Bizelet pastrojnë kolesterolin e keq në gjak dhe 20 përfitime të tjera shëndetësore
Bizelja është një bimë me origjinë aziatike, me rrënjë jo shumë të thella dhe një kërcell që mund të arrijë deri në dy metra. Lulet e saj janë të bardha, të verdha ose të gjelbra, ndërsa frutat gjenden brenda mbështjellëse dhe kanë formë të rrumbullakët e ngjyrë të gjelbër, që ndryshe të gjithë ne i njohim me emrin bizele.
Funksionojnë si një plotësues
Bizelet përmbajnë sasi të madhe të vitaminave të grupit B, por edhe vitaminë A e C. Problemi është se këto vitamina mund të largohen me një zierje të tejzgjatur, prandaj duhet të bëni kujdes me gatimin. Mes mineraleve që gjenden te bizelja, ai me sasinë më të madhe është kaliumi (shumë i nevojshëm për të riekuilibruar diurezën, sidomos te kardiopatikët), i ndjekur më pas nga fosfori, magnezi, kalciumi, hekuri, seleni dhe zinku. Dy mineralet e fundi janë antioksidantë shumë të fuqishëm. Përqendrimi i lartë i ujit që gjendet te bizelja pakësohet gradualisht me rritjen dhe zhvillimin e bimës dhe vendin e tij e zënë karbohidratet, rreth 12 gramë çdo 100 gramë bizele të pastruara nga mbështjellësja. Sasia e fibrave është 4-6%. Edhe vlera proteinike është goxha e lartë (6 g për kile). Për këtë arsye bizelet, e kombinuara me karbohidrate (oriz, ose makarona) janë zëvendësuesit më të mirë të mishit.
Me një pasuri të tillë prej përbërësve të shëndetshëm, vlen të thuhet se bizelet janë zëvendësues shumë të mirë. Po ashtu janë një ushqim shumë i rëndësishëm për të forcuar mbrojtjen natyrore të organizmit, duke nxitur diurezën, funksionimin e duhur intestinal dhe duke riekuilibruar punën e zemrës.
Si kurë: konsumoni 100 g bizele në ditë
Bizelet ndihmojnë që të mbajnë në formë të mirë aparatin kardiovaskular duke kontrolluar nivelet e kolesterolit LDL (atij të “keq”) që qarkullon në gjak. Sipas një studimi të publikuar në revistën “Nutrition Metabolismo and Cardiovascolare Diseases” thuhet se të konsumosh çdo ditë për të paktën 3 javë 80-140 gramë bizele mund të ulni kolesterolin e keq LDL 8 mg/dl.
Një gjak me “yndyrë” dhe më i rrezikshëm
Dihet që sasitë e larta të kolesterolit mund të shkaktojnë formimin e depozitave të yndyrës në enët e gjakut. Kjo gjë ngadalëson kalimin e gjakut dhe të oksigjenit drejt organeve të organeve të ndryshme, përfshi këtu edhe trurin.
20 përfitimet shëndetësore që kemi nga bizelet:
1- Ndihmojnë në rrëzimin e kileve të tepërta: Meqënëse bizelet kanë pak kalori dhe zero kolesterol dhe janë të pasura në përbërës ushqyes, proteina dhe fibra, ndihmojnë në humbjen e peshës. Sidomos fibrat tek bizelet bëjnë që të kemi ndjesinë e ngopjes për një kohë më gjatë.
2- Për shëndetin e zemrës: Niacina ndihmon në reduktimin e prodhimit të triglicerideve dhe të kolesterolit të keq, duke ngritur kolesterolin e mirë. Antioksidantët si A, C, dhe E mbëeshtesin enët e gjakut dhe qelizat. Vitaminat B1 dhe folatet, B2, B3, dhe B6 mbështesin shëndetin e nervave. Luteina dhe vitamina K reduktojnë stresin dhe ulin riskun për sëmundje zemre, dhe arteriosklerozë.
3- Për sistemin digjestiv: Bizelet ndihmojnë tretjen dhe përmirësojnë nivelin e metabolizmit. Dieta e shëndetshme dhe e pasur në fibra pastron traktin digjestiv nga toksinat, përmirëson shëndetin e zorrëve, trajton kapsllëkun dhe ul rrezikun për sëmundje gastrointestinale dhe kancerin e zorrën së trashë.
4- Kundër kancerit në stomak: Bizelet përmbajnë sasi të lartë antioksidantësh dhe kanë përbërës anti-inflamatorë si dhe polifenolin coumestrol, që ul riskun e kancerit në stomak.
5- Për kocka më të forta: Vitamina K1, është një vitaminë shumë e rëndësishme pasi aktivizon proteinat në kockë, duke kontribuar në shëndetin e tyre duke ruajtur nivelet e kalciumit po ashtu duke ndihmuar organizmin të përthithë kalciumin. Vitaminat si B1, B6 dhe acidi folik ndihmojnë në parandalimin e osteoporozës dhe artritit.
7- Për një lëkurë me shkëlqim: Antioksidantët si flavonoidet, katekina, epikatekina, karotenoidet, alpha carotene etj. ndalojnë procesin e plakjes së lëkurës, duke reduktuar dëmet e radikaleve të lira. Vitamina C, tepër e rendësishme për formimin e kolagjenit, ndodhet tek bizelet, duke ofruar elasticitet për lëkurën.
8- Kundër depresionit: Antioksidantët dhe folatettek biezelet kanë një impakt tepër pozitiv në shëndetin mendor dhe ulin riksun për depresion.
9- Forcon imunitetin: Bizelet janë një burim i mirë i vitaminës C, që mbron qelizat nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Bizelet janë gjithashtu të pasura me hekur, kalcium, zink, bakër, manganese etj. që forcojnë sistemin imunitar.
10- Kundër lodhjes: Hekuri është një element vital kundër këputjes dhe trajton aneminë. Është shumë i rëndësishëm si mineral pasi transporton oksigjenin nga mushkëritë nëpër trup, duke i dhënë energji organizmit dhe trurit.
11- Për zhvillimin e fetusit: Folatet janë vitamina B-complex që i nevojiten për ADN-në. Ushqimet që përmbajnë folate luftojnë kapsllëkun dhe parandalojnë defektet tek fetusi.
12- Antioksidantë: Bizelet përmbajnë shumë antioksidantë si flavonoidet (katekinë dhe epikatekinë), karotenoide (alpha dhe beta-carotene), acid fenolik dhe polifenole. Gjithashtu vitaminat C dhe vitamin E, si dhe zink.
13- Rregullojnë sheqerin në gjak: Bizelet kanë zero kolesterol, pak yndyrë dhe kripë, si dhe sheqer natyral që i shërben trurit pa rritur nivelin e glicemisë në gjak..
14- Burim energjie: Bizelet ndihmojnë në prodhimin e energjisë dhe luajnë një rol të rëndësishëm funksionin adrenal. Ato janë të pasura në vitaminat B-complex -B1, B2, B3 dhe B6, dhe luajnë një rol tepër të rëndësishëm në metabolizimin e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave.
15- Për shëndetin e syve: Luteina që ndodhet tek bizelet është e përqendruar tek retina e syrit, dhe aktiviteti i saj antioxidant mbron si nga katarakti (perdja e syrit), ashtu edhe kundër degjenerimit makular.
Degjenerimi makular është shkaktari kryesor i humbjes së rëndë të shikimit te njerëzit mbi 60 vjeç. Ndodh atëherë kur pjesa e vogël qendrore e retinës – e njohur si makula, degjenerohet (shkatërrohet).
Vitamina A ndihmon në ruajtjen e shëndetit të syrit. Ushqimi me nivelin më të lartë të vitaminës A është patatja e ëmbël.
16- Magazinë vitaminash: Bizelet përmbajnë vitaminë C, B, tiaminë, riboflavinë, niacinë, dhe vitaminë K. Ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i acidit folik, fibrave dhe vitaminës A.
17- Magazinë mineralesh: Bizelet e gatuara përmbajnë më shumë minerale se bizelet e gjalla. Mineralet jetike si hekur, magnez dhe fosfor mbështesin gjakun, muskujt, shëndetin e kockave dhe ushqejnë trurin. Zinku është një mineral që nxit shërimin e plagëve.
18. Kundër kancerit: Vitaminat A dhe C që janë antioksidantë të fuqishëm luftojnë të gjitha tipet e kancerit përfshi të mushkërive, leuceminë, të pankreasit dhe lymphoma.
19- Kundër mpiksjeve të gjakut falë vitaminës K.
20- Për flokët: Vitaminat B si folatet, vitamina B6 dhe vitamina B12, ndihmojnë në shtimin e qelizave të kuqe të gjakut, që e transportojnë oksigjenin dhe elemetët e tjerë tek të gjitha qelizat e trupit, përfshi edhe ato në skalpin e kokës dhe folikulin e flokut. Mungesa e vitaminës C, çon në tharje floku dhe rënie floku.
No comments:
Post a Comment