Mjekesia popullore - Ne kete faqe do te gjeni keshilla dhe menyra mjekimi te semundjeve te ndryshme me bime mjekesore, te cilat rezultojne shume te efektshme. Do te pershkruhen bime te cilat perdoren per semundje te vecanta dhe principet aktive qe ato zoterojne te bazuara shkencerisht.

Saturday, December 26, 2015

Ushqimet qe ju mbrojne nga kanceri

A mundet që ushqimi i shëndetshëm t’ju mbrojë kundër kancerit? Fondi Botëror i Hulumtimeve kundër Kancerit, vlerëson se rreth 34% e rasteve të kancerit janë të lidhura me faktorët e jetesës, duke përfshirë edhe ushqimin. Lajm i mirë është se shumë studime tregojnë efektet pozitive të ushqimit kundër kancerit.

Ja disa nga ushqimet që rekomandohen, pasi kanë efekte pozitive kundër kancerit:

Brokoli

Të mbron nga shumë lloje të kancerit, duke përfshirë atë të mushkërive, zorrës së trashë, gjirit, fshikëzës dhe të prostatës. Shija pak e hidhur e brokolit dhe e perimeve të të njëjtës familje si, lakra dhe lulelakra, konsiderohen si faktorë kryesorë për efektet mbresëlënëse në luftën kundër kancerit. Në studimet laboratorike është dëshmuar se përbërësit e hidhur, izotiocianatët dhe glukozinolatet, pengojnë përhapjen e kancerit.

Hudhra

Mbron nga shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e stomakut, zorrës së trashë, gojës dhe fytit. Përbërësit që i japin aromën unike hudhrës, përmbajnë agjentë të fortë kundër kancerit. Të gjitha bimët e familjes së qepës, duke përfshirë preshin dhe qepët e kuqe, përmbajnë këto përbërës. Në studimet laboratorike, kanceri i detyruar kimikisht është ndërprerë nga përbërësit aktive të përftuar nga allçini ( i cili vjen nga hudhra ). Studimet kanë treguar një rrezik më të ulët, të disa kancereve të zakonshme, tek njerëzit që kanë ngrënë shumë hudhër, në krahasim me ata që nuk e kanë konsumuar atë.

Vaji i peshkut

Mbron kundër kancerit të avancuar të prostatës. Acidet yndyrore omega-3 në vajin e peshkut, të tillë si salmoni ose skumbri, kanë veti antiinflamatore mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit agresiv të prostatës. Burrat, të cilët rregullisht konsumojnë peshk, kanë një rrezik më të ulët të sëmundjes. Një ushqim i pasur me acide yndyrore omega-3, përmban pak yndyra të ngopura, të cilat janë të lidhura me disa lloje të kancerit.

Çaji jeshil

Mbron nga shumë lloje të kancerit, duke përfshirë atë të fshikëzës, stomakut dhe zorrës së trashë. Përbërësi më i rëndësishëm në çajin jeshil kundër kancerit, është EGCG ( epigallokatehin-3- gallate), një antioksidant i fuqishëm, i cili ndalon dëmin në nivelin gjenetik në kulturat laboratorike. Në studimet e kafshëve, ky përbërës parandalon kancerin që të furnizohet me gjak, që do të thotë se ky lloj kanceri nuk mund të zhvillohet më tej. Çaji jeshil ka më pak kafeinë sesa çaji i zi ose kafeja, por në qoftë se e pini atë në sasi të mëdha, mund të shkaktojë probleme të tilla si pagjumësia.

Salca e domateve

Mbron kundër kancerit të prostatës dhe llojeve të tjera të kancerit. Përbërësi kyç në domate është likopeni, i cili pengon rritjen e qelizave të kancerit. Nivelet e likopenit janë më të larta në domatet e ziera. Është edhe më mirë në qoftë se salcës i shtoni pak vaj ulliri, sepse yndyra e rrit absorbimin.

Kosi

Mbron kundër kancerit të gjirit dhe të zorrës së trashë. Probiotikët, bakteret e dobishme që janë gjetur në kos, ndikojnë në shëndetin e tretjes dhe sistemin imunitar. Në studimet e kafshëve, ka rezultuar se konsumimi i rregullt i kosit rrit nivelin e përbërësve imunë kundër kancerit, të tilla si, interferonet dhe të ashtuquajturat qelizat vrasëse natyrore.

Portokalli dhe karota

Mbrojnë kundër kancerit të mushkërive dhe llojeve tjera të kancerit. Portokalli dhe karota janë të pasura me antioksidantë, vitaminë C dhe beta-karotene. Të gjitha frutat dhe perimet janë të pasura me antioksidantë, që mbrojnë qelizat nga radikalet e lira, molekula që shkaktojnë dëme që mund të çojnë në kancer. Ushqimi i pasur me fruta dhe perime redukton kancerin e mushkërive dhe llojeve të tjera të kancerit. 

Fara e lirit

Mbron kundër kancerit të gjirit dhe të zorrës së trashë. Fara e lirit përmban lignane, estrogjene bimore që ndryshojnë metabolizmin e estrogjenit natyror në një mënyrë që mund të mbrojë kundër kancerit të gjirit. Ashtu si të gjitha ushqimet e pasura me fibra, liri ka një efekt pozitiv në shëndetin e përgjithshëm të zorrëve.

No comments:

Post a Comment