Kurimi i diabetit
Diabeti i sheqerit është një sëmundje endokrino-metabolike, që ka të bëjë me mënyrën se si organizmi ynë e përpunon sheqerin (karbohidratet apo glukozën) që ne marrim me ushqimet e ndryshme. Defekti qëndron në pamundësinë e insulinës, një hormon i prodhuar nga pankreasi, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak në vlerat normale. Insulina ose prodhohet pak (pamjaftueshmëri e pankreasit) ose nuk vepron si duhet për të futur sheqerin brenda në qelizat e indeve të organizmit (pamjaftueshmëri e insulinës). Për rrjedhojë, sheqeri është me tepricë në gjak dhe jep shenja të ndryshme (simptoma) si etja, shtimi oreksit, shtimi në peshë, nevoja për urinim të shpeshtë, lodhja e shpejtë, ulja e vëmendjes dhe përqendrimit dhe në përgjithësi një dobësi e përgjithshme.
Këto simptoma nuk është e thënë të jenë të gjitha të pranishme tek një pacient me diabet. Ato mund të jenë të veçuara dhe në shkallë të ndryshme të intensitetit të tyre. Është pikërisht ky intensitet që bën në shumicën e rasteve që diagnoza të përcaktohet me vonesë ose ai të zbulohet rastësisht pas një kalimi të një krize të zemrës apo infarktit të saj. Po kështu, shkalla e shprehjes së shenjave të sëmundjes varet shumë nga mënyra e korrigjimit të sëmundjes, pra terapia me ilaçe, mënyra e të ushqyerit (dieta) dhe mënyra e jetesës.
Format e shfaqjes
Diabeti ndahet në dy tipa në varësi të moshës së pacientit ku shfaqet sëmundja. Në tipin I, ai shfaqet në moshat midis 0-40 vjeç dhe tipi II, kur shfaqet mbi moshën 40 vjeç. Tipi I është pothuaj gjithmonë i trashëgueshëm dhe mjekohet me injektim të insulinës nën lëkurë një ose disa herë në ditë, ndërkohë që tipi i dytë është fifty-fifty, pra një pjesë e të sëmurëve e kanë të trashëgueshme dhe një pjesë tjetër jo. Ky tip, i cili është më i shpeshtë dhe me incidente që rritet me rritjen e moshës, mjekohet me medikamente. Në rastet e vështira të kontrollit të sheqerit mjeku është i detyruar që edhe në ketë tip të fillojë mjekimin me insulinë. Me rritjen e moshës dhe në prani të mbipeshës e aktivitetit të ulët fizik, mundësia për t’u shfaqur sëmundja është e lartë. Në këtë kuadër si çdo sëmundje metabolike, sëmundje që kanë të bëjnë me mënyrën e përpunimit të lëndëve të ndryshme organike që ne marrim me anë të ushqimit, edhe diabeti i sheqeri është i lidhur ngushtë me dietën dhe mënyrën e jetesës, për shembull aktivitetin fizik. Ky i fundit ndihmon në një funksionim normal të organeve të ndryshme dhe organizmit në tërësi, në ruajtjen e peshës normale në lidhje me seksin dhe moshën dhe në parandalimin e obezitetit (mbipesha dhe dhjamosja), që është “miku” më i ngushtë i diabetit.
Mënyra e jetesës
Stili i jetës është i padiskutueshëm në rolin e tij për korrigjimin e shpejtë të vlerave të sheqerit në gjak dhe ndihmesën ndaj terapisë medikamentoze. Nuk duhet harruar këtu edhe dieta e pasur me perime. Nga frutat këshillohen mollët majhoshe me përdorim të kufizuar. Largim nga dieta i ëmbëlsirave, yndyrave me origjinë shtazore (dhjamërat, gjalpi, qumështi i paskremuar), kufizim të kripës dhe brumërave. Paraqite një skemë në formë piramide, me anë të cilës kuptohen ushqimet më parësore që duhet të përdorë i sëmuri me diabet dhe ato që duhet të përdorë më pak. Maja e piramidës tregon ato dieta që i sëmuri duhet t'i përdorë sa më pak ose t'i eliminoje, ndërsa baza e saj tregon ato që duhet të përdorë më shumë. Si përfundim, për një ndjekje korrekte të sëmundjes dhe për një cilësi të mirë të jetesës është tepër e rekomandueshme drejtimi tek mjeku specialist që quhet endokrinolog.
Ai është i detyruar të informojë çdo pacient rreth sëmundjes në përgjithësi, gjendjes së individit (pacientit) në veçanti, komplikacioneve të vetë sëmundjes, mjekimit dhe mënyrës se jetesës. Fillimi i medikamenteve (ilaçeve), dozimi i tyre dhe kontrolli duhen bërë patjetër nga endokrinologu. Do të ishte gabim fillimi i mjekimit nga një mjek jo specialist. Ndërsa nga mjekësia popullore, për të sëmurët me diabet këshillohet: qepa, hudhra, kanella. Të gjitha këto ulin sheqerin në gjak në përgjithësi, prandaj këshillohet përdorimi i tyre sa më shumë nga të sëmurët me diabet.
Mjekësia popullore në ndihmë të shkencëtarëve
Shkencëtarët do të studiojnë tani strukturën kimike të bimëve
Një grup shkencëtarësh në Britani kanë zbuluar se disa bimë të përdorura si barna popullore në disa vende të botës mund të ndihmojnë në kurimin e sëmundjeve si kanceri dhe diabeti.
Studiuesit nga Kolegji Kings i Londrës zhvilluan teste me një shumëllojshmëri bimësh mjekësore nga India, Gana, Tajlanda dhe Kina. Shkencëtarët morën mostra nga erëza orientale, që përdoren në mjekësinë popullore indiane për kurimin e sëmundjeve si diabeti dhe i testuan ato në qelizat e pacientëve të sëmurë. Disa pacientë me diabet nuk prodhuan sa duhet insulinë për të përballuar nivelin e lartë të glukozës në gjak. Pjesa tjetër e pacientëve vërtetuan se kura popullore ndihmon për të kontrolluar lëvizjen e sheqerit në gjak. Shkencëtarët përdorën edhe mostra të marra nga bimë mjekësore që përdoren në kulturat tajlandeze dhe kineze për kurimin e kancerit dhe i testuan ato tek pacientët me kancer në mushkëri. Ata zbuluan se bimët ndalonin zhvillimin e qelizave kanceroze. Ekspertët thanë se kjo është hera e parë që provohet shkencërisht efekti kurues i barnave popullore për shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Tani ata po përpiqen të zbulojnë strukturën kimike të bimëve me shpresë që ta përdorin atë për kurimin e pacientëve në të ardhmen

No comments:
Post a Comment