Qëndrimi i gjatë para kompjuterit i lodh sytë dhe ul përqëndrimin në punë. Disa mënyra efektive për t'u kujdesur për shikimin tuaj janë listur më poshtë. Ekspertët kanë cilësuar metodën 20-20-20 si më efektiven për të mbrojtur shikimin. Ku konsiston kjo metodë?
1. Çdo 20 minuta shkëpusni sytë nga kompjuteri, ktheni kokën dhe shikoni një objekt të vendosur 20 hapa (6m) më tutje. Kjo gjë ndihmon në ndryshimin e fokusit të syve, një domosdoshmëri për sytë e lodhur!
2. Mbyllni dhe hapni sytë 20 herë radhazi, për t’i qetësuar dhe hidratuar.
3. Duhet të bëni 20 hapa pas çdo 20 minutash të ulur. Kjo ndihmon jo vetëm në çlodhjen e syve, por edhe në qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin.
Për të pasur sy të kthjellët dhe të shëndetshëm duhen zbatuar me përpikmëri këshillat e mësipërme.
No comments:
Post a Comment