Mjekesia popullore - Ne kete faqe do te gjeni keshilla dhe menyra mjekimi te semundjeve te ndryshme me bime mjekesore, te cilat rezultojne shume te efektshme. Do te pershkruhen bime te cilat perdoren per semundje te vecanta dhe principet aktive qe ato zoterojne te bazuara shkencerisht.

Friday, December 18, 2015

Hiqni dore nga ilacet. Ja produktet ushqimore te shkelqyera per shendetin



Produkte të ndryshme ushqimore që mund të kemi në shtëpi kanë një rol të rëndësishëm dhe janë zëvendësuese të mira të ilaçeve të ndryshme. Disa nga produktet ushqimore që kanë një rol të rëndësishme në mirëmbajtjen e shëndetit janë:
 


Karotë kundër nervave
 
Nëse vuani nga stresi apo nga mërzia e pakuptueshme që ju shkaktojnë dhimbje koke, kafshoni një karotë ose një ushqim tjetër të fortë, ai do t’ju humbasë vëmendjen dhe do t’ju qetësojë.
 
Kos kundër erës së keqe të gojës
 
Përveç se është i shëndetshëm, kosi redukton edhe erën e keqe të gojës. Bakteret e mira që stimulohen nga kosi, e bëjnë gojën një mjedis të papërshtatshëm për formimin e baktereve të këqija që shkaktojnë erë të keqe të gojës.
 
Çaj kamomili si balsam për flokët
 
Ky çaj ka veti antivirale dhe qetësuese, ju mund ta përdorni në vend të balsamit dhe do t’ju pëlqejë. Hudhër kundër herpesit: tubetët që trajtojnë herpesin mund të jenë efektivë, por duan kohë që të veprojnë. Ju mund t’i zëvendësoni fare mirë ata me një copë hudhër, me të cilën duhet të lyeni zonën me herpes disa herë në ditë dhe rezultatet do të jenë shumë të kënaqshme për pak ditë.
 
Vaj ulliri kundra rrudhave
 
Vaji i ullirit është përdorur nga disa kompani kozmetike për të reduktuar rrudhat. Ai është i pasur me antioksidantë dhe është një zgjidhje shumë e mirë kundra rrudhave dhe njollave të errëta.

No comments:

Post a Comment