Nëse keni dhembje të forta dhe të shpeshta koke, kjo vjen prej shkaqeve të ndryshme. Ja se çfarë duhet të keni parasysh. Dhembja e kokës është shumë e përhapur dhe për ta larguar jeni detyruar mbase të “vraponi” pas ilaçeve farmaceutike, në mungesë të alternativave të tjera popullore. Pas dhembjes së kokës mund të fshihen shkaqe të ndryshme dhe në disa prej tyre është mirë që të ndërhyhet sa më shpejt.
Ja disa prej shkaktarëve të dhembjes së kokës:
Sinoziti
Sinoziti është një inflamacion i sinuseve paranazale që simptomë kryesore ka dhembjen e kokës. Për shkak të inflamacionit, mukozat bymehen dhe ato kanë tendencë të ngecin në zgavrën e hundës. Kjo krijon një dhembje koke me shenja veçanërisht të njohura: kush vuan nga sinoziti, ndien dhembje në ballë dhe midis vetullave, por dhembja mund të përfshijë edhe sytë, kockat e nofullat. Nëse në bazë të dhembjes së kokës qëndron sinoziti, shqetësimi manifestohet me më shumë frekuencë në mëngjes.
Stresi
Një shkak shumë i përhapur i dhembjes së kokës është stresi, një problem i shoqërisë moderne. Pasojë tipike e stresit është dhembja e kokës prej shtrëngimit të muskujve të zverkut dhe të qafës. Në këtë rast, dhembja e kokës nuk është pulsuese, por konstante.
Tretja
Nëse vuani nga mostretja e ushqimeve, me siguri keni probleme të herëpashershme edhe me dhembjen e kokës. Stomaku dhe koka janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, ndaj duhet të tregoni kujdes.
Menstruacionet
Një shkak i dhembjes së kokës te femrat është cikli menstrual. Ka femra të cilat vuajnë nga migrena prej ciklit menstrual që dy ditë përpara fillimit të tij dhe mund të përfundojë deri në tri ditë më vonë. Fajtorët sipas studimeve më të fundit janë progesteroni dhe prolaktina.
Dhëmbët
Pas dhembjes së kokës, ndonjëherë fshihen edhe problemet dentare. Në këtë rast, ajo mund të ndodhë konkretisht nga dhëmbët e prishur, të parregulluar mirë, të cilët mund të çojnë në kontraktimin e muskujve të qafës dhe nofullës.
Sytë
Dhëmbët nuk janë të vetmit të cilët mund të shkaktojnë dhembje koke, por edhe sytë. Nëse dhembja e kokës e ka origjinën te sytë, ajo në mënyrë të veçantë shfaqet gjatë kohës që jeni duke bërë detyra të cilat kërkojnë përqendrim vizual, si leximi.
Kompjuteri
Edhe orët e shumta që kaloni para monitorit të kompjuterit janë shkaktare të dhembjes së kokës. Për të eliminuar këtë fakt do të mjaftonte që të bëni pushime të shkurtra çdo një orë.
Aromat
Nëse dhembja e kokës ka filluar gjatë kohës që keni qenë në parfumerinë tuaj të preferuar, atëherë ka shumë mundësi që shkaktare të kenë qenë aromat. Osmofobia, ndjeshmëria ndaj aromave, është më e përhapur te femrat, ndërsa ajo nuk është një fobi e thjeshtë. Ndërkaq jo vetëm parfumet, por edhe aromat e forta të ushqimit, të kafesë, duhanit etj., mund të shkaktojnë dhembje koke.
No comments:
Post a Comment