Kancerit në SHBA thotë se nuk ka prova që lidhin produkte të tilla me kancerin e gjirit. 


4 – Të rrish në të ftohtë, merr të ftohtë
Pavarësisht se sa ju kanë këshilluar prindërit për të mos shpenzuar shumë kohë në të ftohtë, ajri i ftohtë nuk ju sëmur. Madje një studim zbuloi se njerëzit e shëndetshëm që shpenzonin disa orë në temperature të ftohta, fitonin një lloj imuniteti që përmirësonte shëndetin e tyre, që luftonte viruset. Më shumë gjasa ka të sëmureni brenda.

5 – Ju keni nevoja për multivitamina të përditshme
Ju mbase keni dëgjuar se duke marrë multivitamina do të plotësoni atë pjesë që nuk ndodhet në dietën tuaj. Hulumtuesit nuk bien të gjithë dakord në këtë pikë. Por nëse doktori të thotë që merr vitamina atëherë duhet  ta bësh një gjë të tillë. Dhe nëse jeni shtatzanë, ju duhet të merrni acid folik për të ulur rrezikun e defekteve të lindjes. Megjithatë mënyra më e mirë e marrjes së vitaminave është ngrënia e një diete plot fruta, perime , drithëra, arra e vajra të shëndetshme

6 – Hani mëngjes për të rënë në peshë
Ngrënia e mëngjesit i ndihmon disa njerëz të bien nga pesha. Kjo i bën ata që të ndihen të ngopur dhe të mos kërkojnë ushqim më vonë gjatë ditës. Por një gjë e tillë nuk është e thënë, sqaron Universiteti  Cornell në SHBA. Sepse ngrënia e mëngjesit mund të bëjë që ju ta nisni ditën duke ngrënë dhe të vazhdoni duke kërkuar vazhdimisht. Oreksi vjen duke ngrënë.

7 – Mukusi i gjelbër do të thotë infeksion
Studimet tregojnë se mukusi jeshil apo i verdhë është pak më shumë i zakonshëm në infeksionet bakteriale të caktuara. Por kjo nuk është një shenjë e sigurt se ju keni infeksion apo se keni nevojë për antibiotikë. Një infeksion sinusi mund të shkaktojë mukus të gjelbër.

8 – Sheqeri i dëmton mendjen fëmijëve
Sheqeri nuk është i mirë për fëmijët, por kërkimet tregojnë se gjërat e ëmbla nuk do t’i shkaktojnë çrregullime mendore fëmijëve, apo të lëndojnë aktivitetin e tyre të përditshëm apo qoftë dhe t’i bëjnë të paaftë për t’u fokusuar. Shumë prindër besojnë se fëmijët e tyre fillojnë të sillen keq pasi kanë konsumuar shumë sheqer. Kjo nuk është e vërtetë

9 – Një ulëse tualeti mund t’ju sëmurë
Mos u stresoni nëse nuk gjeni diçka për të mbuluar ulësen e tualetit. Ato janë zakonisht të pastra. Janë dyert e banjove, dorezat e dyerve apo dyshemetë që janë të mbushura me mikrobe që ju shkaktojnë sëmundje të ndryshme.

10 – Kërcitja e kyçeve shkakton artrit
Zhurma e kërcitjes së kyçeve mund të bezdisë ndonjë që është afër jush, por ky është i vetmi dëm që shkaktohet. Ju mund të mendoni se duke kërcitur kockat apo kyçet do t’i bëni keq shëndetit tua. Studimet kanë treguar se ato nuk kanë ndonjë efekt në sëmundjen e artritit.

A eshte e rrezikshme varesia nga interneti

Varësia nga interneti i bën dëm trurit si droga dhe alkooli

Kjo varësi e cila deri tani është definuar si çrregullim në kontrollimin e impulseve, dëmton materien e bardhë të trurit dhe nxit reaksione të varësisë, në mënyrë të ngjashme si te narkomanët.
Varësia nga interneti pengon punën e qelizave nervore te adoleshentët dhe shkakton dëmtim të trurit ngjashëm si tek ata që janë të varur nga droga, ka zbuluar studimi i Akademisë kineze të Shkencave nga Wuhan, i kryer në 17 persona të varur nga interneti dhe 16 që nuk kishin varshmëri. Shkencëtarët kanë përdorur pajisjen për rezonancë magnetike për të incizuar ndikimin e internetit në strukturën e trurit, bën të ditur Daily Mail.
Adoleshentët që janë të varur nga interneti kanë dëmtime në materien e bardhë të trurit e cila lidhë pjesët vitale përgjegjëse për emocione, vendimmarrje dhe vetëkontroll. Varësia e tillë për një lloj të caktuar të sjelljes mund të shkaktojë dëmtime të njëjta fizike si edhe varësia nga droga, transmeton Koha.net. E karakterizon përdorimi i pakontrolluar i internetit i cili ndikon në kualitetin e jetës së tyre. Nëse u ndalohet qasja në kompjuterë, tek të varurit shfaqet dridhje e trupit, mendime obsesive dhe lëvizja e gishtave sikur gjatë shtypjes në tastierë.
“Hulumtimi ynë tregon se si të varurit nga interneti kanë struktura të dëmtuara të fijeve nervore çka rezulton në ndryshimet në sjellje. Këtë e dëshmon matja e lëngjeve në ind apo anizotropia fraksionale. Rezultatet tregojnë që në trajtim duhet të fokusohemi në materien e bardhë”, thekson udhëheqësi i studimit, dr. Hao Lei.

Për shkak të dëmtimit çrregullohet edhe niveli i mielinës, shtresës së yndyrshme izoluese e cila mbështjellë qelizat nervore dhe u ndihmon të funksionojnë, shtoi ai.
“Abnormalitetet në materien e bardhë dhe në pjesët e tjera të trurit nuk janë karakteristike vetëm për të varurit nga droga dhe alkooli, por edhe për një sjellje të caktuar. Varësia nga interneti është e karakterizuar si çrregullim i kontrollit të impulseve, dhe jo si varësi “e vërtetë” por edhe kjo do të ndryshojë”, pohon dr. Henrietta Bowden-Jones nga Imperial College në Londër.
Hulumtimet e mëhershme tregojnë deformimet e materies së bardhë tek të varurit nga alkooli, kanabisi, kokaina dhe ketamina.

 

Saturday, May 7, 2016

Ja çfarë thotë shkenca për çokollatën


968 persona të moshës 23 deri 98 vjeçare, janë bërë pjesë e një studimi për të zbuluar përfitimet shëndetësore të çokollatës.
Personat që konsumojnë çokollatë më shpesh, kanë kujtesë më të mirë dhe të zhvilluar vizuale, aftësi më mbresëlënëse për të mësuar gjërat përmendësh, të menduarit abstrakt dhe kompetenca më të mira të përqendrimit.
Çokollata ju ndihmon gjithashtu në ngadalësimin e plakjes së trurit dhe parandalon shfaqjen e sëmundjeve nervore.
Substancat brenda çokollatës janë ato të cilat kanë efekte të dobishme për veprimtarinë tonë mendore.