Veshët nuk duhen pastruar thellësisht, kjo për shkak se dylli i veshit është një gjë e mirë. “Ai gjendet aty për të mbajtur të pastër kanalin e veshit si dhe për të larguar bakteret dhe papastërtitë larg timpanit të veshit. Një fije e hollë e dyllit duhet të ekzistojë aty. Ja disa arsye të përmendura nga mjeku Jacob R. Brodsky, specialist në spitalin e Bostonit, SHBA, se pse nuk duhet ti pastroni veshët me shkopinj pambuku.
Ju mund të përkeqësoni gjërat
Përdorimi i shkopinjve prej pambuku nuk është një praktikë e mirë e pastrimit të veshit, pasi këto mund të shtyjnë dyllin brenda kanalit të veshit me kalimin e kohës. Mjekët hetojnë menjëherë pacientët që kanë përdorur shkopinj pambuku pasi dylli i tyre rreshtohet thellë deri në brendësi. Për shkak të natyrës delikate të timpanit nuk preferohet ta bëni vetë pastrimin e thellë, zgjidhja më e sigurtë është ta bëni tek mjeku
Mund të merrni infeksion të veshit
Kanali i veshit ka një rreshtim natyral të përzierjes së dyllit natyral, vajit dhe lëkurës që e mbrojnë veshin. Shkopinjtë prej pambuku vetëm e shtyjnë dyllin nga brenda, nuk e pastrojnë tërësisht kanalin, duke lënë hapësirë për infeksione të ndryshme të veshit.
Ju mund ta dëmtoni timpanin e veshit
Ky është rreziku më i madh që përflitet gjatë përdorimit të shkopinjve prej pambuku. Mjeku Brodsky thekson se mund të ndodhë kjo por jo zakonisht. Gjasat për dëmtimin e timpanit janë shumë të ulëta nga ky përdorim.
Pra, cila është mënyra më efikase e pastrimit të veshit?
Për shumicën e njerëzve, është e mjaftueshme vetëm përdorimi i një cope pambuku të lagur sa për ta zbutur përbërjen e dyllit, thekson Dr. Brodsky. Mbani mend: dylli nuk paraqet problem përderisa nuk akumulohet shumë. Nëse grumbullohet shumë dyll, atëherë ju mund të dëgjoni tingëllimë në vesh si dhe të bllokohen ato. Këto simptoma mund të trajtohen, thekson Brodsky, duke rekomanduar përdorimin e një piskatoreje me peroksid hidrogjeni, vaj mineral ose vaj për fëmijë duke e lënë që të veprojë për disa minuta derisa të lirohet dylli. Kjo mund të bëhet disa ditë rresht, ose një herë në javë, por Brodsky nuk e rekomandon të bëhet një zakon i përditshëm.
Gjithashtu qëndroni larg përdorimit të metodës me qirinj për pastrimin e dyllit nga veshi. Ka disa prova që vërtetojnë se kjo mënyrë nuk është e sigurtë dhe mund të dëmtojë timpanin e veshit, dhe se nuk ka asnjë dëshmi për heqjen e tij, thekson Dr. Brodsky.
Nëse simptomat e problemeve me veshët vazhdojnë pas përdorimit të këtyre preparateve, është mirë të bëni një konsultë mjekësore për procedura tjera të pastrimit tek mjeku.
Burimi: botasot.info
No comments:
Post a Comment