Mjekesia popullore - Ne kete faqe do te gjeni keshilla dhe menyra mjekimi te semundjeve te ndryshme me bime mjekesore, te cilat rezultojne shume te efektshme. Do te pershkruhen bime te cilat perdoren per semundje te vecanta dhe principet aktive qe ato zoterojne te bazuara shkencerisht.

Wednesday, December 2, 2015

Kurat popullore që kurojnë gurët në veshka


Guri në veshka është një masë e fortë që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale rriten dhe formojnë gurë, madhësia e të cilëve luhatët nga një kokërr gruri deri në një top golfi. Gurët në veshka janë më të zakonshme të burrat. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve te njerëzit e prekshëm nga kjo sëmundje janë: marrja e paktë e lëngjeve, infeksionet kronike në rrugët urinare, keqpërdorimi i disa mjekimeve, bllokimi i rrugëve urinare me aktivitet të kufizuar për disa javë, si dhe disa sëmundje të caktuara gjenetike dhe metabolike. Por cilat janë rekomandimet e mjekëve për të parandaluar shfaqjen e gurëve në veshka, për të mos pasur probleme në organizëm. Mjekët popullorë rekomandojnë disa kura popullore për kurimin e gurëve në veshka. Sipas tyre, gurët në veshka kurohen me fier guri, gjethe delli, bishta qershie, etj. Këto bimë kuruese për gurët në veshka përdoren në formë çaji. Në shumë raste këshillat vlejnë për të evituar shfaqjen e një sëmundjeje të caktuar dhe në raste të tjera për ta kuruar atë. Këshillat e përmbledhura në kete postim lidhen kryesisht me mënyrën tonë të të ushqyerit për të parandaluar e luftuar sëmundjet që shqetësojnë sot njerëzit, siç është një prej tyre shfaqja e gurëve në veshka. Si duhet të veprojmë, si dhe zakonet e përditshmërisë që një njeri nuk duhet t’i harrojë asnjëherë.
Si shfaqen gurët në veshka
Guri në veshkë është një masë e fortë, që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë, formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale rriten dhe formojnë gurë, të cilët luhaten nga një kokërr gruri në një top golfi. Disa milionë amerikanë, shumica mes moshës 20 dhe 40 trajtohen çdo vit për gurë në veshka. Gurët në veshka janë më të zakonshme tek burrat dhe më saktësisht, katër në pesë raste, kanë gurë në veshka. Normalisht, urina përmban substanca që parandalojnë formimin e kristaleve. Megjithatë, kjo nuk funksionon për të gjithë. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve tek njerëzit e prekshëm janë: Marrja e pakët e lëngjeve, infeksione kronike në rrugët urinare, keqpërdorim i disa mjekimeve, bllokim i rrugëve urinare, etj. Specialistët e nefrologjisë (rekomandojnë që në ushqimin e përditshëm të ketë sa më shumë lëngje, supëra dhe fruta.
Trashëgimia
Gurët në veshka trashëgohen kryesisht nga nëna tek fëmija.
Ajo çfarë specialistët u rekomandojnë të gjithë prindërve, në këtë rast është një dietë e ekuilibruar që në ditët e para të lindjes së fëmijës, madje, ajo duhet të nisë që në barkun e nënës. Pikërisht në këtë kohë nis edhe dëshira e fëmijës për kripë, lëngje, ëmbëlsira etj. Megjithatë specialistët tregojnë se shfaqja e shqetësimeve nuk është gjithmonë e trashëguar.
Simptomat
1- Sistemi tretës: Anoreksi, pështjellim, të vjella
2- Gjaku: hemorragji si pasojë e keqfunksionimit të trombociteve
3- Humbja e aftësisë për të rregulluar përqendrimin e urinës
4- Djersitje e vazhdueshme
5- Fryrje e trupit
6- Urinë e turbullt me erë të keqe
Gurët në veshka/ mollët
Molla jo pa qëllim quhet “fruti i artë”, pasi jo vetëm që përdoret si frut freskues, por shërben edhe për përgatitjen e lëngjeve dhe uthullës. Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve. Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën, Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës duhet që në pranverë të mblidhen lulet e freskëta, të cilat thahen në hije dhe pastaj si të thara përdoren gjatë vitit. Çaji nga këto lule zihet sikur edhe çdo çaj tjetër, por në vend të sheqerit ëmbëlsohet me mjaltë. Çaji i përftuar nga fetat e thara të mollës, përdoret për qetësimet psikike pas punëve të rënda, për ripërtëritjen e mëlçisë dhe pastrimit të veshkës.
Lëngu i mollës
Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Mjeku rekomandon pirjen e çajit të mollës 3 herë në ditë 1 gotë, por gjithmonë pas buke. Lulet e mollës përdoren në formën e çajit që qetëson kollën. Për kollën e butë këshillohet 1 kokërr mollë, lëngu i një kokrre limoni, 2 lugë mjaltë dhe pak ujë
Rrushi pastron veshkat
I bardhë apo I kuq kjo nuk ka shumë rëndësi. Ajo çfarë na rekomandojnë mjekët popullorë është konsumimi i të paktën një çerek kilogrami rrush në ditë nga të gjithë personat, pavarësisht moshës. Rrushi pastron veshkat, ndihmon në eliminimin e gurëve të vegjël, pastron infeksionet në mëlçinë e zezë dhe stabilizon rrahjet e zemrës.
Vishnja largon gurët në veshka
Frutat e vishnjës janë të shijshme, përdoren për të kuruar mëlçinë, pastrojnë gjakun dhe luftojnë aneminë. Veç të tjerash konsumimi i tyre rekomandohet për të gjithë ata që kanë probleme me tretjen. Ky lloj fruti përmban acide organike me shumicë, vitamina A, C, P, PP, B1, B2 etj. Me bishtat e frutave mjekët popullorë kanë luftuar me sukses gurët dhe rërën e veshkave. Vishnja kuron mëlçinë, pastron gjakun, lufton aneminë dhe tretet shpejt nga stomaku.
Si përgatitet çaji i vishnjës
Mjekësia popullore e përdor frutën e vishnjës për kurimin e sëmundjeve, vetëm në formën e një çaji. Për këtë duhet të merren 1-15 gramë bishta vishnje dhe zihen në 200 ml ujë derisa të mbeten ¾ e sasisë fillestare të ujit. Çaji pihet i ngrohtë, para buke, duke e përsëritur 2-3 herë gjatë ditës, për 10-15 ditë radhazi. Frutat e vishnjës janë freskuese, shuajnë etjen, pranohen mirë nga stomaku, ndihmojnë tretjen, dhe kur përdoren në mënyrë sistematike, ndikojnë në shërimin e sëmundjeve të mëlçisë, pastrojnë gjakun duke e pasuruar atë me elemente të reja dhe luftojnë aneminë. Në këto raste këshillohet të konsumohen deri në gjysmë kilogramë vishnjë të freskëta në ditë, duke vazhduar mjekimin për 15-20 ditë. Frutat e vishnjës kanë veti diurekte, ato këshillohen t’i konsumojnë ata që vuajnë nga veshkat. Vishnja ka të gjitha vlerat ushqimore e dietike dhe vetitë farmaceutike që ka qershia, por ajo i ka më të theksuara vetitë rrudhëse e freskuese.
Pini kafe se ajo i bën mirë veshkave
Kafeja këshillohet si një terapi e mirë edhe për një sëre sëmundjesh, përfshi atë të zemrës. Por mos u çudisni, edhe për efektet që ka ajo te fëmijët, sigurisht në masën e duhur dhe pa e tepruar. Por, nuk është e këshillueshme për gratë shtatzëna dhe të sëmurët me ulcerë në stomak. “Kafeja,- thotë një prej dietologëve më të njohur të Italisë, – ju bën mirë, po ashtu edhe fëmijëve. Kafeja mund të lehtësojë dhimbjet e kokës. Ajo është e mirë për mëlçinë dhe mund të ndihmojë në parandalimin e cerozës dhe gurëve në veshka. Dhe kafeina në kafe mund të zvogëlojë rrezikun e krizave të astmës, dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit brenda zemrës. Nuk mund ta mohosh se kafeja nuk është e mirë për të gjithë. Nëse pi më shumë se ç’duhet mund të bëjë nervoz, të shkaktojë shpejtim të rrahjeve të zemrës dhe dridhje të duarve. Gratë shtatzëna, të sëmurët me zemër dhe ata që vuajnë nga ulcera në stomak, zakonisht këshillohen ta shmangin kafenë. Kafeja ndikon mirë për zemrën e arteriet, dhimbjet e kokës, mëlçinë, cerozën, gurët në veshka, astmën, etj. Ndërsa aroma e kafesë së sapo bërë vërtitet çdo mëngjes në mijëra sheshe, lajmet janë të mira për miliona e miliona njerëz nëpër botë, sigurisht edhe për ne shqiptarët, që kafen e kemi bërë pijen më të preferuar të mëngjesit. Edhe pse ajo ka efekte pozitive për shëndetin, asnjëherë nuk duhet tepruar me të. Nëse kafeja merret në doza të larta, ajo mund të kthehet në një rrezik serioz për shëndetin, duke u bërë shkak për sëmundje të ndryshme.
Kafeja kuron:
1-Lehtëson dhimbjet e kokës
2-Parandalon cerozën (smundje e melcisë ) edhe gurët në veshka
3-Rregullon ekuilibrin tek astmatikët
4-I bën mirë arterieve të zemrës
5-Nuk rekomandohet grave shtatzëna.
Rekomandime për pacientet me gurë në veshka
– Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara dhe kripërat.
– Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.
– Yndyrnat duhet të jene vajra me një lidhje dyfishe (si vaji i ullirit).
– Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra dhe bajame.
– Përdorni ushqime të lehta: supë me zarzavate, lëngje frutash, çajra mali dhe kamomili.
– Lëvizni sa më shumë të mundeni.
– Një herë në tre muaj bëni ECHO.
– Çdo 10 ditë bëni analizat e urinës dhe Ph.
– Bëni banja me ujë të ngrohtë.
– Mos pini alkool dhe duhan.

No comments:

Post a Comment