Nje studim i kryer nga Universiteti i Harvardit per shendetin publik tregon se cigaret elektronike nuk jane me te sigurta sesa cigaret e zakonshme. Sipas tyre, pjesa me e madhe e cigareve elektronike permbajne perberes kimik te demshem, qe mund te shkaktijne probleme serioze me frymemarrjen dhe mund te prekin mushkrite.
Ekipi testoi 51 lloje te ndryshme cigaresh elektronike nga markat me te perhapura dhe zbuloi se 47 prej tyre permbajne nje perberes te quajtur "diacetyl", acetoin ose 2.3 pentanedione. Pervec sasise teper te larte te nikotines, cigaret permbajne edhe elemente te ndryshem kimike qe shkaktojne kancerin dhe demtojne mushkrite.
Perdorimi i cigareve elektronike eshte trefishuar ne vitet e fundit dhe perdoren me shume nga studentet.
No comments:
Post a Comment