Mjekesia popullore - Ne kete faqe do te gjeni keshilla dhe menyra mjekimi te semundjeve te ndryshme me bime mjekesore, te cilat rezultojne shume te efektshme. Do te pershkruhen bime te cilat perdoren per semundje te vecanta dhe principet aktive qe ato zoterojne te bazuara shkencerisht.

Wednesday, March 23, 2016

Preshi

Nga zemra te luftimi i kancerit, 7 vetitë shëndetësore të preshit

Preshi është perime e shkëlqyer kundër disa tumoreve si ai i zorrës së trashë, kundër inflamacionit dhe alergjive te rrugëve të frymëmarrjes.
Ai përmban sasi të konsiderueshme kemperoli, flavonoidit natyral. Shumë studime pohojnë se preshi redukton rrezikun nga sëmundjet kronike, veçanërisht nga kanceri.
Gjithashtu e ndihmon sistemin kardiovaskular, duke i mbrojtur enët tona të gjakut. Përveç kësaj, preshi është burim i pasur me vitaminë A, e cila e përmirëson shikimin dhe e forcon sistemin e imunitetit, ndërsa përmban edhe vitaminë K, e rëndësishme për kockat.
Ndihmon në funksionimin e mirë të veshkave
Duke qenë se preshi përmban 1/8 e e sasisë ditore të potasit që duhet të marrë një i rritur, inkurajon në funksionimin e mirë të veshkave duke shërbyer si diuretik.
Presh për një zemër të shëndetshme
Ngrënia e preshit ka treguar se ul kolesterolin e “keq” dhe në të njëjtën kohë rrit kolesterolin e “mirë”. Kjo është shumë e rëndësishme për të parandaluar trashjen e pllakave të enëve të gjakut që gjenden në disa lloj sëmundjesh. Nëse pllakat rriten shumë apo këputen ato mund të shkaktojnë atak kardiak ose hemoragji. Perimet e familjes allium, ku përfshihet dhe preshi ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, një faktor tjetër që kontribuon në sëmundjet kardiake.
Presh për të luftuar kancerin
Studime të shumta kanë treguar se konsumimi i rregullt i preshit mund të ndihmojnë për t’u mbrojtur nga kanceri, në mënyrë të veçantë nga prostata, kanceri i kolonës dhe kanceri në stomak. Quercetin, një antioksidant që gjendet në familjen allium, njihet si një përbërës që bllokon kancerin.

Për stabilizimin e sheqerit në gjak
Preshi është një burim shumë i mirë me manganez dhe vitaminë B6, vitaminë C, folat dhe hekur. Të gjithë këto ushqyes veprojnë në trupin e njeriut duke stabilizuar sheqerin në gjak, duke ulur përthithjen e sheqerit nga trakti tretës.
I shkëlqyer dhe për nënat shtatëzëna
Preshi është një burim shumë i mirë me vitaminë B dhe folat. Folati është shumë i rëndësishëm për gratë shtatzëna duke ulur rriskun për defektet e shtyllës kurrizore, veçanërisht të spina bifida. Një porcion me presh të gatuar përmban gati 1/3 e sasisë së rekomanduar për konsum nga një i rritur.
Për një dietë të shëndetshme
Preshi është një zgjedhje e shkëlqyer për të gjithë ata që duan të ndjekin një dietë të shëndetshme, duke qenë se ka pak kalori dhe është plot me vitamina e minerale.

No comments:

Post a Comment