Një mënyrë urgjente për të larguar fryrjet dhe rrudhat poshtë
syve, është që t’i kërkojmë ndihmë të ftohtit. I ftohti krijon një efekt
shfryrës në momentin e aplikimit. Temperaturat e ulëta ndikojnë në
fryrjen e zonës poshtë syve. Specialistët rekomandojnë një herë në javë,
vendosjen e akullin nën sy duke bërë lëvizje rrethore, por jo më shumë
se 5 minuta për çdo sy.
Ja disa sugjerime për të parandaluar apo lehtësuar fryrjet që formohen poshtë syve.
Ja disa sugjerime për të parandaluar apo lehtësuar fryrjet që formohen poshtë syve.
–Flini të paktën 8 orë duke përdorur dy jastëkë që mbajnë kokën e ngritur. Nganjëherë fryrjet poshtë syve vijnë, sepse shkon më shumë gjak në kokë, prandaj duhet koka më lart që gjaku të shkojë për poshtë.
–Një ndihmë mund të vijë edhe nga ushqimi. Fusni në dietë vitamina dhe bioflavonoide që gjenden tek frutat si portokalli, në perime me gjethe jeshile, në frutat e pyllit, në çajin jeshil dhe tek peshku.
-Për fryrje të syve ndikon edhe stresi, aplikoni poshtë syve kompresa kamomili dhe reduktoni përdorimin e kripës.
–Së fundi mos harroni, trajtimet në qendrat estetika janë vendimtare për të larguar borsat apo rrudhat poshtë syve. Trajtimet me vajra esencialë dhe masazhet profesionale, japin rezultate të menjëhershme.
No comments:
Post a Comment