Stresi nuk është gjithmonë i keq, sepse ndonjëherë ju inkurajon për të punuar më shumë dhe më mirë se më parë, por ndonjëherë edhe stresi “i mirë” është i tepërt. Në vend që të fantazoni për të lënë vendin e punës përgjithmonë, provoni këto këshilla të ekspertëve. Ato mund t’ju ndihmojnë që të jeni më të qetë, më të fokusuar dhe më të lumtur gjatë këtyre momenteve stresuese.
Kombinoni detyrimet
Nëse nuk mund të bëni ndonjë gjë tjetër, merruni me temën që do t’ju shmangë nga ajo që ju bën të ndjeheni të frustruar. Kjo vlen edhe për kolegët. Nëse jeni të mërzitur nga korrespondenca e kolegëve me anë të email-it, lëreni atë mënjanë. Nëse për orë të tëra punoni me të njëjtin projekt, bëni një pushim dhe lëvizni për të bërë diçka tjetër, sepse në qoftë se vazhdoni me projektin e parë, do të dërrmoheni plotësisht dhe asgjë nuk do të arrini.
Ndihmoni kolegët tuaj
Është një ndjenjë e mirë për të ndihmuar të tjerët dhe në qoftë se ndihmoni kolegët tuaj, do të krijoni një atmosferë më të mirë dhe më pozitive në punë. Mund t’u dërgoni kolegëve një e-mail me informacione shtesë, për të ndihmuar dikë që është mjaft i zënë me punë, gjithmonë nëse ju jeni i lirë.
Meditoni
Nëse nuk mund të përqendroheni pranë një kolegu i cili është duke biseduar, apo telefonit kumbues, mesazheve elektronike që mbërrijnë, apo shefit që vazhdimisht ju thërret në zyrën e tij, duhet të mësoni për të manipuluar vëmendjen dhe të qetësoni mendjen tuaj. Së pari mbyllni sytë, merrni frymë thellë dhe pastaj lirohuni. Më pas relaksohuni duke marrë frymë lehtë dhe përpiquni për të ndërlidhur mendjen me trupin tuaj. Mundohuni të gjeni se në cilën pjesë të trupit tuaj gjendet stresi, në anën e pasme, në supe ose qafë? Fokusohuni në atë pikë dhe lejoni muskujt për t’u çlodhur.
Do të ndjeheni më pak të tensionuar dhe të freskët për vazhduar me punën tuaj.
Shtendosuni
Nga dramat e përditshme në punë, obligimet e papërfunduara, takimet e këqija, nuk përbën habi fakti që të ndieni tendosje në shpinë ose qafë. Por në qoftë se shtrini trupin në mënyrën e duhur, do të ndieni lehtësim të madh në muskuj. Shtendosja ul tensionin në nerva, zbut frymëmarrjen dhe kështu i jepni vetës tuaj fuqinë për të përballuar një listë të gjatë të detyrimeve ditore.
Drejtoni shpinën, gjoksin dhe pastaj merrni frymë thellë. Kjo mund të nxisë qarkullimin e gjakut në kokë, për shkak se do të ndiheni shumë më i freskët kur të ngriheni në këmbë.
Lëvizni
Ngrihuni nga karrigia herë pas here kur keni mundësi, pasi kjo ndikon në rritjen e energjisë dhe ju ndihmon të qëndroni të përqendruar. Bëni të mundur të gjeni kohë për t’u larguar nga puna, për një drekë apo kafe, në vend që të rrini ulur përpara tavolinës ku do të kaloni shumë orë të ditës suaj. Fikni celularin, bëni pak pushim. Mund t’ju duket si mendjelehtësi, por do të ktheheni në punë me më shumë energji.
Ndryshoni perspektivën
Nëse shqetësoheni nga nervozizmi në punë, kurrë nuk do të keni sukses për t’u qetësuar. Nga ana tjetër, në qoftë se është fjala për stres tipik, frustrim dhe zhgënjim, si dhe konflikte me kolegët, mendoni për atë se si të ndryshoni vendin e punës. Sigurisht, zyra nuk është një vend ku do të gjeni argëtim, por për të fituar para. Mos harroni se kolegët nuk janë familja juaj dhe kur të largoheni nga zyra, harrojeni atë vend dhe punën tuaj. Nëse në kohën e lirë përqendroheni në jetën, miqtë dhe pasionin tuaj, ajo do t’ju japë një perspektivë të ndryshme, pasi puna nuk është jeta juaj.

No comments:
Post a Comment