Gastriti është sëmundje kronike që ka të bëjë me pezmatimin e cipës së brendshme të stomakut. Ndryshe, gastriti njihet edhe si inflamacion i stomakut, i cili është më tepër i përhapur te përdoruesit e rregullt të alkoolit dhe duhanit.
Shkaqet e gastritit
Shkaku kryesor është një infeksion kronik i shkaktuar nga bakteri “Helicobacter Pylori”. Shkak tjetër është dhe mënyra dhe lloji i ngrënies. Ushqimi i keq dhe alkooli dëmtojnë mukozën e stomakut. Gjithashtu, përdorimi i duhanit rrit aciditetin e stomakut, duke nxitur nervin e stomakut. Stresi është një faktor tjetër për gastritin. Disa lloje ilaçesh, midis tyre, aspirina dhe sidomos barnat që jepen në sëmundjet neurotizuale japin gastritin. Infeksionet mykotike, drogat (kokainat), gjithashtu.
Shenjat e gastritit
Gastriti ndahet në: akut dhe kronik. Shenjat janë: dhimbjet e barkut (djegia e qëndrueshme ose me periudha, dhimbja shpuese ose shtrënguese), të përzierat, të vjellat, diarreja, humbja e oreksit, gromësira, gazrat, dobësimi trupor, rëndimi i ushqimit në bark dhe thartira në stomak. Gastriti akut shkakton djegie në stomak dhe dhimbje. Kur i sëmuri është i pangrënë, dhimbjet shtohen.
Si ndikon ushqyerja në gastritin akut?
Mënyra e të ushqyerit dhe ushqimi që përdoret nga çdo person janë shkaktarët kryesorë të kësaj sëmundjeje. Ngrënia e tepruar, mospërtypja mirë e ushqimit në gojë, përdorimi i ushqimeve të rënda, të nxehta, të ftohta, ngacmuese, të ëmbla, mishi, duhani, alkooli, kafeja dhe salca shkaktojnë gastrit akut.
Ushqimet për gastritin
Djathi dhe qumështi, nenexhiku, lakra turshi (lëngu i lakrave turshi ka dhënë dobi në sëmundjet e stomakut dhe për ulcerën), panxhari i kuq, lulja e basenit, majdanozi, gjethet e manaferrës, banania, e cila ul aciditetin e stomakut janë ushqime të cilat ndihmojnë në qetësimin ndaj gastritit.
Ndërlikimet e gastritit
Ndërlikimet e gastritit ndodhin me kalimin e kohës, veçanërisht në qoftë se gastriti kthehet kronik ose mbetet i pamjekuar. Ndërlikimet janë: ulcerat, anemia, kanceri i stomakut, problemet e veshkave, dehidratimi etj.
Ekzaminime që duhet të kryhen
Anamneze (të dhënat mbi sëmundjen), analizat e gjakut, ekzaminimi i feçeve, gastroskopia, radiografia e aparatit gastrointestinal janë kontrollet e detyrueshme për të kuptuar, nëse kemi gastrit apo jo.
Mjekimi
Përveç mënyrës së të ushqyerit dhe shmangies së alkoolit e duhanit, përdoren dhe kombinimet e dy antibiotikëve (p.sh tetraciklinë dhe amoksicilinë), si dhe ilaçe për të ulur sekrecionet acide të stomakut, terapi, e cila zgjat një javë, por kuptohet, mjekimi është i fundmi dhe parandalimi përmes ushqyerjes së mirë është hapi më i rëndësishëm.

No comments:
Post a Comment