Mjekesia popullore - Ne kete faqe do te gjeni keshilla dhe menyra mjekimi te semundjeve te ndryshme me bime mjekesore, te cilat rezultojne shume te efektshme. Do te pershkruhen bime te cilat perdoren per semundje te vecanta dhe principet aktive qe ato zoterojne te bazuara shkencerisht.

Saturday, March 19, 2016

Çaji i mollës


Molla jo pa qëllim quhet “fruti i artë”, pasi jo vetëm që përdoret si frut freskues, por shërben edhe për përgatitjen e lëngjeve dhe uthullës. Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve. Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes.
Pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës duhet që në pranverë të mblidhen lulet e freskëta dhe të thara të përdoren gjatë vitit. Çaji i përftuar nga fetat e thara të mollës përdoret për qetësimin psikik pas punëve të rënda, për ripërtëritjen e mëlçisë dhe pastrimit të veshkës.

No comments:

Post a Comment